Nga Dritan Goxhaj
Burgu 313, Tiranë
Çdokush që në vitin 1999 ka qenë në moshë madhore dhe i ka ndjekur ngjarjet e atij viti është dëshmitar i ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave jugosllave në Kosovë e Serbi.
Të gjithë ju jeni dëshmitarë se që në atë kohë e deri më sot Serbia, atëherë nëpërmjet Ministrit të saj të Informacionit Aleksandër Vuçiç dhe sot nëpërmjet po këtij personi në detyrën e Presidentit të Serbisë, nuk pushon së akuzuari dhe etiketuari ndërhyrjen e NATO-s në 1999 si agresion ndaj Serbisë.
Të njëjtin qëndrim në favor të kësaj akuze kanë mbajtur dhe mbajnë akoma të gjitha forcat e majta politike në Evropë në përgjithësi dhe në ish-Jugosllavi në veçanti. Madje, njëri nga mbrojtësit e kësaj teze ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe një nga përkrahësit më të mëdhenj dhe miqtë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe në veçanti të Kryeministrit Kurti, filozofi nostalgjik i ish-Jugosllavisë, slloveni Sllavoj Zhizhek.
Megjithatë, deri tani, kjo tezë e Serbisë e argumentuar filozofikisht nga miku i Vetëvendosjes ka mbetur vetëm si tezë dhe nuk është ngritur në nivele juridike, por Serbia dhe miqtë e saj kanë nisur prej vitit 2011 me anë të Rezolutës 1782 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të hedhin bazat e para që në një të ardhme jo shumë të largët të mund të ngrenë ose artikulojnë edhe nga ana ligjore tezën e tyre se ndërhyrja e NATO-s ndaj Serbisë dhe forcave të saj për të ndaluar genocidin serb ndaj istanbul yeni escort shqiptarëve në Kosovë të konsiderohet si agresion.
Rezoluta 1782, të cilën ne e njohim si Rezoluta e bazuar mbi raportin e Dik Martit ishte vetëm hapi i parë i një operacioni të mirëmenduar dhe mirëorganizuar me objektiv primar UÇK-në, ndërsa objektiv sekondar, i cili është edhe objektivi madhor i këtij operacioni, NATO-n.
Për të arritur këtë objektiv madhor me rëndësi gjeopolitike dhe gjeo-strategjike, në veçanti për Rusinë, por në të cilin e ka gjetur veten edhe interesi gjenocidal i Serbisë së Vuçiçit, Rusia dhe Serbia përdorën të gjitha lidhjet mafiozo-politike që kishin me të gjitha forcat politike të Evropës në mënyrë që ato të përdornin të gjithë fuqinë e tyre dhe presionin e mundshëm që tani të fillonte realizimi i fazës së dytë të këtij operacioni.
Faza e dytë ishte ndërtimi i një gjykate dhe prokurorie të veçantë që të merrte nën akuzë UÇK-në dhe vetëm atë. Ngritja e kësaj prokurorie dhe gjykate në vitin 2015, të njohura sot si Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës shënojnë edhe fundin e fazës së dytë të këtij operacioni anti-NATO.
Faza e tretë e këtij operacioni të sofistikuar rus dhe të mirinformuar nisi me artikulimin e akuzave ndaj pjesëtarëve të UÇK-së. Për këtë qëllim u akuzuan dhe arrestuan qëllimisht udhëheqësit politik të UÇK-së.
Them politik dhe e kam theksuar edhe më parë pasi Hashim Thaçi ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Politike të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi kishte detyrën e zëdhënësit të UÇK-së dhe, njëkohësisht, ishte edhe anëtar i Drejtorisë Politike, Kadri Veseli kishte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimit Informativ të Shtabit të Përgjithshëm të UÇKsë dhe, gjithashtu, ishte edhe anëtar i Drejtorisë Politike, ndërsa Rexhep Selimi kishte detyrën e Kryeinspektorit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, gjithashtu ishte edhe anëtar i Drejtorisë Politike të udhëhequr nga Hashim Thaçi.
Të katër këta të akuzuar e të ndaluar nga këto Dhoma Speciale nuk kanë mbajtur për asnjë moment detyra komanduese dhe pikërisht vetëm se kanë mbajtur detyra politike edhe janë përzgjedhur nga ana e hartuesve të këtij operacioni për t’u akuzuar.
Kjo fazë e tretë ka për qëllim që të godasë përfaqësinë politike të UÇK-së pasi këto persona janë edhe firmëtarë të Marrëveshjes së Rambujesë, marrëveshje të cilën nuk e firmosën serbët dhe, si pasojë, erdhi edhe ndërhyrja ushtarake e NATO-s.
Fillimi i procesit gjyqësor shënon edhe fillimin e fazës së katërt të këtij operacioni, fazë kjo që mbyllet me dënimin e tyre.
Më pas do të fillojë edhe faza e pestë, e cila ka të bëjë me fillimin dhe kulmimin e një propagande speciale nga ana e Serbisë dhe mediave e njerëzve që kontrollohen nga ajo se NATO ka bërë marrëveshje me një ushtri dhe me persona që janë kriminelë lufte. Dhe, si e tillë, kjo e bën të pavlefshme moralisht marrëveshjen e Rambujesë.
