Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Vendimi i takon KLGJ-së”, Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka fshehu dënimin në Greqi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Vendimi i takon KLGJ-së”, Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka fshehu dënimin në Greqi
KronikeLajmi i fundit

“Vendimi i takon KLGJ-së”, Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka fshehu dënimin në Greqi

Published: January 20, 2026
Shpërndaje

Prokuroria e Përgjithshme ka faktuar se gjyqtarja Irena Gjoka ka fshehur dënimin në Greqi në formularin e saj të vetëdeklarimit. Pas përfundimit të hetimeve të thelluara 2-vjeçare, Prokuroria thekson se vendimi i autoriteteve greke, për dënimin e Irena Gjokës, me detyrë gjyqtare në GJKKO, është autentik.

Po në njoftimin e saj, Prokuroria sqaron se vendimmarrja për shkarkimin e Gjokës nga detyra apo jo, i takon KLGJ-së.  Prokuroria e Përgjithshme i ka kaluar KLGJ-së vendimin autentik të dënimit të Gjokës, bashkë me vendimin e autoriteteve greke për arkivimin e dënimit për shkak të mos ekzekutimit.

Njoftimi zyrtar:

- Publicitet -

“Mbi bazën e kërkeses së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 08.05.2024 në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjitshme është regjistruar me nr.40 procesi per verifikimin e thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit date 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka(Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Çfarë shkruhej në mediat greke? 

Vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Athinë, trupa e 23-të, tre anëtarëshe, në seancën e datës 27 tetor 2004, gjykoi kërkesën e Irena Manekut, kërkesë për revokim mase të non gratës, kundër shtetit grek, për arsye se iu ndalua hyrja në Kakavijë.

Kjo gjyqtare quhet Irena Shpata si mbiemër i vajzërisë, por që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, Gjoka. Ndërsa në atë kohë përdorte mbiemrin e bashkëshortit të saj të parë Maneku. Me bashkëshortin e saj të parë kishte tentuar të futej në Greqi me datë 24 dhjetor 2002, nëpërmjet pikës kufitare Kakavijë, duke përdorur një vizë të falsifikuar konsullore, përsa i përket afatit dhe duke u përpjekur të paraqitej si vorio epiriote. Pas këtij falsifikimi rmri i ssj u fut në listën e personave të padëshëruar të sistemit Shengen. Iu ndalua hyrja për 10 vite për arsye sigurie publike. Dhe të dhënat e saj së bsshku me shenjat e gishtave u depozituan në bazën përkatëse të të dhënave.

Pak muaj më vonë me 13 shkurt 2003, Irena Maneku u përpoq të futej sërish në Greqi nëpërmjet Kakavijës. Iu ndalua hyrja për arsye të sigurisë publike ngaqë figuronte në listën e të padëshiruarve të zonës Shengen dhe iu dha asaj shkresa përkatëse.

Menjëherë pas kësaj ajo iu drejtua Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Athinë, kundër vendimit të dëbimit. Me vendim të cilin ne e botojmë, kërkesa e saj iu dërgua, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Janinë, e cila rrëzoi kërkesën e Manekut.

Në vitin 2019 Irena Maneku duke përdorur mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, bëri kërkesë me emrin Irena Gjoka, për t’u bërë anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Për këtë gjykatë ka kritere ndaluese për këdo ndaj të cilit ka pezull një proces gjyqësor, ka një dëbim, ndalim hyrjeje në një vend të tretë si dhe regjistrim të emrit në bazën e të dhënave Shengen për probleme ligjore.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • Drejtesi me part-time says:
    January 20, 2026 at 10:36 am

    Pra Irena Gjoka fshehu denimin ne Greqi dhe kjo ne Shqiperi u kompensua duke “i rene shorti” qe te gjykoje Berishen, Meten, Belerin…

    Reply
  • Qirje dule e qirje belerin,,,dy beqir ne nje dere says:
    January 20, 2026 at 10:42 am

