Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria, 7.9 miliardë euro në infrastrukturë deri në 2030
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shqipëria, 7.9 miliardë euro në infrastrukturë deri në 2030
EkonomiKryesore

Shqipëria, 7.9 miliardë euro në infrastrukturë deri në 2030

Published: May 25, 2026
Shpërndaje

Shqipëria do të shpenzojë 7.9 miliardë euro për investime në infrastrukturën e Transportit deri në vitin 2030. Sipas strategjisë së Transportit të miratuar nga qeveria, këto para do të shkojnë për ndërtimin e linjave hekurudhore dhe disa akseve të rëndësishme rrugore, pjesë e Korridorit 8 apo Korridorit tjetër Adriatiko-Jonian.

Por cilat janë projektet publike që do të ndërtohen?

Sipas strategjisë në vend të parë, qëndron hekurudha Durrës-Prishtinë. E programuar të kushtojë plot 750 milionë euro, linja hekurudhorë që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, është paarashikuar të përfundojë në vitin 2030. Ky afat duket shumë optimist për shkak se puna për ndërtimin e hekurudhës së Kombit nuk ka filluar në asnjërën në dy anët e tij, as në Shqipëri dhe as në Kosovë, ndonëse të dy qeveritë janë angazhuar se ndërtimi i saj do të fillojë sa më shpejtë.

- Publicitet -

Në vendin e dytë të projekteve të transportit për nga kostoja renditet aksi rrugor nga Poçemi i Fierit në Memaliaj. Pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, kjo rrugë prit të kushtojë 597 milionë euro dhe po ashtu është parashikuar të përfundojë deri në 2030-ën.

Projekti i tretë më i kushtueshëm është një tjetër linjë hekurudhore. Bëhet fjalë për rehabilitimin e hekurudhës Rrogozhinë-Pogradec-Rrajcë deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut. Ky investim është programuar të kushtojë 541 milionë euro dhe është parashikuar të përfundojë në vitin 2032.

Dy projekte të tjera të Korridorit Adriatiko Jonian, autostrada Milot Balldrenë, e cila është tenderuar tashmë dhe pritet shpallja e fituesit dhe zgjatimi tjetër deri në Murriqan janë respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë me një kosto totale prej mbi 1 miliardë eurosh.

Qeveria ka vendosur që një pjesë e kostos për ndërtimin e akseve rrugore të mos mbahet nga buxheti i shtetit, por të financohen nga privatët përmes koncesioneve. Ndërsa në rastin e linjave hekurudhore, burimet e financimit do të jenë kryesisht fondet nga Bashkimi Europian ose bankat e zhvillimit.

Gjithsesi, në një formë apo një tjetër shqiptarët do të duhet të paguajnë miliarda euro gjatë viteve në vijim për investimet në infrastrukturë – raporton Kapital.

m.a. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • Anonymous says:
    May 25, 2026 at 5:15 am

    Shyqyr që e dhatë një kajm të mire ju të Ditës.Vetem sharje,korrupsion,politikë asgja tjetër.Kur do të baheni gazetë e lexueshme???

    Reply
    • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
      May 25, 2026 at 1:54 pm

      O anoyM…!
      Ku eshte ‘lajmi i mire’ qe do VIDHEN 8 MILION EURO PER C’FARE!?

      Reply
      • Aldrin says:
        May 25, 2026 at 2:45 pm

        JO 8 milione o fazllo, 8 miliarde euro te tjera do perpije Ramuti &Co
        Ky eshte Lajm shume i mire per Belindat e Ramutit
        I mbushin xhepat dhe njehere me krenari dhe levdata te majme per veten
        Shqipot, le te vdesin rrugeve si qener te mbaruar.
        Ashtu do perfundojne, te vrare nga aksidentet rrugore te rrugeve te pasakta te Rames
        Rruge qe kushtojne dhjetra miliarda euro te grabitura.
        leke te shqiptarve

        Reply
    • Xhevit Isufaj says:
      May 26, 2026 at 3:26 am

      Do me vjedh perseri Ramoviqi me Balluken

      Reply
  • pirro says:
    May 25, 2026 at 11:13 am

    Sakte. Ngelen gazeta qe kane vetem faqen lajmeve te zeza e te shpifjeve

    Reply
  • Martin says:
    May 25, 2026 at 11:40 am

    Problemi qendron me çfare standartesh do ndertojen.?

    Reply
  • Zan Ramazoni says:
    May 25, 2026 at 11:59 am

    Kush do i manaxhoje paret: Lubia apo Diella ?

    Reply
    • TCHUAMENI says:
      May 25, 2026 at 12:53 pm

      Me 8 miliard usd ,Po te blinim me 5% interes Titult e thesarit te USA,do te merrnim 407 miljone dollare çdo vit dgurate pa bere asgje.Kurse keshtu Do te Pasurohen,Ulajt dhe Pulajt

      Reply
  • Risen Caushllari says:
    May 25, 2026 at 12:18 pm

    Oooo patronazhista ngelet Duke thene do te do te behet jo ube kjo

    Reply
  • Anonymous says:
    May 25, 2026 at 12:19 pm

    Ooooo patronazhista

    Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    May 25, 2026 at 2:07 pm

    Po pse o risen a nuk ishin patronazhistet ata qe thane se aeroporti i Kukesit do te prese çunat e Londres dhe ja Aeroporti po i pret por me kot se çunat e Londres nuk po vijne !

    Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    May 25, 2026 at 2:14 pm

    Po ne Skemi nje stacion treni ne Shqiperi , ne skemi nje rruge treni nga Durresi per Tirane , megjithese ama kemi ndonje vagon treni per ekspozite qe te na kujtohet se dikur kemi pasur tren !

    Reply
  • , says:
    May 25, 2026 at 3:05 pm

    Vjedhjet vazhdojne

    Reply
    • Truth says:
      May 26, 2026 at 7:38 am

      E pabesueshme qe shkruhen artikuj te tille ku Milot Balldren Murriqan rreth 60km te kushtoje 1 miliard Euro. Cmenduri se sa vidhet.

      Reply
  • Lomi i cajes says:
    May 25, 2026 at 3:50 pm

    Eeeeeej, cfare lajmi !Do lidhemi me Prishtinen.Kujt i plasi !Shqiptaret s’kane asnje interes . Le t’a beje Kosova ,atyre ju duhet.Mbas zhdukjes se hekurudhave per 40 vjet na doli prishtina. Idiotizmi me I madh ne histori.Me 8 bilion rregullojme rruget dhe turizmin dhe hallet e poullit.
    Kjo tregon qe mafiozet e taksive bejne ligjin per transportin.
    Bravo!Ejani shqiptare, zini rradhen per bileta per ne P R I. S. H. T I. N. E.

    Reply
  • Buda says:
    May 25, 2026 at 4:22 pm

    Kryeprojektet duhet te jene dy: Rruga Tirane -Shkoder-Kosove dhe Rruga Tirane-Kavaje. Keshtu kane then arkitektet italiane qysh nje shekull me pare, ne vitin 1926.

    Reply
  • Elton says:
    May 26, 2026 at 5:42 pm

    Do vjedhin pa fund bythq…t komuniste

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?