Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prokurori italian: Bandat shqiptare janë përhapur në të gjithë botën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Prokurori italian: Bandat shqiptare janë përhapur në të gjithë botën
Kronike

Prokurori italian: Bandat shqiptare janë përhapur në të gjithë botën

Published: March 1, 2023
Shpërndaje

Një “shef” që pendohet, tonelata kanabisi të sekuestruara, një organizatë e fuqishme që shkatërrohet nga themelet. Operacioni “Shpirti” i finalizuar në Korrik 2021 nuk ishte i veçantë vetëm prej emrit. Ilirian Zaimi Alias Duçellari, i njohur si “Lani” i Vlorës kishte depërtuar deri tek grupimet e fuqishme mafioze puljeze.

Aksioni, goditi 4 grupe kriminale që realizonin operacione të përbashkëta trafiku rreth “Lanit”. Një strukturë me lidhje të fuqishme në polici dhe prokurori, lidhje të cilat do ti zbërthejmë përmes dosjeve italiane.

Plot 6 tonë kanabis me vlerë 55 milionë euro të sekuestruara dhe 38 të arrestuar në 4 shtete. Ky ishte akti i fundit i një beteje të nisur me operacionet “Shefi” në vitin 2018 dhe “Kulmi” në vitin 2020.

- Publicitet -

Një seri operacionesh me mbi 100 të arrestuar që zbulon një prej linjave më të fuqishme të trafikut në 3 dekada. Një linjë e konsoliduar që konfirmon raportet e afërta të grupeve shqiptare me organizatat mafioze italiane.

“Unë jam angazhuar prej shumë vitesh me raportet mes grupeve shqiptare dhe organizatave puljeze. Ndjek këto çështje prej 15 vitesh, ndoshta edhe më shumë. Në fillim ishin raporte mjaft artizanale, më pas u zhvilluan përherë e më shumë sepse pati një rritje të organizatave shqiptare në botë, jo vetëm në Itali,”-u shpreh Francesco Giannetti, prokuror i antimafias.

Episodet që do të zbulojmë përmes dosjeve hetimore, bëjnë fjalë për vitet 2015, 2016 e në vijim kur në Shqipëri kultivimi i kanabisit mori përmasa masive. Historia nis në 11 tetor të vitit 2015. Rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Katorisë”, tek Përroi i Cekodhimës në Pashaliman, u gjet një furgon i dyshimtë me dyert e hapura.

Në një distancë prej 20 metrash nga furgoni, në breg të detit ishte një gomone me dy motorë të ndezur. Në mjetin lundrues qëndronte një person që u arratis me shpejtësi sapo pikasi policinë. Uniformat blu, nuk arritën dot të neutralizonin as personin e dytë që ndodhej në furgon.

“Në brendësi të gomones me mbishkrimin “TILI”, u gjetën dokumentet e skafit në emër të shtetasit Robert Myftari. Policia pa se në furgon dera e pasme ishte e hapur dhe e mbushur me lëndë narkotike e ngjashme me pakot e tjera të gjetura pas furgonit deri te gomonia.”

Rezultoi se droga e sekuestruar në total shkonte në një sasi prej 808 kilogramësh kanabis sativa. Shteteasi Robert Myftari u arrestua disa muaj më vonë por çuditërisht, hetimet u pushuan. Prokuroria nuk gjeti dot lidhje mes furgonit të drogës dhe gomones me emrin e tij që e priste.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?