Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pronat e konfiskuara të krimit dhe korrupsionit përgjatë 2022-2024, ja sa arrin vlera e tyre vetëm në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Pronat e konfiskuara të krimit dhe korrupsionit përgjatë 2022-2024, ja sa arrin vlera e tyre vetëm në Tiranë
EkonomiLajmi i fundit

Pronat e konfiskuara të krimit dhe korrupsionit përgjatë 2022-2024, ja sa arrin vlera e tyre vetëm në Tiranë

Published: March 3, 2025
Shpërndaje

Në Tiranë vlera e pronave të konfiskuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për vitet 2022-2024 llogariten në vlerë rreth 7,3 mln euro.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar për herë të parë një katalog me pasuritë e konfiskuara në 16 qytetet e Shqipërisë.

Ky katalog përmban një listë të detajuar të pasurive të konfiskuara me vendim gjykate të formës së prerë, duke përfshirë informacion të plotë mbi llojin, vendndodhjen dhe statusin aktual të tyre.

- Publicitet -

Pasuritë e konfiskuara bazuar në vendimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë kaluar në favor të shtetit.

Në Tiranë vlera e pronave të paluajtshme përshirë apartamente banimi, ndërtesa, ambiente biznesi apo troje llogaritet të jetë rreth 708,504,838 lekë apo rreth 7,3 mln euro.

Në Tiranë pasuritë e konfiskuara janë bazuar në vendimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit për periudhën 2022-2023-2024.

Pasuritë e tjera të paluajtshme të konfiskuara gjenden në qytetet si, Durrës, Shijak, Kavajë, Lushnjë, Fier, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Berat, Kuçovë, Poliçan, Elbasan, Rrëshen, Lezhë, Shkodër dhe Peshkopi.

AAPSK ka sqaruar se katalogu është publikuar në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, veçanërisht bazuar në Ligjin Nr. 34/2019 “Për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”, i cili përcakton rregullat dhe procedurat për sekuestrimin, konfiskimin dhe administrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Sipas ligjit “Për administrimin e pasurive të konfiskuara” pronat e konfiskuara mund të shiten apo të lëshohen me qira nëpërmjet të cilave shteti siguron të ardhurave.

Fillimisht pasuritë e paluajtshme të sekuestruara kalojnë në pronësi të shtetit.

Ligji përcakton se me marrjen dijeni të vendimit të gjykatës për konfiskimin e pasurive, Agjencia, brenda 30 ditëve, u kërkon institucioneve përkatëse për kalimin e pasurisë në favor të shtetit dhe në administrim të Agjencisë. Me kalimin e pasurisë në favor të shtetit, Agjencia përgatit raportin tekniko-financiar me rekomandimet përkatëse për destinimin, mënyrën dhe kushtet e administrimit të pasurisë së konfiskuar.

Ndërsa Këshilli i Ministrave, me vendim, përcakton kriteret e vlerësimit, të mënyrave dhe të procedurave të dhënies në përdorim e të tjetërsimit të pasurive të konfiskuara.

Nga administrimi i pasurive të sekuestruara e të konfiskuara nga shteti përfitohen të ardhura nga: a) dhënia me qira e pasurive; b) administrimi i drejtpërdrejtë apo nëpërmjet të tretëve i veprimtarive ekonomike; c) interesat e përfituara nga depozitimi i vlerave monetare në llogari bankare apo bono thesari; ç) të ardhurat nga tjetërsimi i pasurive të konfiskuara; d) të ardhurat nga shitja e pasurive; dh) të ardhura të tjera në çdo lloj cilësie a burimi të ligjshëm.

Monitor 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kuvendi miratoi projektligjin për huanë nga SHBA, kush ishin tre kartonët jeshilë të PS-së që munguan
  • 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA-në
  • Ratifikimi i Marrëveshjes së Huasë direkte mes Shqipërisë dhe SHBA-së, reagon Ministri i Mbrojtjes
  • Përplasjet para Parlamentit, protestuesit lënë mesazhin: Ndalni dhunën!
  • Tentoi të rrëmbente vajzën nga Nepali, arrestohet 30-vjeçari nga Tepelena

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  2. Ela on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. K O R C A on Pse heshtin artistët?
  4. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  5. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?