Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protesta masive dhe të përgjakshme në Indonezi, pasi politikanët vendosën t’i rrisin pagat vetes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Protesta masive dhe të përgjakshme në Indonezi, pasi politikanët vendosën t’i rrisin pagat vetes
BoteLajmi i fundit

Protesta masive dhe të përgjakshme në Indonezi, pasi politikanët vendosën t’i rrisin pagat vetes

Published: September 1, 2025
Shpërndaje

Partitë politike në Indonezi kanë rënë dakord të heqin disa nga përfitimet financiare që gëzojnë deputetët, në përpjekje për të qetësuar protestat që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit.

Prej një jave, disa qytete të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Xhakarta, janë tronditur nga protesta të mëdha antiqeveritare, të cilat në disa raste janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë.

Shkak për protestat është bërë një shtesë mujore prej 50 milionë rupiahësh (rreth 3,030 dollarë) në përfitimet e deputetëve, një shumë që është afërsisht dhjetëfish më e lartë se paga minimale në Xhakartë, transmeton BBC.

- Publicitet -

Presidenti Prabowo Subianto njoftoi të dielën se disa nga këto privilegje do të shkurtohen, përfshirë edhe përfitimet mujore dhe udhëtimet jashtë vendit të deputetëve. Ndërkohë, ai dënoi dhunën gjatë protestave, duke theksuar se disa veprime “kanë kaluar kufijtë e protestës paqësore” dhe mund të konsiderohen si “tradhti dhe terrorizëm”.

Presidenti ka urdhëruar forcat e sigurisë që të ndërhyjnë me forcë ndaj rasteve të plaçkitjeve dhe dëmtimeve të pronës publike. Shtëpia e ministres së Financave, Sri Mulyani Indrawati, ishte një nga disa rezidenca që u sulmuan nga protestuesit të dielën.

Tensionet u përshkallëzuan pas vdekjes së Affan Kurniawan, një 21-vjeçar që punonte si shofer, i cili u përplas për vdekje nga një automjet policie gjatë një proteste të enjten në Xhakartë.

Të paktën tre persona humbën jetën pasi protestuesit i vunë flakën një ndërtese të parlamentit rajonal të premten në mbrëmje. Gjatë fundjavës, përplasjet vazhduan me përdorim të gazit lotsjellës nga ana e policisë dhe hedhje të bombave artizanale nga protestuesit.

Megjithatë, koncesionet e qeverisë duket se nuk e kanë shuar zemërimin popullor.

Kreu i organizatës më të madhe studentore në vend, Muzammil Ihsan, deklaroi për agjencinë “Reuters” se vendimi i qeverisë është “i pamjaftueshëm” dhe se protestat do të vazhdojnë.

“Qeveria duhet të adresojë problemet e thella të sistemit. Zemërimi që shohim në rrugë nuk është pa arsye”, – tha ai.

Protestuesit kanë kërkuar rritje pagash, ulje të taksave, masa më të ashpra kundër korrupsionit, dhe kanë dënuar qasjen e dhunshme të policisë ndaj demonstruesve.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Vlonjati says:
    September 1, 2025 at 5:17 am

    Kurse ne beme sehir se si politijanet tane tallem me ne e I ngrene rrogat e tyre si u do qejfi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish

Komentet e Fundit

  1. K R on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  2. Right Side on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  3. Hamza 🤮🤮 Rama 🤮🤮 PISI on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  4. Reshit Lala on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Anonymous on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?