    Prokuroret e plepave te Saliut,,,

    Reply
  • Heretiku says:
    January 20, 2026 at 12:57 pm

    Te kerkosh te hysh ne menyre te parregullt ne nje shtet tjeter, eshte shkelje. Aq me teper ne nje shtet te BE, ku normat dhe rregullat jane shume te qarta.
    Por nga ana tjeter duhet te kemi parasysh, qe nje pjese e mire e shqiptareve qe punojne e jetojne ne shume vende europiane, fillimisht kane hyre ne ato vende ne menyre te parregullt, si klandestine, me pas me dekrete te posacme te atyre vendeve jane legalizuar. Me nje fjale, hyrja ne menyre te parregullt ne vende europiane ka qene nje dukuri edhe shqiptare ( ka pasur dhe ka nga shume vende te botes, qe hyjne si klandestine ), nje lloj “semundje” shqiptare e pas viteve 90-te.
    Personi ne fjale nuk ka kryer krime, vjedhje, trafiqe e gjera te tjera te kesaj natyre. Ka tentuar te beje ate qe kane tentuar te bejne shume bashke atdhetare te saj. Per nje vend europian kjo gje eshte e denueshme, per Shqiperine dhe shqiptaret, duke pasur parasysh kushtet dhe rrethanat e para dhe pas 90-tes, mendoj qe duhet pare me sy tjeter.
    E gjitha kjo, ne rast se behet fjale vetem per “krimin” e mesiperm, ne rast se ka “krime” te tjera, atehere eshte per tu pare.

    Reply
  • Andi says:
    January 20, 2026 at 1:09 pm

    Nese zonja gjyqtare do dale te thote qe Salihu apo Beleri I Progonatit jane te pafajshem atehere do dale qe kjo nuk eshte e denuar ne Gerrqi….

    Reply
  • Tanush says:
    January 20, 2026 at 4:25 pm

    Zonja gjyqtare nuk bere je krim po ta shohim nga pikepamja shqiptare. Jane me qindra mijra shqiptare kane hyre pa vize (ilegalisht), me vize fallco, kane qendruar jashte rregullave kur viza u mbaronte etj. Te detyruar nga varferia dhe per te gjetur menyren e jeteses ne shkelem ligjet e levizjes se vendeve te tjera, por nuk e konsiderojme krim se ishte per nevoje jetese.
    Vendete e tjera e konsiderojne krim, duam apo nuk duam ne, Gjyqtarja na paska kryer nje krim ne nje vend tjeter dhe i eshte hequr e drejta per te hyre ne kete vend apo ne zonen shengen.
    Problemi qendrom me i thelle. Zonja gjyqtare qe paska nderuar dhe mbiemrat nuk e ka deklaruar ne formularin e dekriminalizimit, pra ka A eshte ky krim per shtetin shqiptar?. Kjo ishte pjese e ligjit shqiptar te dekiminalizimit apo vettingut. Nese ligji eshte i padrejte dhe nuk duhet te fuse liten e krimeve denimet ne vende te tjera qe jepen ne lidhje me shkelejn e lejeqendrimit, hyrjet ilegale, e tjera krime qe kane te bejne me levizjen nga nje vend ne tjeterin, athere zoonja gjyqtare dhe shume kolege te saj duhet ta kishin cuar kete pjese te ligjit ne gjykaten kushtetuse dhe ta rrezonin. Keshtu qe ajo nuk do penalizhej per kete. Tani ajo vuan pasojat e ligjit, i drejte apo i padrejte ky ligj.
    Roli is saj ne gjykimin e Saliut apo ndonje tjeter per nuk ka rendesi, si gjykatse ajo mund te jepe vendim shume te drejta dhe arsyetura mire, por ka humbur kredibilitin (besueshmerine) me kete veprim qe ka bere.

