Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Projektligji për donacionet dhe sponsorizimet ‘rrezikon’ privatësinë e dhuruesve për OJF-të
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Projektligji për donacionet dhe sponsorizimet ‘rrezikon’ privatësinë e dhuruesve për OJF-të
AktualitetPolitike

Projektligji për donacionet dhe sponsorizimet ‘rrezikon’ privatësinë e dhuruesve për OJF-të

Published: February 8, 2026
Shpërndaje

Më 14 janar, Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, në bashkëpropozim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ka hapur procesin e konsultimit publik për projektligjin “Për donacionet dhe sponsorizimet”.

Sipas detyrimeve që parashikon ky projektligj, për herë të parë pritet që Shqipëria të ketë një Regjistër Elektronik Kombëtar për Donacionet dhe Sponsorizimet, të aksesueshëm nga publiku në çdo kohë në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për të dhënat që lidhen me donacionet dhe sponsorizimet e organeve publike dhe jo vetëm.

Përveç institucioneve publike, projektligji përfshin si objekt edhe organizatat jofitimprurëse, organizatat sportive, shoqëritë sportive, subjektet tregtare dhe individët, për të cilët fshehja e të dhënave në regjistër ose deklarimi i pasaktë i sponsorizuesve konsiderohet kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga organet tatimore, në masën 100 mijë deri në 200 mijë lekë.

- Publicitet -

Partners Albania, një organizatë jofitimprurëse që mbështet zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë civile, ka reaguar lidhur me këto propozime ligjore, duke theksuar se disa prej dispozitave të këtij ligji rrezikojnë privatësinë e donatorëve.

“Organizatat jofitimprurëse nuk duhet të jenë subjekt i këtij ligji dhe as i Regjistrit Kombëtar Elektronik të Donacioneve dhe Sponsorizimeve, pasi ato nuk ushtrojnë pushtet publik dhe nuk marrin vendime për qytetarët”, shkruhet në rekomandimet e Partners Albania.

Sipas tyre, as në praktikat europiane nuk ekziston një regjistër publik për sponsorizimet ndaj organizatave jofitimprurëse.

“Sipas nenit 11 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), liria e organizimit përfshin të drejtën e organizatave për të kërkuar, marrë dhe përdorur burime financiare nga burime të ndryshme, qofshin këto monetare apo në natyrë”, citon më tej reagimi i Partners Albania.

Sa i përket donacioneve, projektligji vendos rregulla të posaçme për vlerat mbi 500 mijë lekë, duke synuar një nivel më të lartë transparence dhe kontrolli në administrimin e tyre nga organet publike.

Dispozitat gjithsesi specifikojnë që, në rastet kur përfitues të sponsorizimeve janë organizatat jofitimprurëse, organizatat sportive apo shoqëritë sportive, të dhënat e Regjistrit nuk parashikohen të jenë të aksesueshme për publikun.

Mbështetësit e shoqërisë civile argumentojnë më tej se organizatat jofitimprurëse nuk janë subjekt i ligjit për të drejtën e informimit dhe, si rrjedhojë, marrëdhëniet e tyre kontraktore me sponsorë privatë nuk mund të trajtohen si informacion publik.

“Sponsorizimet për organizatat jofitimprurëse janë tashmë të rregulluara dhe të raportuara nëpërmjet mekanizmave ekzistues ligjorë dhe administrativë, duke raportuar pranë organeve tatimore”, shkruan Partners Albania lidhur me rekomandimet e saj mbi projektligjin.

Organizata rekomandon më tej që edhe lehtësirat tatimore të mos jenë objekt i këtij ligji, pasi nuk janë objekt i tij dhe rregullohen nëpërmjet legjislacionit tatimor.

Ligji më tej parashikon kufizime për disa kategori personash fizikë apo juridikë për të qenë donatorë dhe sponsorizues për organet publike, duke qenë se donacionet dhe sponsorizimet konsiderohen si veprimtari me risk të lartë për ndikim të paligjshëm, qarkullim dhe pastrim parash apo për përfitime të paligjshme.

Nga ana tjetër, për shkak të rregullimeve të veçanta nga kuadri ligjor në fuqi, sindikatat dhe partitë politike nuk janë subjekte të këtij ligji.

BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës
  • Kur pushteti ndihet i kërcënuar, krijon armiq. Kur gjithçka tjetër dështon, kriminalizohet kritika
  • “Prit, të shoh lajmet”, detajet nga çastet e negociatave për dorëzimin e Nertil Buzit
  • Irani dhe SHBA ndërpresin luftimet, çmimet e naftës shënojnë rënien më të madhe që nga prilli
  • Shehaj mori dokumentin e klasifikuar, reagon Rama: Tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët

Komentet e Fundit

  1. IMER BAZE on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  2. Parku Rinia on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. Vl on Ekonomia e Ballkanit, Shqipëria kampione në ndërtim, Serbia në teknologji informacioni
  4. Qytetar i zakonshem on Rama: Nuk jap dorëheqje, le të vijnë poshtë penxheres sime deri në 2029
  5. Parku Rinia on 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?