Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me publikimin e meterialeve të botuara nga autorët e sulmit kibernetik. Në një njoftim zyrtar policia njofton se prokuroria ka vendosur ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik.
Sipas prokurorisë është vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.
Në rast të shkeljes së këtij vendimi, Njësia C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit do të nisë menjëherë hetimin në kuadër të procedimit penal Nr.5430/2022, për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.
‘Në zbatim të vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të datës 19.09.2022, për sekuestrimin e të dhënave, në kuadër të procedimit penal Nr.5430 të vitit 2022, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve” bëjmë me dije mediat dhe opinionin publik se:
Me vendimin e datës 19.09.2022, Prokuroria ka vendosur ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, vendim ky në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale “Ndalimi i publikimit të aktit”.
Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.
Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi.
Në rast të shkeljes së këtij vendimi nga cilido, Njësia C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit do të nisë menjëherë hetimin në kuadër të procedimit penal Nr.5430/2022, për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e mediave dhe të opinionit publik, pasi publikimi i këtyre të dhënave cënon rëndë rendin publik dhe sigurinë kombëtare.’- njofton policia.
a.m/dita

Meqe km na doli lakuriq dhe se mbulojne dot o burra ti nxjerrim syte popullit
Rrofte policia e pushtetit
Po keto ndodhin ne te gjithe Boten! Pastaj kur gazetare si Lala.Klpdiana,na japin info,mendoni ku ka arritur gazetaria Shqiptare! Edhe Dorjana Bezat tek Kol Balla,bashke me Anilen po mundohen te na futin friken! Nuk jem jemi vetem! Kemi Ameriken dhe BE ne krah! Lehni o armiq te Shqiperise te shitur dhe te blere!
Keto gazeta dhe gazetare plehra te shitur duhet te mberthejen si armiq te Shqiperise sepse paguhen nen dore nga vende armiq te demokraci se dhe vendit nga agjente te Rusia iranit serbit bullgaret dhe grekut ti bejne varin Shqiperise. Keta jane tell alley e vdekjes dhe shkatrimit krimit dhe korupsionit ndaj duhet tuvuloset goja e qelbur. Opozita me e qelbur e shitur ne bote eshte opozita e plehrave PD dhe PL me mmafiozet S Berisha dhe I meta.
o Spak vazhdon ende propagandën proamerikane.
po amerika e ka treguar vet që ësht kryeqendra botërore e imperializmit.
pra nuk bazohet në miqësi apo bashkëpunim por vetëm kërcënim dhe shfrytëzim. Do që Shqipërin ta ket një mini Alaskë në Europë.Të na e marrin dhe gazin dhe naftën dhe në fund fare tia japë Shqipërin me koncension grekoserbit
mediat janë vegla të klasës në fuqi. në këtë rast borgjezisë. marrim një shembull. gazeta dita ësh një gazet servile e edvin ramës dhe njihet që censuron dhe nuk lejon komentet që me të drejt e etiketojn si servile të Rilindjes antishqiptare.
Dihet që media ka një pronar(me shum lek, ky leku ka pasur nga ndonjë pushtet mbështetje) dhe ky pronar ësht i lidhur me 1 parti, ndaj pronari e kthen gazetën në tellall të partisë. dmth, media ësht biznes