Pasi të arrijnë suksesin propagandistik, do të nisin fazën e gjashtë dhe të fundit të këtij operacioni ruso-serb. Do të akuzojnë juridikisht në gjykatën ndërkombëtare të OKB-së ndërhyrjen ushtarake të NATO-s si agresion pasi ndërhyrja e tyre ka ardhur si pasojë e një marrëveshjeje të firmosur vetëm nga UÇK-ja dhe përfaqësuesit e saj politik, tashmë të akuzuar dhe arrestuar padrejtësisht e nesër edhe dënuar po padrejtësisht nga kjo gjykatë e cila është vënë e gjitha në shërbim direkt të Serbisë dhe indirekt të Rusisë.
Jam i bindur se të gjithë ata të cilët për arsye personale dhe vetëm personale e kanë përkrahur, e përkrahin dhe bashkëpunojnë me këtë prokurori e gjykatë janë duke bërë pyetjen: “Po interesi i Rusisë ku qëndron këtu?!”.
Interesi i Rusisë në gjithë këtë operacion ruso-serb është krijimi i kushteve për Serbinë që kjo e fundit të arrijë të ngrejë një akuzë ligjore ndaj ndërhyrjes së NATO-s, pasi kështu Rusia do të vinte NATO-n në një pozitë të atillë që, duke e akuzuar për agresion ndaj Serbisë, t’i bllokonte mundësinë NATO-s që kjo e fundit të mos mundet, qoftë edhe moralisht, t’i konsiderojë si agresion sulmet e Rusisë ndaj Gjeorgjisë në 2008 dhe atë ndaj Ukrainës në 2022.
Pra, në sytë e të gjithë komunitetit ndërkombëtar të vendoset kështu një barazi ndërmjet dy palëve ndërluftuese sot në Ukrainë, NATO-s dhe Rusisë. Dhe për realizimin me sukses të këtij operacioni juridiko-politik ruso-serb është ngarkuar dhe angazhuar Prokuroria Speciale dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës të vendosura në Hagë.
Rrjedhimisht, të gjithë ata që e miratuan këtë gjykatë, në mënyrë të pavetëdijshme, kanë rënë në grackën ruso-serbe, ndërsa ata që edhe sot vazhdojnë t’i përkrahin politikisht dhe publikisht këto dy institucione juridike të Kosovës po i shërbejnë me vetëdijë të plotë këtij plani ruso-serb, ndërsa ata që bashkëpunojnë me këto dy institucione qoftë në dhënien e çdo lloj ndihme juridike, qoftë edhe si dëshmitarë të mbrojtur apo të fshehur, janë duke punuar në shërbim të interesave ruso-serbe në dëm të interesit të NATO-s dhe, konkretisht, janë duke tradhëtuar interesat e aleancës perëndimore politiko-ushtarake më të madhe që ka sot bota, si dhe njëkohësisht janë duke kryer edhe tradhti kombëtare dhe shtetërore, tradhti për të cilën bilbili i gjuhës shqipe Naim Frashëri ka shkruar:
Hiqni dorë, hiqni dorë!
Mblithni mëntt’ e turpërohi,
Mos u bëni tradhëtorë,
Se pastaj do të pendohi…
Ky shkrim është botuar sot në faqen e parë të gazetës DITA
Ne kemi pasur dhe kemi shume nga ata qe behen tradhetore pa ja bere syri terr dhe as qe ju vete mendja per tu penduar….kot e kishte Naimi., e kemi te keqen brenda
Respekt pa fund per Dritan Goxhaj , turp per ata qe kane kycur gojen ne Kosove dhe nuk e mbrojne(Albin Kurti me shoke e shoqe) dhe turp do te jete edhe per Ramen ne se e lejon eksradimin e tij. , pavaresisht se ka folur ashtu sic duhet ne mes te Europes per Karla del Ponte apo per raportin Dick Marty
Do te desha te flisja per Kombin Shqiptar! Per gjendjen e tij te prapambetur mesjetare si osmanllinj,besoj se jemi Turq te ardhur ne Shqiperi, qe kemi shfrytezuan fene myslimane dhe jo Shqiptarine per te mbjetuar, qe akoma perdorim turqizma, qe uurejtjen dhe tradhetine kemi vetite tona me te mira, qe mosmirenjohjen e kemi shok te pandare! Me kulturen dhe mentalitetin tone skllavopronar! Njerez te mesjetes jetojne sot ne Albin dhe Vjosa, ne trurin e Saliut dhe Metes, te Bashes dhe Bardhit dhe gjithe PD, si krijese dhe kult i Saliut! Te degjosh intelektualet qofte Kosovare qofte Shqiptare tmerrohesh per nivelin shume te ulet te intelektit, se si ata i kuptojne ngjarjet sot! Mund te jene edhe te djallezuar disa dinake dhe hajdute! Po keshtu Media! jam lumturuar kur Evi Kokalari ju tha Yllit dhe Sejaminit jackass, Screw your selfs dhe Go fack your self! Keta te dy nuk kane lene njeri pa tallur,ofenduar, pa denigruar ne emisionin e tyre dhe e morren pergjigjen nga nje grua! Keta “mytebere” na flasin per nje ze mes Kosoves dhe Shqiperise por Kosovaret duhet te konsultohen me pare per qendrimin! Rama nuk eshte vetvetja eshte shembelltyre e Amerikaneve, te cileve u falemi c’do dite! A nuk e dine valle injorante pellazgjke dardane qe pa Ameriken nuk jetojne dot 24 ore! A nuk e dime te gjithe qe Veriun nuk e kane kontrolluar kurre policet e Kosoves por kontrabandistet edhe serbe edhe Kosovare te lidhur pazgjishmerisht mes tyre! A nuk ushqehet Kosova gati 10% nga Serbija! A nuk dihet qe gjysma e Kosovareve jane spiune te Serbeve! Prandaj Bota thote qe ne nuk dime te bejme shtet! Urime Albin dhe Sali! Te rroni sa malet e Shkelzenit per te “miren” e dy Kombeve!