    Reply
  • Pensionisti i Rruges se Elbasanit says:
    January 20, 2026 at 4:28 pm

    Anetarja e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Irena Gjoka, eshte treguar pa pervoje, duke mos marre parasysh se do te perplasej nje dite me agjenturen e fshehte serbo-greko-ruse ne Shqiperi.

    Reply
  • demo says:
    January 20, 2026 at 5:45 pm

    Nder 1 miljon shqiptare,qe kane kaluar ne Greqi per pune,nga mali,ose nga pikat doganore,,po pat ndonje qe ka kaluar me vize te rregullt ,atehere kjo gjyqtarja eshte fajtore.Koleget Irena Gjoken e kane perdorur si gomari n`dasem duke i lene Gjykimet me perveluese te Sali Berishes,ilir Metes,Bellerit etj,se nuk kane bythe vete te perballen kucedrat e krimit dhe korrupsionit.
    E nderuar qofsh gjyqtarja Irena Gjoka!
    7 mbiemra gjysher,mamallare,baballare mban Fevziu,qe nuk ka punuar nje dite per buken e gojes.7 ditelindje mban Berisha,Nje kur e polli Sheqerja,nje kur e rregjistroi komuna,nje kur u pranua ne organizate,nje kur vdiq Enveri,nje kur erdhi Ramizi,nje kur mbreteroi si president dhe nje kur mbreteroi si kryeminister.
    Dy mbiemra mban ilir Meta.Nje Metaj i rregjistruar si spiun i Sigurimit dhe nje Meta themelues i Eurosocialistes,deputet,Kryeministr,Lyder i LSI,zv kryeminister,President etj.
    Dy emra mban Edvini.Nje Edvin nga lindja deri ne regjistrimin ne spitalin psikiatrik dhe nje Edi,minister kryebashkiak,kryeminister dhe Lyder global. Ketyre nuk ju quhen,se jane si mekatet e Profeteve.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 20, 2026 at 8:21 pm

    A DO T’I KERKOJE FALJE PUBLIKE EDI RAMA FREDI BELERIT QE E MASAKROI ME SPAK -OTURAK -UN E TIJ?

    sepse:

    Ishte pikerisht Fredi Beleri qe e akuzoi i pari kriminelen Irena Gjoka, nga burgu ku e rasi Edi Rama me bedelet e Drejtesise se tij ENVERISTO-PUTINISTE dhe i tregoi Botes se GJKKO e Drejtesise se reformuar shqyptare, e drejtonte nje kriminele si Irena Gjoka e denuar nga Gjykata greke me vendim te formes se prere, qe e kishte fshehur me djallezi. Shikoni cfare QYFYRESH tregojne BAJGAT e Enverit ne internet: Irena Gjoka eshte denuar ne Greqi dhe jo ne Shqypni, o Zot kete e deklaron dallkauku Ylli Manjani qe po cudit Boten me deklaratat e tij. Mjere Shqypnia cfare injorantesh kane pasur minister drejtesie.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 20, 2026 at 9:17 pm

    Edi Rama duhet t’i kerkoje falje publike edhe Komisarit te Policise se Vlores, Dritan Zagani qe i akuzoi Ministrin Beniamin te tij, Saje Qorrin dhe e tregoi me gisht si Kapobanda e Habilajve te Krimit dhe Groges dhe Edi Rama e masakroi me liber shpie Dritan Zaganin dhe deshi ta rase ne burg si Fredi Belerin. Saje Qorin Drejtesia e denoi me burg, por Dritan Zagani eshte ne exil, ne arrati dhe asnje nga Institucionet e Shtetit nuk kujtihet per ta rehabilituar kete trim te policise.

