Teksa ishte duke u kthyer nga Vlora, aty ku zhvilloi takimin e radhës me drejtuesit lokalë, kryeministri Edi Rama u fut në një lidhje live në rrjetet sociale duke denoncuar një vendim të një prokuroreje për një ndërtim në Theth.
Rama u shpreh se është lejuar një ndërtim në zemër të Thethit në shkelje totale të ligjit, por prokurorja Gjeli ka dalë me vendim se nuk ka vepër penale.
Rama shprehet më tej se këtë çështje do ta përciellë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
“Prokurore zonja Gjeli, që më la pa fjalë. E ndave vendimin me disa të tjerë për të kuptuar se çfarë nuk arrija dot unë të kuptoja, por edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë. Po lexoj si arsyeton zonja Gjeli, prokurore e Republikës së Shqipërisë, e paguar me taksat e shqiptarëve, e cila presupozohet se duhet të mbrojë qytetarët nga individë si ai që ka plagosur Thethin në cenim total të çdo lloj norme bashkëjetese dhe në shkelje flagrante të një sërë ligjesh, pasi aty është një zonë e mbrojtur.
Është e pabesueshme deri në kufijtë e të llahtarshmes. Një prokurore para një krimi mjedisor, të një krimi ndaj zone ligjërisht të mbrojtur, të zgjatet në një jerm, një përrua psikik i pashtershëm, të mos fillimit të një çështje penale.
Ndërkohë, të gjithë ata banorë ndihen të përdhunuar nga një individ, i cili në mes të Thethit ka ngritur fshatin e vogël Turistik në mes të Thethit, ndërkohë kjo nuk përbën vepër penale për zonjën Gjeli.
Ka vendime skandaloze të prokurorëve.
Tani po kthehem nga Vlora ku vazhdojmë punën po ju jap një tjetër fakt sesi na është bërë e pamundur të zhvillojmë projektin Vlora Sport në Pyllin e Sodës sepse një prokuror ka vendosur në sekuestro pronat dhe ato zgjasin me vite të tëra.
Unë i kam kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të veprojë menjëherë ndaj zonjës Gjeli, e cila ka lënë në baltë qytetarët e Republikës, e cila është e padenjë për t’u paguar si prokurore, kam kërkuar që çështja e saj t’i përcillet Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, tha Rama.
j.l./ dita

Ndërto ,prish mjedisin dhe pastaj merrë masa.Kjo është drejtësia shqiptare?
Te ben moral i pamorali, Gjeli i Surrelit.
“Eshte lejuar nje ndertim pa leje ne zemer te
Thethit, ne shkelje totale te ligjit thote”!!…..
he zot he, po ti ke shkaterruar gjithe bregdetin,
ate perle te natyres qe Himariotet kishin ruajtur
me gjak nder shekuj. Ti ja kalove edhe Salehut,
o gje e pa ngopur.Dulaket, Gagacin e Xhackes qe
ti e mbron hapur dhe rrase ne burg Goro dudumin. Z. Manen qe ka ngritur ate shemtire afer Palases, qe here me ngjan me nje varreze e here me nje koshere bletesh. Ik ore skizofren ku na re ne pjese,
na tregon edhe ligjin tani
Nuk ka Zaptim Trojesh si n`kohe te Berishes!
Ejjj zot shyqyr qe te kane ardhe ment persembari!Zoti Rama,te dhente Perendia ymer e pushtet,sa t`jete Jeta! Dro mi perzen edhe ato katundaret qe kane zaptu tokat e mija me Fermanet e Berishes.Prishja mor malokeve se na moren jeten.Nuk njohin as Tapi,as Ligj,as kanun,
Remo po si nuk u ngope një herë së ngrëni mut o burrë i dheut po tu bënë 12 vjet që ha pa pushim . Sa më shumë mut ha ti aq më shumë deputetë fiton Rama .