Liro nga burgu dekonspirues deshmitaresh per Killera dhe Vrastare dhe pastaj prit nga BE dhe Bota meshire per antarsim dhe njohje ne BE
Valavit ne Strasburg raportin e Dick Marty si nje leter bythe e perdorur duke e cilesuar Gjykaten e Hages si “Dhome mesjetare inkuizicioni” dhe prit nga Bota Demokratike te mos i tregoje shqyptaret me gisht si:
NJE FIS KANIBALESH PREJ AFRIKE ZULU
njashtu:
Sic i ka Enveri i Gjylos me tollona dhe bunkere
Do të dalin në sipërfaqe tradhtaret pas gjithë asaj që ka ndodh në Kosovë në luftë mbijetesë dhe kundër gjenocidit serbo rus. Do të fiken përpjekjet e tradhtarëve me prapavijë kundër kombëtare që pa fakte dërguan në Hagë kreun e UÇK dhe patriot tjerë duke shpif e përhap popullsitë joshëse dhe disa shkrime e denoncime nga disa politikan dhe analistë që i shërbejnë agjenturave serbe – ruse. Do të dalin në dritë gjëra që do të tronditnin kombin dhe shtetin nga veprat e ndyra të kolaboracionistëve serb – rus dhe disa shqipfolësve argat – gomarët në shërbim kundër shtetit dhe kombit me qëllim të shkatërrimit të dhe shtetit të ri të Kosovës. Do të bije një hije edhe mbi një diplomacisë ndërkombëtare dhe NATO-s që përkrahën luftën e drejt çlirimtare të UÇK-n, por drejtësia do të triumfojë dhe çlirimtaret bashkë me NATO-n do të dalin faqebardhë ashtu siç ishin dhe janë sepse ndaluan gjenocidin më barbar të shekullit. Do të bije perdja e komploteve kudër çlirimtareve dhe drejtësia do të vihet në vend por nuk di si do të ndihen analfabet funksionalë pasi të kthjellohet situata sepse çdo luftë çlirimtare është humaniste prandaj nuk mungojë ndihma e madhe të bashkësisë ndërkombëtare dhe miqve tanë që na dha bota demokratike dhe arritëm ta shporrim regjimin gjenocid sero ortodoks. LAVDI TË GJITHË ATYRE KUDO QË JANË E QË NA NDIHMUAN NË REALIZIMIN E TË DREJTË SHEKULLORE PËR LIRI DHE PAVARËSI.
Meqe Tan Goxhaj po e mbyll shkrimin e tij me vargjet e Naimit “Hiqni dore, hiqni dore…”
…i duhet kujtuar ajo shprehja e vjeter ” Kur nuk i bie dot Gomarit, i bie Samarit”!
SEPSE : Ato ish-udheheqes te UCK atje ne qelite e Hages nuk i mba Rusia (eshte jo vetem naiv por dhe budalla kush e beson kete), por i mba Aleati Strategjik Amerika qe e shpreh kesisoj qarte fare se Politikane te ardhur nga rradhet e UCK nuk kane vend ne politiken aktuale te Kosoves.
Ky eshte favori qe i ben Serbise, ashtu si dhe tjetri qe i ushtron presion mbi Kosoven per te pranuar Asociacionin. Me qellimin e vetem qe ta perdore Kosoven si mjetin per te terhequr Serbine nga Perendimi, kur dihet se Serbia ne jete te jeteve koke e kembe eshte ne preher te Rusise e ashtu do jete edhe pas kesaj administrate Biden, me pro-Serbe e te gjitha administratave amerikane.
Prandaj merr vlere dhe Shprehja : “Nuk i bie dot Gomarit (Aleatit Strategjik, pra) dhe i bie Samarit (Rusise qe se paku e ka te hapur aleancen me Serbine)
“Intelektuali ” je pak ne konfuzion kur te erren syte , i ke bere sallate gjerat ….tani sapo mesova qe gjykata shqiptare nuk pranoi ekstradimin e Goxhajt dhe jam i lumtur. Kjo eshte nje shuplake per ata qe duan te hedhin balte mbi luften e nje populli per clirim, te cilin po e etiketojne ngadale ngadale si terrorist. Dhe keto akuza nuk qene te rastesishme dhe as per te gjetur drejtesi ,qe sidoqofte, duhej te fillonte per sé pari nga ana serbe me masakrat pa fund dhe me shume vrases te asaj lufte , qe levizin lirshem ne shtetin e tyre. Po te jesh patriot duhet te jesh i gezuar
OK,Gjykatës që liroi D.Goxhajn.E vetmi vendim i drejtë që merret sot për Luftëtarët TRIM TË UÇK.
