Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protesta e 6 dhjetorit, Veliaj: Ilir Meta dhe Sali Berisha si Esat Pasha; Duan të turpërojnë Shqipërinë përpara gjithë botës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Protesta e 6 dhjetorit, Veliaj: Ilir Meta dhe Sali Berisha si Esat Pasha; Duan të turpërojnë Shqipërinë përpara gjithë botës
AktualitetPolitike

Protesta e 6 dhjetorit, Veliaj: Ilir Meta dhe Sali Berisha si Esat Pasha; Duan të turpërojnë Shqipërinë përpara gjithë botës

Published: November 22, 2022
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj komentoi protestën e lajmëruar nga opozita për në 6 dhjetor, ditë që përkon me Samitin e madh kur në Tiranë do të vijne te gjithë liderët e Europës. Duke i krahasuar Metën dhe Sali Berishën me Esat Pashën, Veliaj deklaroi se këto janë lëvizjet e një njeriu të dëshpëruar.

“Kur ka aktivitete të tilla, një samit ndërkombëtar, nuk është opozita e vendit që do të lajë hesapet në atë ditë. Së pari, i bie që është impotente në 364 ditët e tjera. Pra mezi pret ditën që të shaje vendin e vet tek të tjerët, tek vizitorët. Së dyti, ne nuk e kemi as në zakon, edhe nëse kemi një grindje, një debat në shtëpi, kur kemi miq, ka një armëpushim, ka një paqe deri sa të largohen miqtë dhe pastaj i kthehemi tabiateve tona të vjetra. Kështu që, në këtë sens, pyetja është kush janë këta që e ndjekin Saliun? Kush janë ata që do dalin dhe do turpërojnë Shqipërinë përpara gjithë botës? Ditën e Rinisë e kanë në datën 8 dhjetor, ajo është festa kombëtare që përkon me Lëvizjen Studentore, themelimin e partisë e kanë disa ditë më vonë. Kështu që, të gjesh një tjetër sebep të shash Shqipërinë, siç bën me fotot e Kabulit të Ilir Metës, apo me parkingun e ETC-së të Saliut dhe të Lulit kur menaxhonin ata bashkinë, është vërtet, vërtet diçka që historia nuk do ta falë dhe kam përshtypjen kur të shkruhen rreshtat e historisë për shqiparët që në mënyrë konstante sabotuan vendin, kam përshtypjen që shumë rehat me Esat Pashën do rrinë edhe këta udhëheqës që në ditët tona kritike, kur ne sapo e kemi nisur këtë sprint për të hyrë në BE, duan që te lajnë hesapet e tyre. Sigurisht këto janë lëvizjet e një njeriu të dëshpëruar, se njeriu që nuk ndihet mirë me veten, nuk nxjerr foto nga arkiva, apo fotot të Kabulit”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se sondazhet tregojnë se Berisha dhe Meta janë më të urryerit. “Shohin sondazhet, shohin që janë njerëzit më të urryer sot në Shqipëri dhe në këtë sens kur thonë “kërcen nga belaja”. Por ky kërcim i tyre nga belaja ka kosto për vendin. Pra kemi një grup që punon të sjellë të gjithë liderët e Europës, të jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë, të bëhemi Qyteti Europian i Sportit dhe ndërkohë kemi një pjesë tjetër që shaj, shaj, shaj dhe mallko, dhe ti mendon kushedi sa keq jetojnë. Në fakt jetojnë të gjithë në Gjirin e Lalsit, çohen çdo mëngjes, u bën shërbëtorja kafen, pasi kanë pirë kafen me shërbëtoren vijnë në Tiranë, helmojnë gjithë televizionet tona që populli të merret dhe të ripërtypë të gjithë sharjet dhe shpifjet, apo të sqarojë kjo është foto e vjetër apo e re, kush e kishte Tiranën kur përmbytej, e kështu me radhë. I helmojnë edhe te emisionet e darkës, pastaj kthehen prapë te vilat e tyre. Dhe nëse Shqipëria do ishte aq tmerr, këta të 2 do iknin të parët. Fakti që rrinë dhe që thjesht e përdorin Shqipërinë për karrierën e tyre politike, për mbrojtjen e tyre nga akuzat kriminale dhe për ta mjelë sa herë që kanë pasur rastin, do të thotë që për këta Shqipëria është vendi ideal. Për Saliun dhe për Ilir Metën, Shqipëria është parajsë. Si ka mundësi që kur Kosova është në një moment delikat, plas diçka në Tiranë? Këta qartazi e bëjnë punën shumë mirë, por nuk e bëjnë për popullin shqiptar. Ndoshta e bëjnë për rublat ruse, apo për interesat e tyre nga lindja, por për popullin shqiptar dhe për perëndimin, këta nuk duan t’ia dinë”, theksoi Veliaj.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Eni says:
    November 22, 2022 at 2:47 pm

    Si Griseöda jote….ju po e merni ne qafe vendin

    Reply
  • demo says:
    November 22, 2022 at 6:15 pm

    Pse te rreh mendja tek Esad pasha,,sepse si esad pasha po e ndjeni veten,qekur deklaruat para grekeve qe Greqia mund te zmadhohet me 12 milje nga mikroishujt ne drejtim te tokes shqiptare,,pa DROJE FARE,SE ESHTE E DREJTA E SAJ…Kete perserisin tani greket,
    Pse te rreh mendja tek esad pasha?Sepse si esad pasha ju po dorzoni Butrintin,po shisni Syrin e kalter,,PO ASGJESONI DURRESIN ,PO JA JEPNI HASMIT.
    Esad pasha mori nga kral Nikolla 2000 qese flori per dorzimin e Shkodres.
    Edi Rama mori 2 miljard euro per Dorzimin e Durresit.
    Shkodren e kthyen Austriaket..
    Po Durresin kush do na e ktheje?
    Prandaj ju shkon mendja tek Esad Pasha juve.

    Reply
  • Andis says:
    November 23, 2022 at 2:04 am

    Kurse ju jeni Avni Rustemi qe qelloi pa meshire ne opoziten e malokeve te kryesuar nga Sali Berisha.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  • Mbrëmë tensione te Komisariati 3, protestuesit e arrestuar dalin sot përpara togave të zeza (emrat)
  • Eurodeputetja: Ja kush qendron pas projektit për Sazanin dhe Nartën
  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  2. K R on Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  3. Tellalli on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Dashi on FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  5. xxx on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?