Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Protesta e bufit, lajthitje e rrezikshme”, Rama: Mbyllja e TikTok s’ka të bëjë fare me zgjedhjet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Protesta e bufit, lajthitje e rrezikshme”, Rama: Mbyllja e TikTok s’ka të bëjë fare me zgjedhjet
Lajmi i funditPolitike

“Protesta e bufit, lajthitje e rrezikshme”, Rama: Mbyllja e TikTok s’ka të bëjë fare me zgjedhjet

Published: March 10, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, përmes një video-mesazhi në Facebook, ka adresuar vendimin për mbylljen e TikTok-ut në Shqipëri, duke theksuar se kjo masë ka ardhur pas kërkesave të shumicës së prindërve dhe mësuesve në Këshillimin Kombëtar. Sipas tij, ky vendim nuk ka lidhje me lirinë e fjalës apo zgjedhjet, por me sigurinë e fëmijëve në internet.

“95% e prindërve dhe mësuesve na kanë kërkuar që ta mbyllim TikTok-un sa më shpejt. Ne jemi futur në dialog me kompaninë dhe presim që brenda pak muajsh ajo të na paraqesë një plan të qartë për sigurinë e fëmijëve,” – deklaroi Rama. Ai shtoi se mbyllja është përkohshme dhe se do të zgjasë deri në momentin kur TikTok të ofrojë garanci të plota për mbrojtjen e të miturve.

Në këtë mesazh, Rama ironizoi edhe opozitën dhe kreun e PD, Sali Berisha, duke e quajtur atë sërish si “bufi i kënetës” dhe duke kritikuar qëndrimin e tij lidhur me protestën e thirrur kundër mbylljes së TikTok.

- Publicitet -

“Bufi i kënetës i bën thirrje fëmijëve të mos shkojnë në shkollë dhe prindërve t’i bashkohen protestës për TikTok-un. Kjo është filozofia e opozitës: të helmojnë debatin politik dhe të përdorin çdo temë për të sulmuar,” – u shpreh Rama.

Ai e konsideroi këtë qëndrim një “lajthitje të rrezikshme”, që sipas tij, ka kaluar nga politika në përfshirjen e fëmijëve në beteja politike. “Nuk është më për të qeshur kur kjo shkon deri te fëmijët,” – shtoi ai.

Në përfundim, kryeministri theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment kritik për të ardhmen e saj dhe se zgjedhja është mes “hyrjes në Evropë” apo “zhytjes në kënetën e së shkuarës”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • flase says:
    March 10, 2025 at 5:44 pm

    Une theme kesaj radhe para zgjedhejve ti bejme nje bust Sheqeres si njeriu qe na pruri ne shesh Sali Berishen me nje mije fytyra dhe nje tjeter Karaxhiçit per ndryshim rrace. Ndersa te shpallet ne tabele te turpit per shqiptaret qe votojne Sali B…., mafjozi Fazlliç. Ore, se bej dhe shaka, po keta shqiptare e kane koken mbi shpatulla apo e kane ne vend tjeter? Si mund ti shkoshe prapa nje krimineli si Sali Berisha qe s’i la gje pa bere shqiptarit te ndershem? Apo do e votojne ata shqiptaret e pandershem.

    Reply
  • info analitike says:
    March 10, 2025 at 7:30 pm

    ai bufi ky kukumjacka. Na kenaqen dy idiote mediatike qe jane bere me keq se ato plakat llafazane te lagjes.

    Reply
  • chp says:
    March 10, 2025 at 9:18 pm

    Nese shikojme ditelindjet Sali Monstra eshte 1944 ,kurse Edi Ramortja eshte 1964 pra 20 vite diference…E vecanta e Salileshit eshte se per ceshtje edhe ordinere ngre furtuna kurse Rama per ceshtje te medha vetem belbezon….Dhe tani Shtrigu viqidolit eshte ne ekstaze per fitoren kurse Rama sic shihet ne kete foto eshte si te “Ura e psheretimave.”…Kush eshte sekreti ? Berisha ka vrare protestues dhe nje palo ambasdor si Arviziu e quajti burre shteti dhe Rama nuk pipetiu..Nese Rama nuk do te shohe veten ne burg si Nano-Meta-Veliaj duhet qe bufit ti thote Vrases …si i tha Imer Mushkola Berishes direkt VRASES-HAJDUT-TRADHETAR dhe shikoni videon si u be Berisha si spec i kuq dhe ju mor goja nga tronditja…

    Reply
  • demo says:
    March 10, 2025 at 9:18 pm

    Keta e lane Trapin pa Mbrojtje!Saliu i mori Kryetarin e Fushates,Veliu i mori Studion Avokatore,Po ti Rame cfare do ti marresh,Noc Rrokun?
    Berberi qe rruan mbrene,
    Rruan dhe Pasho bene.

    Reply
  • demo says:
    March 10, 2025 at 10:58 pm

    Pa pa pa pa,,!Katundari shqiptar mbetet po ay qe ka qene ketu e 1000 vjet te shkuara,.Prandaj kemi mbetur te fundit e Botes,,sepse nuk kemi dinjitet kombetar,.Perrallat nga koha Byzantit tregojne katundare shqiptare qe hyjne kollovare ne kryeqytet dhe martohen me te bijen e Dhespotit.Halili merr te bijen e Krajlit,Tanushen,Ne kohe te Turqise do vinte berberi prej Stambolli qe rruante sulltanin,qe te rruante edhe kartundarin shqiptar diten e dassmes,.per buje te fshatit.
    Qe te plaste Terbaci e te bente Bam!,Thanas Gjika e mori nipin Gjon Gjika nga Gjirokastra, e dergoi ne Padova te studionte Drejtesi,.Ja ndryshoi emrin,ja katranosi Johann Capo D`istria.Kete e moren ruset ne Korfuz dhe e bene oficer ne Krime .Me kete goxha Princ rus me emer venecian e bene Presidentin e pare te Greqise.Po ujqit arvanite ja ndien eren Qenit te Terbacit dhe e vrane.Maloku sali Berisha per inat te fshatit,qe te plasi e te beje bam Edi Rama ka marre nga Amerika kryetarin e fushates te Perandorit Trap,qe do tja fshije gjithe krimet dhe hajdutlluqet ,cfare ka bere e cfare nuk ka bere!Erion hajduti cun punetor ka marre me qera gjithe Zyren Avokatore te Trapit,qe ti dridhen kembet Olsi Dados neser ne seancen per masen e sigurise,ta liroje ne salle. Ku i gjeti parate te paguaje tre Avokate te zyres se Presidentit te Botes?I paguan vellai,Eshte president Firme nga viti 2005.Bujen e beme.Esad pasha luan tavell shesh besh me sulltanin, Mbretin Petar,Car Alexandrin i ka Mik shpie,Me presidentin e Frances luan poker,me Mbretin e Italise del per gjah,.Cfare duan me teper shqiptaret?Duan Shkodren dhe Janinen,,Cfare budallenjsh. Me mire tu vjedh Une,se nje Tjeter!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?