-Deklarata e D.Goxhajt në DITA është e vërteta se çpo ndodh me drejtuesit e UÇK me në krye ASHIM THAÇIN.
-Qëllimi burgosjes së drejtuesve të UÇK në Hagë ësht 100 % ashtu siç deklaron i arrestuari Goxhaj pa FAKTE.
-Mohimi i luftës së NATA në 1999 për Çlirimin e Kosovës është kulmi i tradhtisë që i bën PUTIN+VUÇIÇ,e KO.. Perëndimit për ta kthyer botën në një arenë lufte,siç po ndodh aktualisht në Ukrainë,Në Kosovë dhe Lindjen e MESME për të çoroditur botën..që vëmendja të spostohet në IZRAEL-PALESTINË.
-Qëllimi final i gjykatës Speciale është ta lërë në burg ASHIM THAÇIN që të VDESI NË BURG SI S.MILLOSHEVIÇI,për të barazuar “KRIMINELËT”.
-Zoti i ruajt popujt nga kriminelët të kudondodhur.
-FLM D.GIXHAJ,DITA.
OK,Gjykatës Shqipëtare që liroi D.Goxhajn.E vetmi vendim i drejtë që merret sot për Luftëtarët TRIM TË UÇK.
-Deklarata e D.Goxhajt në DITA është e vërteta se çpo ndodh me drejtuesit e UÇK me në krye ASHIM THAÇIN.
-Qëllimi burgosjes së drejtuesve të UÇK në Hagë ësht 100 % ashtu siç deklaron i arrestuari Goxhaj pa FAKTE.
-Mohimi i luftës së NATA në 1999 për Çlirimin e Kosovës është kulmi i tradhtisë që i bën PUTIN+VUÇIÇ,e KO.. Perëndimit për ta kthyer botën në një arenë lufte,siç po ndodh aktualisht në Ukrainë,Në Kosovë dhe Lindjen e MESME për të çoroditur botën..që vëmendja të spostohet në IZRAEL-PALESTINË.
-Qëllimi final i gjykatës Speciale është ta lërë në burg ASHIM THAÇIN që të VDESI NË BURG SI S.MILLOSHEVIÇI,për të barazuar “KRIMINELËT”.
-Zoti i ruajt popujt nga kriminelët të kudondodhur.
-FLM D.GOXHAJ,DITA.
Pyetje qe c’dokush mund ti beje vehtes :
Kush i ka prangosur ne qeli te Hages Hashim Thac e tjere ish-udheheqes te UCK?
Rusia? Serbia? Shqiperia? apo…. USA?
Kjo shpjegon gjithcka e nuk ka nevoje per tjerrje te metejshme e lojra fjalesh koti, pervec se ne raste kur e verteta refuzohet te shihet edhe kur eshte krejt e qarte!
B. Fevziu : “Unë kam një informacion që mund ta bëjë publik që më ka ardhur nga nivele të larta ndërkombëtare, diplomatike, që njerëz të rëndësishëm të politikës së Kosovës iu thonë ndërkombëtarëve që po u kthyen ata të katërt, Kosova s’ka qetësi. Çfarë do me thënë kjo, pse për qetësinë e Kosovës, qetësinë e katër vetave dhe qetësinë e një njeriu që mendon se është në krye të vendit do të sakrifikohen katër njerëz që e kanë sakrifikuar jetën një herë për Kosovën… Në kuptimin politik, pra ideja është na mbani ata brenda që të jemi një çik më rehat këtej. Kjo është cinike. Nuk mund ta bëj publik emrin, sepse personi që ma ka thënë në konfidencë ka qenë njeri i bisedimeve”, tha Fevziu në “Review” të Euronews.
Z. B. Fevziu /Opinion/ e ke obligim moral e profesional dhe duhet ta thuash publikisht kush janë ata që deklarojnë kështu. Kjo ka është shumë e rëndë dhe nëse nuk e thua d.m.th. mbron kriminelet që shpifin dhe fshihen këtij gjenocidit kundër UÇK-s dhe krerëve të saj dhe duhet të shkosh në Hagë të dëshmosh për ndryshe shkel etikën profesionale dhe morale të profesionit dhe të drejetave të njeriut, prandaj, duhet të përgjigjeshpër fshehjen e atyre që po shpifin e denoncojnë rrejshëm dhe dëmin që po u bëjnë çlirimtarëve.
E vërteta e fshehur: Subloshienca apo Nënvetëdija e Marrëzisë së Dasive Fetare Mesjetare vazhdon e futur në politikat diplomatike të atyre shteteve që mxisin mentalitet agresiv shovenist dhe fetar të shteteve hipokrite.
E vërteta e fshehur:
Marrëzia e Dasive Fetare Mesjetare vazhdon me marifete e futur në politikat diplomatike të atyre shteteve që mxisin mentalitet agresiv shovenist dhe fetare kundër unitetit të Botës rreth Demokracisë Amerikane dhe Besës Shqiptare të dyja pa dallim feje dhe ideje. Kjo e vërtetë duhet të mbahet e të shprehet në forma të ndryshme.