    Edi Rama duhet t’i kerkoje falje Komisarit te Policise se Fushkrujes, Emiliani Nuhu qe e anatemoi si te tjeret, sepse nuk i u nenshtrua Rrajave te Krimit dhe Taulant Balles qe i vuri patllaken ne koke, sepse nuk pranoi te griste kallezimin e vajzes se perdhunuar mizorisht, po sikur t’ja kishin bere kete gje Lindes, si do te reagonte ky Kryeminister gangster’

    Edi Rama duhet t’i kerkoje falje Ervin Salianjit qe e rasi ne burg me Drejtesine Enveristo-Putiniste te tij, sepse guxoi te akuzonte vellane drogaxhi, te hetuesit te Enverit, Fatmir Xhafaj.

    Edi Rama duhet t’i kerkoje falje pensionisteve te BE, ngaqe vellai i tij, Olsi Rama u grabiti parate, miliarda euro me call-centerat e tij ne mes te Tiranes.

    EDI RAMA DUHET T’I KERKOJE FALJE PRESIDENTIT TRUMP, SEPSE PAGOI NJE SPIUN TE SIGURIMIT PER TE KORRUPTUAR FBI.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 20, 2026 at 9:40 pm

    Katunari Altin Dumani duhet t’u kerkoje falje publike edhe Fredi Belerit qe e akuzoi me prova fallco te stisura, si nje Kryeprokuror i Putinit ne Rusi, me deshmitare te paguar nga Policia Mafioze e Edi Rames,

    por:

    Altin Dumani duhet t’u kerkoje falje publike edhe pensionisteve te BE, kryesisht spanjolle, qe narkotrafikanti hajdut, Olsi Rama i grabiti me miliarda euro me call-centerat e tij ne mes te Tiranes, perballe zyres se Kryeministrit Edi Rama, sepse deklaroi ne Parlamentin shqyptar se Olsi Rama me Amant Josifin kishin grabitur persona te huaj dhe jo shqyptare dhe se kjo ceshtje i takonte Autoriteteve spanjolle dhe jo SPAK. O Zot cfare servili, cfare hipokriti, cfare bedeli i hajduteve eshte ky katunari Altin Dumani qe mburrej dhe i binte gjoksit si:

    HEROI I FEMIJEVE TANE

    Reply
  • ..... says:
    January 20, 2026 at 10:10 pm

    Zoti intelektual pa intelekt ! Dritan Zagani nuk ka qene komisr i Vlores, por polic i Fierit dhe ka qene bashkepuntor ne aktivitetin e droges, por pastaj u kthye nga i akuzuar ne akuzues se siç e shohim çdon dite se ç’behet me prokuroret dhe gjyqtaret tani eshte nje çudi qe vetem ne xhungel mund te ndodhe. Nuk e kuptoj si te shkau kesaj radhe se ty nuk te shket kollaj si enciklopedist dhe gjitholloge qe je. vazhdo se une s’kam nge te merrelm ty. Ti pagush me rroge mamerr mendja per keto qe shkruan. Je si puna e atyre reklamave te mallrave qe bejne ne internet qe pastaj te rekomandojne dhe komentet qe fakt i bejne vet sikur jane si….ti.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 21, 2026 at 5:31 am

    Kur nuk te pelqen intelektuali, pse i lexon dhe i replikon komentet e tij, o BAJGA e pushtetit mafioz komunist te Edi Rames, njashtu si Shaban Hundderri? Nuk e di se cfare moshe ke, por IQ e ke ZERO si te gjitha BAJGAT e Enverit, qe nuk hane pyka llogjike, dalin ne kete forum te nerum te gazetes DITA si bedele dordolece te pudhtetit hajdut enverist te Edi Rames, pa treguar asnje argument llogjik:

    DRITAN ZAGANI KA QENE OFICER I ANTIDROGES, ME SHUME VLERESIME NDERKOMBETARE, QE KISHTE KALUAR TRAJNIMIN E FBI, KUJT I PLAS SE KU ISHTE KOMISAR? NE FIER APO NE VLORE?

