Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
AnalizaKronikeLajmi i fundit

Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec

Published: August 4, 2026
Shpërndaje

Nga Vladimir Karaj

Prokuroria e Vlorës ka nisur zyrtarisht hetimet për ndërhyrjet e paligjshme dhe dëmtimin e mjedisit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, ku planifikohet ndërtimi i një resorti luksoz të lidhur me familjarët e presidentit amerikan, Donald Trump.

Tre muaj pasi makineritë e rënda ndërhynë në zonën e mbrojtur Pishë Poro- Nartë për t’i hapur rrugën një kantieri për ndërtimin e resortit luksoz të lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Prokuroria e Vlorës njofton se ka nisur hetime për 4 akuza.

- Publicitet -

Në përgjigje të një kërkese për informacion nga BIRN, Prokuroria e Vlorës thotë se ka regjistruar procedimin penal me nr. 772.

“Ju bëjmë me dije se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka regjistruar procedimin penal nr. 772 të vitit 2026, për veprën penale të ‘Ndërtimi i paligjshëm’, ‘Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore’, ‘Prerja e paligjshme e pyjeve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës,” thuhet në përgjigje.

Por pavarësisht se kanë kaluar 3 muaj nga ndërhyrja, prokuroria bëri të ditur se nuk ka ende persona nën hetim për akuzat. “Ky procedim është në hetim dhe në regjistrin e veprave penale nuk ka të regjistruar emër të personi nën hetim,” deklaroi Prokuroria.

Ky është hetimi i dytë i lidhur me projektin. Më 10 qershor, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestro mbi transaksionet me vlerë 128 milionë euro për shit-blerjen e tokës në zonë me kërkesë të SPAK. Prokuroria dyshon për pastrim parash, ndërsa ka lëshuar urdhër arresti për Artur Shehun, i cili dyshohet edhe se ka tjetërsuar pronësinë në tokën ku zhvillohet projekti përmes dokumenteve të falsifikuara. Shehu dhe 19 të tjerë po hetohen mbi atë që u njoh gjerësisht si “Korporata Aruba”.

Punimet në zonën e mbrojtur u dokumentuan fillimisht nga aktivistët mjedisorë në fund të prillit, duke shkaktuar më vonë një nga lëvizjet më të mëdha anti-qeveritare në vend që prej viteve ’90, e njohur si “Revolucioni i Flamingove”.

BIRN gjeti atëherë se punimet, kryesisht shtrim rrugësh brenda zonës së mbrojtur, një rrethim me tela me gjemba dhe sheshimi i territorit për ndërtimin e një kampi punëtorësh, u bazuan në një letërkëmbim mes kompanisë “Zvërnec South Adriatic Development” dhe Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.

Sipas dokumentit, kompania njoftohej se Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit i kishte dhënë më 29 prill 2026 një leje për punime kantieri, por bëhej gjithashtu me dije se leja ende nuk ishte firmosur dhe pritej plotësimi i kushteve të vendimit.

Ndërhyrja alarmoi menjëherë organizatat mjedisore, PPNEA dhe AOS, të cilat e denoncuan zhvillimin si një shkatërrim të jashtëligjshëm të habitateve prioritare të Bashkimit Europian dhe monumenteve të natyrës. Organizatat e mjedisit kanë akuzuar se nën petkun e “punimeve përgatitore”, u ngrit rrethimi me tela me gjemba dhe ekskavatorët hapën mbi 7.4 kilometra rrugë të reja, sheshuan pjesë të pyllit dhe ndërtuan ura betoni mbi kanalet jetike që lidhin lagunën me detin. Sipas ekspertëve, kjo ndërhyrje ka krijuar një dëm të pariparueshëm duke e fragmentuar fizikisht territorin përpara se të kryhen procedurat e detyrueshme ligjore dhe pa një studim mjedisor.

Qeveria përfshi kryeministrin Edi Rama i mbrojti fillimisht punimet duke i referuar ato si zhvillime në tokë private dhe punime përgatitore. Përkundër këtyre pretendimeve fillestare muaj pasi punimet u ndaluan, në përpjekje për të mbrojtur ndërhyrjen, Rama tha në një intervistë për median britanike Channel 4 se rruga mespërmes zonës së mbrojtur u bë për të ndihmuar komunitetin.

Zhvillimet në këtë zonë dhe dhunimi i një banori protestues shërbyen si shkëndijë për një prej protestave më të gjata kundër qeverisë në vend. Prej më shumë se dy muajsh, qindra e mijëra shqiptarë kanë dalë në rrugët e Tiranës apo edhe në diasporë për të kërkuar ndalimin e projektit, anulimin e ligjeve kontroverse që e mundësojnë atë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Projekti masiv “Zvërnec Peninsula” i bërë publik në vitin 2024 nga Kushner, po zhvillohet nga shoqëria “Zvërnec South Adriatic Development” sh.p.k., e cila është e regjistruar në Katar ashtu si kompania simotër Albania Land Development që u fut në proces të blerjes së tokës. Të dy kompanitë zotërohen në fund nga tre kompani, Assets Real Estate Ventures LLC, e regjistruar në Katar me përfitues fundorë vëllezërit miliarderë Moutaz Al-Khayyat dhe Ramez Al-Khayyat, Global Travel Retails SA e regjistruar në Luksemburg, me pronësi të panjohur dhe JAMCO Global LLC e regjistruar në Delaware, gjithashtu me pronësi të panjohur.

Reporter

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Vl says:
    August 4, 2026 at 8:00 pm

    Ule gryken ule thoj. E u QR

    Reply
  • Hasan Zyko Kamberi says:
    August 5, 2026 at 7:48 am

    KY Shehu I Arubit, a ka te beje me Shehaj e pastrim it te parave dhe shitjes se vilave ? Nese po, kjo eshte arsyeja e bllokimit te hetimeve sepse:kadiut, ti rrefec parane, ters e vertit sherihane, per para’ shet edhe t’ane, IA di kimene parase

    Reply
  • Liria says:
    August 5, 2026 at 3:37 pm

    Sa te jem gjalle une, asnje bashkepunetor i imi nuk preket nga SPAK! RamaZoti

    Reply
  • I indinjuar says:
    August 5, 2026 at 6:16 pm

    Nuk ka persona nen hetim ? Po ai moterqiri qe mori zvarre qytetarin nen hunden e policeve barkderra, nuk eshte nen hetim ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?