Qeveria po përgatit një Projektvendim i cili parashikon mundësinë e dhënieve në përdorim të sipërfaqeve pyjore në rastet e investimeve strategjike. Paralelisht projektvendimi përcakton procedurat që do ndiqen për ndryshimin e kategorisë së përdorimit, si dhe dokumentacioni përkatës për ndryshimet e sipërfaqeve pyjore dhe pakësimin në volum nga fondi pyjor kombëtar apo zgjerimin e tyre.
Drafti parashikon edhe rastet kur këto sipërfaqe mund t’u lihen në përdorim. “Sipërfaqet e fondit pyjor në pronësi të njësive të vetqeverisjes vendore jepen në përdorim vetëm në rastet kur veprimtaria që do të ushtrohet në fondin pyjor, të jetë në përputhje me përcaktimet e nenit 25 të ligjit nr. 57/2020, “Për pyjet”, dhe me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe projektet për veprimtaritë, të cilat synojnë: së pari, Të sjellin përmirësime të dukshme në mbarështimin e florës dhe faunës që ndodhen ne këto sipërfaqe; së dyti, Të realizojnë investime që përmirësojnë tregues biologjike dhe të infrastrukturës së zonës; së treti, Të mos cënojnë vlerat dhe funksionet natyrore e biologjike; dhe së katëri, Të jenë në përputhje me planin e përgjithshëm vendor dhe/ose planin e detajuar vendor për zonën, në 10 vitet e ardhshme;
Në drafta përcaktohen qartë edhe rastet kur dhënia e sipërfaqeve në përdorim është e palejueshme. Bëhet fjalë për rastet kur Sipërfaqja e propozuar për t’u dhënë në përdorim është objekt pretendimi për rikthimin e pronës ish-pronarëve; është planifikuar për investime publike për një afat 10 vjecar; si dhe ku Sipërfaqja e propozuar për dhënien në përdorim për mbarështrimin e florës, është më e vogël se madhësia limit e një nën ngastre pyjore prej 0.5 ha.
Sa për rastet e kthimit në truall, kjo do ndodhë vetëm nëse bëhet fjalë për zgjerimin e vijës kufizuese të ndërtimit dhe të shtrirjes territoriale të periferisë së qytetit apo të qendrave të banuara në zonat rurale; ndërtimin e strukturave akomoduese në funksion të sipërmarrjes turistike dhe të veprimtarisë së agroturizmit;
ndërtimin e rrugëve automobilistike apo hekurudhore, aeroporte dhe struktura të telekomunikacionit; qëllime të strukturave ushtarake; qendra industriale dhe aktivitete me natyrë industriale dhe ose energjitike; dhe së fundmi për qëllime ndërtimi veprash me interes publik.
o.j/dita

I rrafshuat dhe tani tallni!!!!!
Cdon te thote arsye strategjike?
Qeveri hale
Apo tu vihen telat me gjemba pyjeve dhe çunat te mbjellin pa rrezik qe te zbulohen sepse askush do lejohet te hyje ne pronen e vjedhur?
E shikoni cfare bejne keta qener? Pyjet jane pasuri publike,. kombetare dhe mushkrite e vendit.
Asnje nuk ka te drejte te beje asgje ne to.
E masakruan gjithe vendin. Popull i mbaruar. rri dhe veshtro si te rrjepin lekuren
Na dolen strategji per vjedhje me vendim qeverie
JU PAT THENE LALA
MA MIRE KUR QE SALA
SE HANIN TE GJITHE
KY JUA FUTI NE B…
Ma mire kur qe Sala ,se vidhnim hapur fare,per te vrare nuk pysnim fare.Sa per qellimet strategjike ,ne akademine e blektorise di hapin dhe degen e strategjike se pyjeve me koncesion.Shkenca,shkenca
Ma mire kur qe Sala ,se vidhnim hapur,per te vrare nuk pysnim fare.Sa per pyjet me qellimestrategjike ,ne akademine e blektorise do hapin dhe degen e strategjise se pyjeve me koncesion.Shkenca,shkenca per pronaret e medhenj te pyjeve,ose oligarkeve te pyjeve
Cfare Strategjie ka halucinuar Strategu?Tym e flake?Hi e Shpuze? Qymyr Druri?
Apo HAJDUTE STRATEGJIKE,qe do presin pyjet e mbetur,tja dergojne peshqesh MAFIAS,se tallashit ne Itali? Qeroske Strategjik lere kete vend deri sa po te durojme.