Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Projekti i Lanës te ‘Pallati me Shigjeta’, Veliaj: Do e përfundojmë zgjatimin deri në Kashar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Projekti i Lanës te ‘Pallati me Shigjeta’, Veliaj: Do e përfundojmë zgjatimin deri në Kashar
AktualitetPolitike

Projekti i Lanës te ‘Pallati me Shigjeta’, Veliaj: Do e përfundojmë zgjatimin deri në Kashar

Published: June 11, 2022
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme të shiut që përfshinë para dy ditësh Tiranën. Gjatë takimit informues me socialistët e Njësisë 4, për procesin zgjedhor të drejtuesve të rinj në Partinë Socialiste, Veliaj tha se falë investimeve të bëra te Bregu i Lumit, i cili deri pak vite më parë përmbyste 4 njësi, nuk doli nga shtrati dhe nuk solli asnjë problem.

Ai theksoi se e vetmja pikë problematike mbetet pjesa te “Pallati me Shigjeta”, çka tregon edhe njëherë domosdoshmërinë për ta përfunduar sa më shpejt projektin për zgjatimin e lumit të Lanës deri në Kashar.

“Patëm një javë shirash në Tiranë, por nuk e pashë në asnjë lajm Bregun e Lumit. E patë ju në lajme Bregun e Lumit? Ndërkohë, para ca vitesh mjaftonte një vesë shiu dhe Bregu i Lumit ishte tema kryesore e edicioneve, hapeshin lajmet me xhirime nga Bregu i Lumit. Sa mirë që sot, e vetmja ‘hinkë’ është ajo te “Pallati me Shigjeta”, për t’i treguar Ilir Metës dhe kujtdo tjetër, që ka penguar deri tani projektin, se na ka ngelur të bëjmë edhe pjesën te “Pallati me Shigjeta”, duke e zgjatur deri në Kashar, siç bëmë nga Materniteti i Ri deri në Shkozë. Ku kemi vënë dorë, gjërat janë bërë më mirë. Ku jemi penguar, thjesht jemi vonuar, por nuk jemi tërhequr”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

- Publicitet -

Veliaj, i cili është edhe drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, deklaroi se socialistët kanë treguar se kur janë të vendosur, fitorja është e arritshme. Ai solli në vëmendje shumë prej projekteve në Tiranë që janë penguar, fillimisht nga opozita, që më pas kanë rezultuar histori suksesi.

“Ne duhet të provojmë gjithmonë se ata do ta humbin bastin kundër nesh sa herë PS-ja është e organizuar, e disiplinuar, e hapur dhe e fokusuar tek fitorja. Ne kemi fituar edhe në zona si Bregu i Lumit, ku ishin fillimisht organizatorët e protestave, sepse partia thoshte mos e prek këtë, mos e prek atë. Po nëse nuk do ta kishim prekur ne Liqenin e Tiranës, a do të ishte bërë ajo bukuri? Po mos ta kishim prekur ne Kopshtin Zoologjik, a do ishte bërë ajo mrekulli? Po të mos e kishim prekur rrethrrotullimin që quhej sheshi “Skënderbej”, a do ishte bërë ai shesh? Po mos ta kishim prekur ne Pazarin, a do ishte bërë ai Pazar? Po mos ta kishim prekur Kalanë, a do ishte bërë Kalaja? Po të mos kishim prekur Bregun e Lumit, a do ishim sot këtu me këpucë të thata? Do vinim të gjithë me baltë nga Bregu i Lumit sepse vinte uji deri në Allias. Për të gjitha këto arsye, ku kemi vënë dorë, ka qenë për t’i bërë gjërat më mirë”, tha ai.

Veliaj siguroi banorët e Njësisë 4, se puna për Unazën e Tiranës do të vijojë, ç’ka do të sjellë përfitime të mëdha për gjithë komunitetin e kësaj njësie, por edhe të banorëve të Kamzës. “Ne do ta bëjmë Unazën dhe për të gjithë ata që preken, do të duhet t’u themi se ky investim i ndihmon të gjithë, i jep vlerë edhe anës tonë të lumit, edhe anës së tyre të lumit. Që Tufina të lidhet me Farkën e Madhe dhe krejt papritur, e gjithë Tirana ka një Unazë ku shkarkohet trafiku. Fakti është se ne kemi fituar në zona ku kemi pasur më shumë ndërhyrje, si te Bregu Lumit, Bulevardi i Ri, te “5 Maji”, ku dolëm faqebardhë”, deklaroi ai.

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës ka nisur një tur takimesh informuese, së bashku me deputetët e njësive të Tiranës, për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj në të gjitha strukturat e qarkut.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • ce says:
    June 11, 2022 at 12:36 pm

    Ec perpara o Erjon se opozita mburret vetem me ,”heroin,, e Astirit Klevis krricin e faros me dy gishta lart mbi furgonin e policise duke bere garipin para shpellareve te Astirit. Penguan ne 18 muaj trafikun e unazes duke terrorizuar qytetaret e Tiranes dhe ngelen tashme me gisht ne bythe kur unaza po behet cdo dite dhe me e bukur dhe krrici i faros ka ngelur pa pune se dhe Vicidoli i foltores e perzuri nga gjithe strukturat.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje: Bregdeti sipas Ramës, një mall luksi që po ndan shoqërinë në dy kampe
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)

Komentet e Fundit

  1. Rexha on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  2. готовая диссертация on A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?
  3. Bruno on “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë
  4. SPAKU on Nën akuzë për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  5. Ppsh on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?