Teksa prej vitesh bregdeti iu nënshtrua projekteve të investimeve strategjike, diçka jo pak e kontestuar për modelin e zhvillimit që po formësohet në këtë pjesë, duket se tani radha është e maleve. Një projektligj i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i emërtuar “Për shitjen e pasurive të paluajtshme shtetërore poseduesëve faktikë jopronare në zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” parashikon procedurat dhe kushtet që duhet të plotësojnë subjektet e interesuar për të zhvilluar projektet e tyre në tokat që do të merren me çmimin simbolik 1 euro.
Referuar draftit nënvizohet se qëllimi i këtij ligji është nxitja dhe tërheqja e investimeve për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë në ato zona rajonale dhe/ose lokale, të cilat për shkak të burimeve natyrore, trashëgimisë së pasur kulturore dhe gamën e gjerë të aktiviteteve në natyrë që ofrojnë konsiderohen si zona të një rëndësie të veçantë me përparësi zhvillimin malor dhe kanë nevojë për mbështetje të posaçme me qëllim rimëkëmbjen ekonomike, nxitjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shfrytëzimin me eficience të burimeve të natyrës, mbrojtjes së ekosistemit dhe vlerave territoriale.
Në nenin 8 të draftit specifikohet se “në zonat e përcaktuara, ministria përgjegjëse vendos për kalimin e pronësisë përmes shitjes me tarifën simbolike 1(një) euro, të gjitha pasuritë e paluajtshme shtetërore me posedues faktik jopronar, të transferuara në pronësi të saj sipas parashikimeve të këtij ligji, pavarësisht zërit kadastral të saj si troje, tokë bujqësore, pyje, kullota, me kusht që të plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 6 të këtij ligji dhe kushtet e zhvillimit në përputhje me dokumentet e miratuara të planifikimit në zonën e përcaktuar”.
Projektligji saktëson hallkat institucionale që angazhohen për të bërë verifikimet mbi pasuritë disponueshme për këtë politikë, konsultimet publike që bëhen në njësitë e vetëqeverisjes vendore, paraqitjen e kërkesës nga investitorët. Ky draft pritet që pas miratimit të shoqërohet me akte të tjera nënligjore që do ta bëjnë atë të zbatueshëm si dhe do të detajojnë më shumë procedurat.
j.l./ dita

Keshtu si e kane nisur keta te shiturit “progresiste”, Shqiptareve do tu mbetet ne dore vetem nje telefon me tollona Dixhitale. Dhe breket do ti marrin me qera.
Në pjesën lindore të Shqipërisë nuk janë shpërndarë “tapitë” e tokave dhe nuk është bërë digjitalizimi i hartës, ndërsa ju shpejtoni të filloni shitjen! Ky veprim është njësoj si të sharosh degën e pemës kur ke hypur vetë në të! Që në fillim të viteve 1990, toka mund të ishte shpërndarë pa konflikte, por preferuat rrëmujën për të grabitur, gjë që çoi që të vriten njerëzit për gjëra të vogla, sepse edhe drejtësia nuk ka bërë drejtësi, duke çuan njerëzit në vetgjyqsi. Tani vazhdohet me “prodhimin” e konflikteve, sikur i rregulluat të gjitha gjërat dhe mbeti kjo pa bërë. Rradha është që të përfundojë digjitalizimi i hartës së Shqipërisë dhe secili të ketë “tapinë” e tokës të saktësuar. Paskësaj mund të diskutohet se çfarë tokash i takojnë Shtetit, pa pronar, se ndryshe “po mbidhni furtunën” me konflikte të reja.
Qelbesirat qe nuk lane gje pa grabitur. Po ky mut shteti cfare do te mbaje ne pronesi? O kellira qe e shkaterruat kete vend!
Ky eshte thelbi qe gadastra nga cdo rreth qe ishte u zhvendos ne tirane dhe tani askush nuk mund te shohe se cbehet ne gadaster
Ai qe thote toke e shtetit un i them shteti sateme
Toka eshte e jona
Ajo qe quani toke e bashkise eshte toke e jona ku dje e kishim per kullote dhe pyellin per dru
pra “TOKE E JONA”
Qe shfrytzonim bashkarisht si krahine fshat apo qytet
Keta zaptime partite e reja duhet ti kene prioritet fushate ti hedhin poshte me nje referendum dhe pas referendumit askush te preke me token tone te perbashket
Per keto thyeni,digjni kkarriket o rrugace.Per Pronat tona vareni Edi Ramen me Sali malokun qe vodhi pronat e mija.
Vini flaken hajduterve te vij dhe une..
Per Pronat behet Lufta..
Strategjike te sateme