    Ja cfare shkruan RAI 1:

    vazhdon;

    Reply
  • intelektuali says:
    January 21, 2026 at 5:44 am

    vazhdon:

    Komisarin e Policise te exelences, Dritan Zagani, gangsteri Edi Rama e sulmoi nga media e tij bedele duke e cilesuar si

    SPIUN TE ANTIDROGES ITALIANE

    dhe:

    E shpalli Dritan Zaganin ARMIK, u dha urdher xhelateve te tij ne Drejtesi per ta rasur ne burg, njesoj, toidhjo si Fredi Belerin, me urdher enverist direkt nga media shqyptare. HA-HA-HA! Cfare qyfyri! “Spiun i italianeve” qe po ky gangsteri genjeshtar dhe injorant, Edi Rama u fali Shengjinin italianeve sikur ta kishte prone te Kristaqit qe ishte KILLERI i Enverit qe per karriken e pushtetit te tij ka falur edhe Sazanin, ka shitur te talebanet edhe Portin e Durresit si asnje kryeminister tjeter ne Bote.

    SOT SAJE QORRI PO GEZON MILIONAT PAS BURGUT PALO GJE, DRITAN ZAGANI NDODHET NE EXIL DHE ASKUSH NGA DREJTESIA ENVERISTE NUK KUJTOHET TA REHABILITOJE KETE GUXIMTAR TE POLICISE SHQYPTARE ME TRAJNIM DHE MEDALJE NGA FBI

    Te pakten t’i kerkojne falje zyrtarisht qe e anatemuan dhe e masakruan me liber shpie si nje shte mafioz, me keq se ne Rusine e Putinit

    vazhdon:

    Reply
  • Artan says:
    January 21, 2026 at 5:47 am

    Diarreja e intelektuhales vuuuu. Prape nuk i ka pirë ilaçet sot.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 21, 2026 at 5:59 am

    vazhdon:

    BAJGAT e Enverit jane dudume me IQ zero qe nuk u besojne edhe vete atyre poshtersive qe shkruajne si edepseze fanatike, Komisarin e Policise qe akuzoi Saje Qorrin si Kapobande e Habilajve te droges dhe krimit e quajne shikoni se cfare jashteqitjesh allogjike hedhin keto BAJGA kur vjen fjala per Kauzen e Partise: “… Zoti intelektual pa intelekt ! Dritan Zagani nuk ka qene komisr i Vlores, por polic i Fierit dhe ka qene bashkepuntor ne aktivitetin e droges…” HA-HA-HA! Cfare qyfyri debilesh! Kjo menyre mbrojtje eshte tipike per mafien alla Al Capone qe kundersulmon ARMIKUN me te njejtin argument. Edhe prokurorin Jovani Falcone keshtu e akuzoi Cosa Nostra ne Itali perpara se ta vriste mizorisht. Ja cfare shkruan RAI 1 per Dritan Zaganin, se per gangsterin Edi Rama e ka nxirre fare si nje Kryeminister faqezi,

    Vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    January 21, 2026 at 6:13 am

    vazhdon:
    Ja cfare ka shkruar RAI 1:

    Ish-shefi i Antidrogës, Dritan Zagani në kërkim ndërkombëtar. Pse? Sepse akuzoi ministrin beniamin te Edi Rames si kapobande e fisit te tij natkotrafikante te Vlores.

