Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prokuroria e Tiranës: Aida Klosi njoftoi Policinë për grabitjen, i mungonin bizhuteritë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Prokuroria e Tiranës: Aida Klosi njoftoi Policinë për grabitjen, i mungonin bizhuteritë
AktualitetKronike

Prokuroria e Tiranës: Aida Klosi njoftoi Policinë për grabitjen, i mungonin bizhuteritë

Published: January 9, 2023
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar për procedimin penal që ka regjistruar në ngarkim të pastrueses Rozeta Dobi dhe djalit të saj Havier Dobi, për grabitjen e shtëpisë së ish-drejtoreshës së Koncesioneve Aida Klosi.

“Më datë 15.12.2022, rreth orës 14:10 min, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve”, tek pallati “Orion” është vjedhur banesa e shtetases A. K. Pas kontrollit të bërë, kjo shtetase sqaroi se i mungonin të gjitha bizhuteritë të shumë viteve të cilat i ka patur tek sirtari i parë i komodinës së vogël, në krah të dollapit”, thotë Prokuroria.

Më tej, organi i akuzës thekson se më datë 27 dhjetor ka regjistruar procedim penal dhe ka pyetur fillimisht shtetasen Rozeta Dobi, duke qenë se ajo kishte 5 vite që punonte si pastruese/sanitare në shtëpinë e Aida Klosit.

- Publicitet -

Ajo që bie në sy në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Tiranës është se mijëra eurot dhe bizhuteritë thuhet se i përkasin zyrtares së lartë të shtetit dhe personave të tjerë. Ndërkohë, në dëshminë e saj, Rozeta Dobi ka thënë se të gjitha paratë që u gjetën në shtëpi i përkisnin Aida Klosit.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Tiranës:

Prokuroria Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkon “Arrest në burg” për shtetasit R.D dhe H.D., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja” e pasurisë që ka sjellë pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/3 dhe 25 të Kodit Penal.

Prokuroria Pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 27.12.2022 ka regjistruar procedimin penal nr. 9920 viti 2022.

Më datë 15.12.2022, rreth orës 14:10 min, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve”, tek pallati “Orion” është vjedhur banesa e shtetases A. K.
Pas kontrollit të bërë, kjo shtetase sqaroi se i mungonin të gjitha bizhuteritë të shumë viteve të cilat i ka patur tek sirtari i parë i komodinës së vogël, në krah të dollapit.

Për ngjarjen është pyetur shtetësja R.D., e cila ka deklaruar se prej rreth 5 vjetësh ishte pastruese e banesës.

Nga Prokuroria dhe policia gjyqësore është vijuar me kryerjen e veprimeve hetimore. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorë të dyshuar të vjedhjes së banesës së shtetases A. K., janë shtetasit R.D., dhe djali i saj H.D.

Në këto kushte nga ana e Prokurorisë është kërkuar kontrolli i banesës ku jetojnë të dyshuarit me qëllim kërkimin dhe gjetjen e provave të veprës penale.

Nga kontrolli i ushtruar janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
1. Shuma prej 58 150 (pesëdhjetë e tetëmijë e njëqind e pesedhjetë) euro;
2. Shuma prej 7000 (shtatëmijë) dollarë;
3.Shuma prej 368 000 (treqind e gjashtëdhjetë e tetëmijë) lekë;
4. Bizhuteri të ndryshme flori dhe argjend.

Mbi bazën e dyshimeve se në banesë fshiheshin edhe sende të tjera, është kontrolluar me imtësi banesa e të dyshuarve dhe në tubin e aspirimit janë gjetur të fshehura një shumë prej 404, 800 Euro, 8500 USD dhe një sasi e konsiderueshme bishuterish, të cilat dyshohen se iu përkasin edhe personave të tjerë ku R.D., ka punuar si pastruese.

Sa më lart rezulton se nga ana e shtetasve R.D., dhe H. D., është kryer vepra penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/3 dhe 25 të Kodit Penal.
Në këto kushte është bërë ndalimi i tyre me iniciativë të policisë gjyqësore.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nga Saliu te Rama, kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. populli on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  2. + on Tirana në flakë
  3. xxx on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. Kumlla avdalle on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. info analitike on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?