Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendimi i KPK: Prokurori Erion Pano konfirmohet në detyrë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Vendimi i KPK: Prokurori Erion Pano konfirmohet në detyrë
Kryesore

Vendimi i KPK: Prokurori Erion Pano konfirmohet në detyrë

Published: November 24, 2022
Shpërndaje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 24 nëntor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit Erion Pano, aktualisht këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Gjatë seancës dëgjimore Pano dha shpjegime për balancat negative të konstatuara për kursimet që kanë shërbyer për pagesën e një pjese të çmimit të një apartamenti, si dhe për situatën në dukje të trajtimit preferencial nga shoqëria e sigurimeve SIGAL në mbulimin e shpenzimeve për një ndërhyrje kirurgjikale në Itali, bazuar në një policë sigurimi për aksidente, të paguar prej tij vetëm dy ditë përpara se të aksidentohej.

- Publicitet -

Pano pranoi se kishte pasur pasaktësi në deklarimin e kursimeve deri në vitin 2010, por ai pretendoi se i kishte korrigjuar në deklaratën “veting” dhe në shpjegimet e dhëna gjatë hetimit administrativ, si dhe këmbënguli se, kishte arritur që me argumentet dhe provat e depozituara të kishte përmbysur barrën e provës. Lidhur me pagesën e policës së sigurimit, subjekti u shpreh se kjo ishte një koincidencë, por që pasqyronte rrethanat faktike.

Erion Pano e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si oficer i policisë gjyqësore dhe është emëruar si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në vitin 2005. Prej vitit 2013 deri në 2018-ën ai ka ushtruar funksionin e zëvendës drejtuesit në këtë prokurori dhe nga viti 2020 është komanduar si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 24, 2022 at 9:01 pm

    Te pakten populli po i shikon se kush e meriton vetingun ta kaloje dhe kush jo.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​Tërmet politik në Hungari: Vëllai i Viktor Orbán arrestohet me akuzën e trafikut të qenieve njerëzore
  • Kush është 50-vjeçari që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve të bankave në Tiranë, u largua me monopatinë
  • Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  • Kontroll në rezidencën e ish-presidentit të Paraguait, zbulohet një kasafortë e fshehtë
  • Reshje shiu dhe borë në zonat malore, çfarë do të ndodhë me motin këtë javë

Komentet e Fundit

  1. NEWS 24 on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. Jimi on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  3. Bota njesoj eshte on Kur një sekret jashtëmartesor rrezikon sigurinë kombëtare: Kreu i Nvidias pranon lidhjen me gruan e dyshuar si spiune kineze
  4. thirri mendjes o rrote on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  5. 1 on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?