    “Foto dhe të dhënat e tij janë publikuar në faqen zyrtare të Interpolit, ku theksohet se 43 vjeçari kërkohet nga drejtësia shqiptare, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ish-shefi i antidrogës në Policinë e Fierit , Dritan Zagani u arratis nga Shqipëria më 1 shtator, ndërsa ishte lënë në arrest shtëpie pas akuzës së ngritur ndaj tij nga Prokuroria si i përfshirë në trafik droge, por edhe për shpërdorim detyre. Dritan Zagani u arrestua në maj të 2014 pasi sipas organit të akuzës ishte bashkëpunëtor i një grupi të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas Prokurorisë Zagani informonte trafikantët për lëvizjet e policisë se shtetit, ne pozicionin e tij si ish-shefi i antidrogës në policinë e Fierit . Por sipas deklarave te Policise se Shtetit, vetë Zagani kishte akuzuar me pare ministrin e brendshëm Saimir Tahiri si të përfshirë në trafik droge me farefisin e tij narkotrafikante ne Vlore. Cfare llogjike eshte kjo? Vete Dritan Zagani ne intervistë për “RAI3”: “Banda e Edi Rames më futi në burg, prandaj nuk arrita ta përfundoj hetimin e nisur nga une” dhe RAI,

    vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    January 21, 2026 at 6:24 am

    vazhdon:

    Televizioni italian RAI eshte sulmuar egersisht nga kryeministri Edi Rama, qe madje ka tentuar te nderhyje per pezullimin e transmetimeve nga RAI per kete teme delikate, por koha ka treguar se kryeministri shqiptar e ka metode pune te “fuse hundet” ne punet e te tjereve rdhe kur duket ashiqare qe eshte vete i implikuar ne trafiqet kriminale, sic rezultoi edhe me vone. Ish-oficeri i antidrogës, Dritan Zagani, që merrej veçanërisht me luftën kundër drogës, por që nga sot është një refugjat, i cili ka kërkuar azil politik në Zvicër sepse ishte ai oficer policie që ka zbuloi dhe pati guximin ta tregoje korrupsionin midis politikës dhe narkotrafikantëve në Shqipëri. Zagani përmes një interviste të dhënë për televizionin e njohur “RAI 3”, është shprehur se gjatë një hetimi për një narkotrafikant në Vlorë, ka arritur që të zbulojë një makinë tip Audi të zi, ku pas kontrollit të të dhënave rezultoi që pronar i makinës sipas tij ishte ministri i kohës në të cilën ai ka qenë në punë, Saimir Tahiri. Ndër të tjera nga RAI 3, Zagani ka thënë se nuk arriti që misionin e tij ta dërgonte deri në fund pasi ata MAFIA e droges me pushtet e futën në burg. Sot Saimir Tahiri gezon milionat e pasurise se tij, pasi Drejtesia shqiptare e denoi për shpërdorim detyre dhe asgje tjeter, ndersa Dritan Zagani ndodhet ne kerkim nga Interpoli si nje paradoks i Drejtesise shqyptare qe akush nuk di si ta lexoje.”

    Reply
  • 1thundrak says:
    January 21, 2026 at 6:35 am

    Artan vjen pak si bq ti…

    Reply
  • Artan says:
    January 21, 2026 at 7:21 am

    Njëthundrak gamor, ta hypi ndonjëri sot? Apo ta hypin përditë, pyetja është se sa?

    Reply
  • Mediatikusi says:
    January 21, 2026 at 8:05 am

    Ja pra Prokuroria e Pergjithshme po verteton ato qe opozita ka thene kohe me pare per kete gjygjtare – se eshte penalizuar ne Greqi dhe e ka fshehur ate denim (ka mashtruar Drejtesine pra) ketu ne Shqiperi.
    Pushteti Rama natyrisht qe kete e ka ditur dhe e ka perdorur per ti ngarkuar pikerisht asaj gjygjtarje gjygjet kunder opozites, e pikerisht se ka qene e kapur e ne shkelje e ka mbajtur e ruajtur ne detyre per ti sherbyer der sot.
    Por turpi i kesaj historie i perket Medias qe nuk beri asnje perpjekje qe ta vertetonte kete denim te Irena Gjokes ne Greqi e fshehjen e atij denimi qe kjo Irena beri ne Shqiperi.
    Duke treguar qarte keshtu se edhe Media eshte e kapur nga ky Pushtet, po ashtu si Irena vete.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?