Ja pergjigjen e intelektualit e kane dhene fare qarte komentues te tjete si Gezimi apo God Bless America dhe me thene te drejten nuk jam aspak i gezuar nga vendimi i Drejtesise se Reformuar me Gjykatat e shemtuara qe ngjajne si Kurvat e Pikturuara ne Bordello qe kur shfajesuan Ilir Meten kur e pa Bota me ze dhe figure qe kollofiste ryshfetin pushtetar me tefter ne dore, qe kur e lane Sali Gerdecin si deputet te nerum pasi vrau 26 femije dhe prinder nga lakmia per para, qe kur harruan Remzi Hoxhen dhe Kosta Trebicken e gjore qe i cilesuan si SKARCO te politikes shqyptare, qe kur meshiruan Saliun dhe Lulin pasi kishin qelluar dhe vrane 4 sehirxhinj ne bulevard, qe kur e daroviten Fullan Kusarin me disa paga vjetore sikur te ishite Hero Kombetar, qe kur e kane lene Edvinin e Kristaqit te vjedhe si i papare me inceneratoret fantazme te tij, te shese Portin e Durresit te Alabari i Allahut, te shese fushat e naftes te Deripaska i Putinit dhe te korruptoje FBI e nje sekser spiun te Enverit
SI MUND TE GEZOHESH NGA VENDIMET E NJE GJYKATE QE DUKET SI KURVAT E PIKTURUARA NE BORDELLO?
sepse:
Une per vete mendoj se ky vendim kunder Botes Demokratike qe ngjan me refuzimin e Enverit per te paguar sanksionet e vendosura nga Gjykata e Hages lidhur me masakren e Enverit kunder anglezeve ne Kanalin e Korfuzit, ky vendim Gjykate enveriste vetem do te veshtiresoje poziten e Hadhim Thacit ne Hage dhe do te beje qe Shqypnia ta shikoje me dylbi antarsimin ne BE, por mbase pikerisht kete kerkon Edi Rama qe e quajti Kosoven Toka e Askujt
Vertet nje analize kjo e zotit D.Goxhajt e mbeshtetur bindshem ne argumente qe ta mbushin mendjen dhe qe ta kujtojne se gjithcka qe po zhvillohet dhe eshte zhvilluar ne kete plan, shpie ne ate drejtim! Por eshte per t’u befasuar sesi atehere SHBA dhe NATO paskan punuar, ne kete menyre, kunder vetvete?! Kete s’po mund ta kuptoj?!…
Problemi kryesor eshte:
Serbia te njohe Kosoven si shtet i pavarur, ashtu sic njeh edhe Shqiperine.
Kur deklaroni se keni “Fakteve qe i dispononi por nuk i publikoni” ju merni po
merni nje pergjegjesi te jashtezakonshme. Askush nuk ju beson, dhe se bashku
me “Ate “Tjetrin” qe po “Mallkon Ameriken” duke thene te kunderten,
“Zoti e Bekofte Ameriken”, Ju po i “Abuzoni te Drejtat e Fjales se Lire”
dhe “Po Mallkoni Interesat e Kombit Shqiptar”, ne menyren me te paturpeshme.
Mendoj se ka ardhur koha qe e “E drejta e Fjales” te shoqerohet me “Pergjegjesin e Fjales”
Ka nje shprehje: “Liria Nuk Eshte Falas” po ashtu si “Uji qe Pi dhe Ajri qe te bush mushkurite.”
Ju paguani si per ujin qe perdorni ne shtepi dhe per ngrohjen ose ftohjene ajrit te dhomes”.
Cmimet e ketyre dy komponenteve kryesore per jeten do rriten shume ne dekadat e ardheshme
per shkak te ndryshimeve klimaterike. Pra asgje nuk eshte e do jete falas.
Kam pershtypjen se Z. Dritan Hoxha eshte i sinqerte dhe ka bere me te miren qe kishte mundesi, ne perputhje me informacionat qe ka dhe menyren e tij interpretuse, per te “Thene te verteten” sic e “Kupton Ai”.
Por Z.Goxhaj, si dhe ne te tjeret, nuk i di te gjitha, se spektri i problemit qe po trajtohet eshte shum i gjere.
Por me kalimin e kohes bsoj se do kemi me shume informacione per te kuptuar me mire realitetin.
Ajo qe me shqeteson, jane deklarata te nxituara te komentusve qe permenda me lart, qe un i interpretoj te gabuara ne rastin me te lehte dhe provokuse ne rastin me te keq. Besoj se per rastet abuzive te perdorimit te drejtes se fjales, Gazeta Dita, po te kete kohe ne dispozicion, mund ti beje atyre te ditur, se duhet te jene me te kujdeshem.
Por nga ana tjeter, ne na jepet mundesia te kuptojme si i punon mendja disa kolegeve tane dhe mund te ndikojme per mire duke ckembyer opinionet tona.
