Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Projekti i urës së Bunës, Abazoviç: Do të lidhë 34 km plazhe me rërë, të cilat vizitohen nga 530,000 turistë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Projekti i urës së Bunës, Abazoviç: Do të lidhë 34 km plazhe me rërë, të cilat vizitohen nga 530,000 turistë
AktualitetKronike

Projekti i urës së Bunës, Abazoviç: Do të lidhë 34 km plazhe me rërë, të cilat vizitohen nga 530,000 turistë

Published: June 18, 2022
Shpërndaje

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka shpërndarë sot në rrjetet sociale disa informacione të reja të rëndësishme mbi urën që do të ndërtohet mbi Bunë e që do të lidhë në një distancë mjaft të shkurtër Shqipërinë me Malin e Zi. Sipas Abazoviç, ura do të lidhë 34 km plazhe me rërë, të cilat vizitohen nga rreth 530,000 turistë në vit.

“Informacion i ri për urën në Bojana. Gjatësia totale e urës do të jetë 310 m dhe diapazoni midis dy shtyllave mbështetëse do të jetë 139 metra. Ura do të jetë 17 metër e gjerë, do të ketë dy korsi trafiku nga 3.75 m secila, dy trotuare nga 2 metër secili dhe dy korsi për biçikleta nga 1.25 metër secila. Ura do të lidhë 34 km plazhe me rërë, të cilat vizitohen nga rreth 530,000 turistë në vit. Distanca aktuale ndërmjet Ulqinit dhe Velipojës është 73 km, ndërsa me ndërtimin e urës do të reduktohet në vetëm 1 km. Data e planifikuar e përfundimit të punimeve është gusht 2024. Bëjmë njerëzit bashkë! Po e bëjmë ekonominë të fortë! Ne po ndërtojmë Malin e Zi”, ka shkruar Avazoviç.

Një urë që pritet të përfundojë për 18 muaj do të shkurtojë distancën mes Velipojës dhe Ulqinit. Projekti u prezantua më 8 mars në Ohër nga kryeministri Rama dhe homologu i tij malazez, Dritan Abazoviç. Projekti ambicioz do të kushtojë 9 mln euro.

Plani i Shqipërisë dhe Malit të Zi është që, deri në vitin 2024, së bashku të ndërtojnë një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin – komunën më jugore të Malit të Zi dhe vendpushimin e Velipojës në Shqipëri.  Ndërtimi i urës mbi Bunë dhe lidhja e dy qendrave të mëdha turistike, do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për Ulqinin dhe për zhvillimin e turizmit.

- Publicitet -

Përveç shkurtimit të ndjeshëm të rrugës mes brigjeve të dy vendeve, do të bëhet edhe afrimi afrimin e tregjeve turistike të Shqipërisë, Greqisë, Kosovës dhe më gjerë.

Gjatë prezantimit të projektit të përbashkët në Ohër, kryeministri Dritan Abazoviç tha se Mali i Zi në buxhetin e këtij viti ka ndarë tre milionë e gjysmë euro për ndërtimin e urës. Ai pret që në fillim të shtatorit të nënshkruhet një Memorandum bashkëpunimi me Shqipërinë, i cili do të specifikonte detyrimet e të dyja palëve.

“Ura është e rëndësishme, jo vetëm për shkak të reduktimit të rrugës që lidh dy qytetet dhe dy vendet, por edhe sepse kjo zonë ka potencialin si një atraksion turistik”, tha Abazoviç.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, theksoi nevojën për të specifikuar buxhetin për këtë investim dhe për të arritur një marrëveshje në përputhje me të.

“Ne jemi për. Edhe projekti është fantastik”, tha ai.

Rama theksoi, gjithashtu, se Shqipëria tashmë po ndërton një rrugë që lidh Velipojën me qytetin e Shëngjinit në jug të Shqipërisë.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • popull says:
    June 18, 2022 at 2:46 pm

    Ura duhet te jete nga ato qe hapen dhe mbyllen sipas nevojes, perndryshe do jete me teper e demshme sesa e dobishme. Do ia heqe Bunes mundesine qe nje dite te behet e lundrueshme dhe anijet te futen deri brenda ne liqen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Balla zemërohet pse Reuters transmeton live protestën në Tiranë: Kanë hall tjetër
  • Rama flet për mediat ndërkombëtare: Projekti i Zvërnecit nuk do të ndalet, pavarësisht protestave
  • Aksident tragjik në bypassin e Vlorës, përplasen tre makina, humb jetën një 40-vjeçar
  • Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, mbi 26.600 maturantë i nënshtrohen testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
  • Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë, projekti do realizohet

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Në një vit, 33 mijë të rinj më pak. Shtohen me 8.3% të moshuarit mbi 85 vjeç
  2. Tosi on Në një vit, 33 mijë të rinj më pak. Shtohen me 8.3% të moshuarit mbi 85 vjeç
  3. Heu bre...(*) on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Heu bre... on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  5. memek online on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?