Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protesta e studentëve në rrethe, arrestohen dy të rinj në Korçë, tensione në Lezhë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Protesta e studentëve në rrethe, arrestohen dy të rinj në Korçë, tensione në Lezhë
AktualitetKronike

Protesta e studentëve në rrethe, arrestohen dy të rinj në Korçë, tensione në Lezhë

Published: October 16, 2026
Shpërndaje
Pamje nga Lezha

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona dhe ka nisur procedimin penal për 23 të tjerë, pas protestës studentore të zhvilluar një ditë më parë në qytet. Sipas njoftimit zyrtar, disa pjesëmarrës të maskuar dyshohet se kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur gurë, pllaka guri dhe sende të forta metalike në drejtim të institucioneve shtetërore dhe pronave publike.

Si pasojë, janë dëmtuar godinat e Bashkisë së Korçës, Drejtorisë Arsimore, Universitetit “Fan S. Noli” dhe gjimnazit “Raqi Qirinxhi”. Dëmtime janë shkaktuar edhe në kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistikën rrugore. Policia bën me dije se masat janë marrë në përfundim të veprimeve hetimore lidhur me incidentet e regjistruara gjatë tubimit.

- Publicitet -

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Kundërshtuan punonjësit e Policisë, shkatërruan me sende të forta dhe me zjarr, godinat e institucioneve shtetërore dhe prona publike, gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 23 të tjerë. Gjatë tubimit të zhvilluar dje, në qytetin e Korçës, dhjetëra pjesëmarrës, disa prej tyre të maskuar, kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur gurë, pllaka guri dhe sende të forta metalike drejt institucioneve shtetërore dhe pronave publike.    

Si pasojë e këtyre veprimeve të kundërligjshme, janë dëmtuar godinat e bashkisë Korçë, Drejtorisë Arsimore, universitetit “Fan. S. Noli” dhe gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, si dhe kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistika rrugore. Gjatë gjithë tubimit, punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim janë përballur me akte dhune dhe kundërshtimi, përmes hedhjes së gurëve dhe sendeve të forta nga grupe pjesëmarrësish të maskuar.  

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. L., 21 vjeç, banues në Voskop dhe O. K., 19 vjeç, banues në Bilisht, si dhe u proceduan penalisht 23 shtetas (15 prej tyre të mitur). Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të datës 15.10.2026 dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte dhune ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private, gjatë kësaj date. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Nxënësit e gjimnazeve në Shkodër kanë bojkotuar mësimin këtë të premte, duke iu bashkuar protestave të të rinjve që janë shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit. Me thirrjet “Bojkotoni mësimin” dhe “Rama, jep dorëheqjen”, gjimnazistët kanë dalë në rrugët e qytetit të Shkodrës.

Protesta e zhvilluar nga gjimnazistët në Lezhë, të cilët bojkotuan mësimin këtë të premte, është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë. Pas tentativës së dështuar për të hyrë në ambientet e Bashkisë, protestuesit kanë thyer xhamat e një gjimnazi, si dhe kanë shkulur disa kangjella dhe tabela të sinjalistikës rrugore.

Ndërkohë, situata është tensionuar më tej nga përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Sipas raportimeve, zëvendësdrejtori i Rendit u ka dhënë urdhër efektivëve të tërhiqen.

Protestave u janë bashkuar edhe nxënës në Elbasan e Gramsh, të cilët kanë braktisur mësimin për të protestuar. Ndërkohë, gjimnazistët e Kamzës janë grumbulluar që në orët e para të mëngjesit pranë shkollave dhe më pas kanë nisur marshimin drejt Tiranës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mbyllet ambasada e Izraelit në Tiranë: “Rihapja varet nga situata”
  • “Është më e lehtë të punosh me Putinin”, Trump sulmon Zelenskyn
  • Protesta e studentëve në rrethe, arrestohen dy të rinj në Korçë, tensione në Lezhë
  • U bë heroi i protestës me reagimin, dëshmia e nënës gazetare: Kush është Klevi Metaj, çfarë ndodhi mes tij dhe policëve
  • Letërkëmbimi pasionant mes Albert Kamy dhe Simone de Beauvoir, dy prej mendjeve më brilante të një shekulli

Komentet e Fundit

  1. Laboviti on U bë heroi i protestës me reagimin, dëshmia e nënës gazetare: Kush është Klevi Metaj, çfarë ndodhi mes tij dhe policëve
  2. demo on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  3. Fjalë me vend on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  4. Vlora 97 on U bë heroi i protestës me reagimin, dëshmia e nënës gazetare: Kush është Klevi Metaj, çfarë ndodhi mes tij dhe policëve
  5. Phoenix on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?