Shko ore meso te shkruash gjuhen shqipe ti NJE SHQIPTAR,SE NUK MBETI KOMBI SHQIPTAR TA GJYKOSH TI!. Na e sillke ti popullin shqiptar nga Turqia,,! Qenka i prapambetur populli shqiptar sipas nje injoranti te nivelit DHIDHASKALIK.Mbeti populli shqiptar tek pacavurrja jote,.Nuk flas per antishqiptarizmin e ketij letyre mesjetare sllavo-greke,kjo eshte druge mesele,
Or derr or kafsheee,or druvar i Shen Vlashit!Populli shqiptar eshte nder popujt me te arsimuar ne Bote.
Edhe sot,,femijte e Emigranteve shqiptare ne Greqi jane nxenesit me rezutatet me te larta,,sepse ju kuco-vllahet dhe maloket sllave te Greqise nuk gdhendeni kollaj.
Duhen breza te beheni qytetare,.Megjithe ata karrocjeret arvanitas,qe kane peshtyre gjakun e te pareve.
Zoti D.Goxhaj ka bere nje analize te sakte dhe te besushme mbi zhvillimet e ceshtjes se Kosoves dhe rolin negativ te lobit proserb ne keto zhvillime.
Pamvaresisht se disa nga tezat e hedhura ketu nuk jane te argumentuara me fakte direkte. mbeshtetja te ato qe kane ndodhur dhe menyra si po zhvillohen ngjarjet i jep mbeshtetje intuites, dhe e ben ate me te besushme, per te shpjeguar se si do te perfundojne keto gjera ne te ardhmen, nese i lihet dore e lire qarqeve serbo-shoveniste.
Eshte per tu pershendetur guximi dhe llogjika e ftohte e z.Goxhaj per ti thene mendimet e tij troc dhe qarte per te sensibilizuar te gjithe ata qe kane veshe dhe mund te degjojne e shikojne se c’fare po ndodh me ata qe luftuan per Kosoven dhe me vete egzistencen e shtetit te porsalindur te Kosoves.
Lirimi i Goxhajt duhet te pasohet nga lirimi i komandanteve te UCK.Nese ata denohen,prisni lajme te keqija per Kosoven.
Une do ta shteoja fare thjesht muhabetin pa dorashka te “patriotizmit” enverist me gisht ne bythe:
MENDONI ME PARE PER FAMILJET DHE FEMIJET E DESHIMTAREVE TE EKZEKUTUAR KUDO NE BOTE QE I DEKONSPIROI GOXHAJ JUNJORI
dhe:
Pastaj o fanatike te “patriotizmes” enveriste dru me pre shpalosni konspiracionin ruso-serb te Gjykates Speciale te Hages ngritur me financime nga SHBA dhe me miratimin unanim te Parlamentit te Kosoves dhe me aprovimin personal te Presidentit Thaci qe ndodhet ne burg nga po kjo Gjykate qe e aproi vete me shume qef me akuza per krime kunder njerezimit, njesoi sic akuzoi Enver Hoxhen do kohe me pare per masakren kunder aleateve angleze ne Kanalin e Korfuzit me mina fringo te reja prodhim jugosllav, me urdher nga Beogradi dhe Moska
Vendimi per mos dorezimin e D. Goxhaj u ndihmua nga mungesa e ligjit per mos bashkpunim te Shqiperise me Hagen. Mos te shikohet si nje fitore e njeres pale apo deshtim i pales tjeter. Goxhaj ne mjedisin brenda e jashte kufijve mori nje goditje dhe njolle te zeze .Si dikush qe dhe pse ish ushtarak qe i din mire ligjet per nxjerrje informacioni , emra deshmimtatesh ai sfidon nje autoritet , nje gjykate speciale e votuar nga vete qeveria e Kosoves. Mbetet per t’u pare reagimi i gjykatës speciale . Le te shkruaje perseri Goxhaj emra e budalleqet e tij .
Thaci e gatoi vete Gjykaten Speciale. Ne vend qe te krijonte Gjykate Speciale per krimet serbe, krijoi Gjykate Speciale per UCKne.
Nje luftetar nuk mund te jete frikacak. Nje luftetar mund te shnderrohet ne nje tradhetar, po jo kursesi ne nje frikacak. Thaci bleu pushtetin me pazaret e Gjykates Speciale, dhe me pranimin per Zajednicat. Keto jane pazare qe i beri me Ramen dhe per Veriun. Thaci kujtonte se pazari do e mbronte ate vete, po nuk mendon qe tradhetia eshte legjitimitet per Krimet Serbe.
Serbet nuk u rruhet fare te djegin Thacin dhe ta fusin ne burg. Kur kane therrur mijera Kosovare, nuk besoj se u vjen keq per Thacin. Kaq budalla u tregua Thaci qe i besoi Rames dhe larove qe i propozuan gjykaten speciale. I forti qendron ne pozicionin e tij. PAk durim i duhej Albinit dhe ..fitoi. Pak durim qe nuk e pati ne Oher, dhe te them te drejten, Ohri eshte pika e tij e erret, per te cilen Kosova do kete pasoja, dhe duhet shume pune per te bere dicka me te vlefshme per Kosoven. Udheheqesit shqiptare nuk duhet te bien pre e presioneve qe krijojne premisa te rrezikshme per vete shtetin dhe pavaresine e vendit.
Rama ben lojen Greke ne Jug, po shet Shqiperine, ndersa Albini luhatet ne vorbullat e Asociacionit.
