Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Projektligji i ri “çliron” ministrat nga firmat, reformë apo për të larguar frikën nga SPAK?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Projektligji i ri “çliron” ministrat nga firmat, reformë apo për të larguar frikën nga SPAK?
Lajmi i funditPolitike

Projektligji i ri “çliron” ministrat nga firmat, reformë apo për të larguar frikën nga SPAK?

Published: August 21, 2025
Shpërndaje

Ministrat pritet të lehtësohen nga barra e firmave dhe përgjegjësisë së drejtpërdrejtë, pasi vendimmarrja do t’u delegohet drejtuesve të drejtorive të sektorëve të ndryshëm. Kjo parashikohet në një projektligj të ri për funksionimin e administratës shtetërore, i cili synon transformimin e mekanizmit të vendimmarrjes brenda ministrive dhe institucioneve të varësisë.

Sipas Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, qëllimi është rritja e efikasitetit dhe cilësisë së punës në administratë, përmes transferimit të përgjegjësisë në nivelet menaxheriale të mesme. Me përjashtim të rasteve kur ligji kërkon ndryshe, ose kur ministri apo sekretari i përgjithshëm vendosin shprehimisht që të mbajnë përgjegjësinë vetë, vendimet do të firmosen nga drejtorët përkatës.

“Objektiv është transferimi i vendimmarrjes në nivelin menaxherial të mesëm të institucionit, shoqëruar me rritjen e përgjegjësisë dhe lehtësimin e barrës së shtuar mbi pozicionet e ministrit apo sekretarit të përgjithshëm. Qëllimi i propozimit është përmirësimi e përgjithshëm i punës së institucioneve, rritja e efiçencës, në veçanti i cilësisë së vendimmarrjes, përgjegjësisë për këtë vendimmarrje, por edhe i cilësisë së kontrollit hierarkik. Nënpunësi i ngarkuar i drejtorisë do të realizojë punën përgatitore dhe do të propozojë vendimmarrjen, drejtori përkatës do ta marrë vendimin, duke miratuar vendimin e propozuar apo marrë një vendim ndryshe”-Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin”, thuhet në relacionin shpjegues të ministrisë.

- Publicitet -

Me këtë nismë, nëpunësit e ngarkuar do të përgatisin materialet, do të propozojnë zgjidhje, ndërsa drejtori do të firmosë vendimin, qoftë duke e miratuar propozimin, qoftë duke e ndryshuar atë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ky ndryshim do të sjellë realisht përmirësim në administratën publike, apo do të shërbejë vetëm si mburojë për zyrtarët e lartë. Sepse, ndonëse urdhrat mund të mos mbajnë më firmën e ministrave, ata mbeten hartuesit dhe drejtuesit politikë të politikave që zbatohen nga ministritë.

Dhe në rast të ndonjë afere korruptive, do të jetë drejtori firmëtar ai që do të merret në pyetje nga drejtësia, jo titullari që e ka urdhëruar “me gojë” apo që ka emëruar drejtorin.

Me gjasë, projektligji ka ardhur si përgjigje ndaj goditjeve të fundit të SPAK, që ka çuar pas hekurave apo në arrati jo pak ish-ministra të qeverisë. Në njëfarë mënyre, duhej gjetur një formulë për t’u hequr frikën nga prangat atyre që do të vazhdojnë në mandatin e katërt. / VNA.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Një vendim i drejtë! says:
    August 21, 2025 at 9:23 am

    Vendimi është i drejtë. Po kalohet në formën e para vitit 1990. Ku specialisti i sektorit përgatiste gjithçka, madje edhe fjalimet e ministrave. Berisha pas vitit 1992, nxori në asistencë të gjithë specialistat dhe i zëvëndësoi me militantë partiakë, të cilët nuk dinin të drejtonin, por për PD-istat rëndësi kishte korrupsioni dhe jo puna e dobishme. Pas tre dekadash po kuptoni se ku ka qenë burimi i korrupsionit në Shqipëri. Tepër vonë! Kur ka specialistë të mirë një Ministri, nuk mund të shkelen ligjet, sepse shkelja kapet që në embrion dhe jo të trashet sikurse është vepruar deri tani.

    Reply
  • Angoni says:
    August 21, 2025 at 10:47 am

    Po firmen ne kryyeministri Edi Rama kujt do ja delegoje?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”, reagon ish-kryeministri Majko
  • Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  • Gjenden në zonën kufitare Shqipëri–RMV mbetjet mortore të turistit të zhdukur
  • Konsullatë serbe në Shkodër? Ish-diplomati i bën thirrje medias dhe opinionit publik për reagim të menjëhershëm
  • Shkrirja e bashkisë së Maliqit dhe bashkimi me Korçën, banorët thërrasin protestë të dielën

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  2. K R on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  3. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. ILIR on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  5. ILIR on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?