Kjo eshte e pafalshme
Thaçi ishte ne pushtet fill pas votimet e para te qeverise se Kosoves ,1999 e tutje .Pra dekada deri ne formimin e Gjykatës Speciale qe e kerkonin familjaret e viktimave per te denuar fajtoret e vertete.M.q.se.Gjykata e Kosoves nuk kreu detyren per asnje vrasje nderhyjne nderkombetaret per drejtesine e munguar .Te akuzuarit paten shume kohe ,shume vite te s’pastrojne dhe e liminojne shume deshmimtare .Menduan se do t’a kene me lehte .Por ja qe kane mbetur mbi 100 deshmimtare .30 deshmimtare kane dëshmuar deri tani gjate 8 muajve . Pafajësia vërtetohet ashtu si dhe fajësia.
Aldrin, pushti fanatik i Enverit, dhe armiku i perbetuar i Edi Rames,
Me behet qefi qe e ke kuptuar te VERTETEN per Hashim Thacin dhe banden e tij vrastare ne dallim nga demo kontraversi qe eshte duke e kerkuar kete te vertete ne dokumentat e arkivave te Titos qe e respekton shume, por nuk mund te bie dakord fare me tezen allogjike qe Thaci bleu pushtetin me pazaret e Gjykates Speciale te Hages, sepse prangosja e tij nga kjo Gjykate e ngritur me financime amerikane dhe me kryeprokuror nga SHBA tregon se nuk ka pasur asnje pazar per pushtetin me Hashimin qe e pranoi vete si President kete Gjykate qe e kishte miratuar me pare Parlamenti i Kosoves qe po kryen ate pune qe duhej ta kryenin Gjykatat kosovare, sepse o Aldrin pushti fanatik i Enverit, femijet dhe familjet e deshmitareve te ekzekutuar ne Bote ne nje forme llahtar mafioze po kerkojne Drejtesi dhe “tradhetetite” e tua o cope MUTI injoranti “patriotik” fanatik dhe o psikopat i semure me mendesi killeri dhe vrastari shko dhe tregoja Edi Rames, cunit te Kristaqit, Killerit te Enverit qe nuk di te kerkoje falje per krimet e familjareve te tij dhe te komunizmit vrastar te Enverit ne Shqypni.
CUNI I KRISTAQIT, KILLERIT TE ENVERIT EDHE BAR HA POR NUK JA DOREZON GOXHAJ JUNJORIN HAGES QE E KA MIRATUAR VETE
njashtu:
Si Enveri me bedelet e tij qe deklaronin se shqyptaret edhe bar han por nuk dorezojne Partine e Punes sovjetikeve qe e kishin miratuar vete si vellezer te perjetshem bolshevike
Gjykata Speciale per krimet e luftes ne Kosove(dhe jo ne Serbi?),u ngrit per te kenaqur ambicjet karrierisyte te nje Bishe sadiste i quajtur Jacke Smith,.Kete nuk e kam thene une ,e ka thene nje sekretar i ish presidentit Trump,,Ndersa vete Trump e quan Jacke Smith Bandit,e quan Bishe Urrejtese,qe bluan te paverteta.
Te burgosesh per krime lufte te sajuara gjithe komanden e UCK dmth,te perdhosesh Luften e drejte te nje populli Martir,qe ka vuajtur Atrocitetet me te perbindshme qe ka kryer bisha serbe.
Hashim Thaci,Jakup Krasniqi,Fatmir Limaj Dritan dhe Dilaver Goxhaj jane krenaria e Luftes per clirim.
Ky prokuror Bastardh dhe te tjere u pelqen te mburren ne SHBA me viktimat e denuar,ashtu si mburreshin kolonizatoret angleze me Tigrat,elefantat dhe luajt e vrare ne Indi,me fotografi,derisa i zhduken fare,.
Keto bisha te padrejta amerikane,si i quan Trump,nuk jane vetem ,kane edhe bastarde shqiptare me vete,sic eshte nje terxhymen burgjesh qe vetquhet intelektual dhe cpik klinika horror per transplant organesh,cpik Llapushnika,,shtepi te verdha dhe haure lopesh per transplant organesh,,per te perdhosur luften Heroike,te pabarabarte te djemve te Kosoves.,qe sot jane te burgosur ne Hage.
Ky maskara nuk pushon perdite te fyeje krenarine e Luftes Kosoves Hashim Thacin dhe Luften e tij..
Lulzim Basha,ay Doc i docave me vajzen e Berishes,qe luajten rolin e Kallauzit te UMNIK ave,per te gjetur shtepi te verdhe dhe shtepi muti ne Kasollet e Burrelit tash e kane qepur gojen se ju ka dale boja si tradhtare te popullit te Kosoves.Per kete i kane marre rrogat shume te larta ne UMNIK.
Hashim Thaci!U tregove shume i eduku me horrat!
Fute gjarpnit e Tiranes ne Kosove,
Pranove krijimin e gjykatave speciale ne Kosove,qe te KENAQSHIN INSTIKTET KAFSHERORE BISHAT E AMERIKES.
Nuk i them une bishes bishe,i thote ish presidenti Amerikan Trump.
Qe do t`jete me gjase edhe presidenti ardhshem.
demo duket tamam sikur te jete ngritur nga varri Enveri per te mbrojtur pastertine e marksizem-leninizmit me prokurorin Josif Pashko, me Titon dhe Hitlerin nga prapa si prapavije ideollogjike ne lufte antagoniste me BISHEN e Lige qe eshte Imperializmi Amerikan qe po e lufton edhe Armiku i Brendeshem i Kllases qe eshte ish Presidenti Trump qe qau me lot dhe denese para kamerave te CNN
sepse:
DUHET TE PAGUANTE TATIMET PER PASURINE E TIJ
Kush e zberthen kete turli komuniste le ta spjegoje
demo haraq kontraversi:
Po sikur ajo BISHA Imperialiste e SHBA Gjykata Speciale e Hages qe mashtroi Hashimin dhe banden e tij vrastare sikur u sajua ne Kohen e Qepes te Trumpit me bedelin e tij Grenel qe ishte miku per koke i Vucicit?
Ja cfare deklaroi bedeli i Trump, Richard Grenell ne nje emision TV te disa dite me pare:
“…Serbet kane te drejten e tyre te mbrohen nga sulmet e vazhdueshme terroriste te shqyptareve nga kufiri i Kosoves, prandaj per kete incident duhen investigime te metejshme nderkombetare…”
Per te shuar krsherine e fanatikeve “patriote” te Enverit ne Luften e pameshirshme ndaj Armikut te Kllases dhe BISHES se Lige qe e ysht dhe inkurajon me diversante dhe qe eshte SHBA,
JA BIOGRAFIA CV E SHKURTER E INTELEKTUALIT:
Lindur e edukuar ne nje familje borgjeze me prona dhe fabrika ne Shqypni dhe jashte vendit, prangosur dhe burgosur nga proletaret kokpalare dhe gjakatare te Enverit, liruar ne 1987 pasi u pajis me pasaporte amerikane dhe nga Rinasi direkt so karte postale ne SHBA ku gezoi te drejtat e emigrantit politik dhe filloi te punoje si perkthyes ne kufirin SHBA-Kanada per te peshkuar spiunet e Sigurimit qe kishin kryer krime llahtar te papara per Boten Demokratike, me pas punoi si perkthyes ne Hage, nuk e di por Ramushi mesiguri do te kujtohet per intelektualin qe me perkthimet e tij te sakta beri te mundur lirimin e tij nga akuzat qe kishte hedhur Fatmir Limaj lidhur me ekzekutimet mafioze ne Kosove dhe tullumin e Drejtesise e hengren ekzekutoret reale, vellezerit Balla, bedelet e Kimajt ne Llapushnik qe vuajne akoma denimin e gjate ne Hage si te gjithe kriminelet e tjere kunder njerezimit. Me pas intelektualin e ftuan te behej pjese e grupit hetimor per Shtepine e Verdhe qe zbarkoi ne Burrel per te zbardhur kete enigme kriminale si nje film horror Holivudi me killera dhe trafik organesh, njashtu sic ishte akuzuar me pare noterja shqyptare, nena e Olta Xhackes dhe keshilltarit te saj hajdut nderkombetar per trafik femijes ne Greqi qe rezultonte si trafik organesh njerezore per pasaniket e Botes, por ky mision human deshtoi sepse Fatos Nano dergoi spiunet e Sigurimit te Enverit dhe ketcenoi kryetarin e grupit hetimor, nje fakir portugez qe haberin nuk e kish fi funksiononte Drejtesia ne Shqypni. Vijon puna per demaskimin e krimeve te komunizmit me disa dokumentare nder te cilet “Divorc alla shqyptarce”, “E kujt eshte kjo kenge?”, “Ishulli i Kanibaleve” etj me shume cmime dhe medalje nderkombetare, madje me cmim edhe ne festivalin e Durresit ne Shqypni. Me tej cfare te tregosh per te shuar kureshtjen e fanatikeve “patriote” te Enverit? Pensionist qe nuk le rast pa demaskuar krimet dhe kriminelet e komunizmit fashisto-stalinist ne Shqypni dhe Kosove,
qe:
SHQYPNIA TE BEHET ME NE FUND SI VENDET E TJERA
Vertet te jene kaq naive apo budallenj kreshnik Collaku, Bardhi Muli e Paloka pr edhe Kaposhi detit apo shalqini i Lushnjes! Ju mbron Genc Burimi,cfare ironie, nje shqiptare berishist mbron Saliun dhe sulmon Ameriken, Spak, Ramen!
LETER E HAPUR “INTELEKTULIT” TE KOMENTEVE, “SIVELLEZERVE”, DHE TE NGJASHMEVE ME ATE.
I nderuar apo i turperuar shoku/zoti “Intelelektual” i forumit te DITA-s
Ne rradhe te pare ju uroj shendet, mbaresi, suksese dhe begati juve dhe familjes tuaj!
Nuk eshte ne te miren dhe nderim tim aspak te humbas kohe e te bej idiotin per t’u perpjekur te sqaroj kokave si tuajat, qe mbajne nga nje mendje te “bunkerizuar” me cfare po nxitoj te shkruaj, pasi mendjet e kokave tuaja nuk binden dhe nuk sqarohen kurre. Eshte Njesoj sikur “te hapesh nje vrime ne uje” apo te rrahesh uje ne havan”.