Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me protestën e paralajmëruar në Tiranë për lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ‘thumbuar’ kryeministrin Edi Rama. Me anë të një postimi në llogarinë e Lëvizjes Vetë-Vendosje në Facebook, kryeministri Kurti theksoi se Lëvizja Vetëvendosje mbështet çdo qytetar që kërkon drejtësi për udhëheqësit e UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
Sakaq Kurti shtoi se “ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj”.
Sipas Vetë Vendosjes, kjo gjykatë nuk ishte e pashmangshme, por u krijua me mbështetje të drejtpërdrejtë politike, përfshirë edhe nga kryeministri Rama, duke shkruar se ky i fundit ka shkuar vitin 2015 në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter “për të bindur palët që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”.
Kurti kërkon që Rama të tregojë pendesë lidhur me qëndrimet që ka mbajtur në të kaluarën, pasi sipas tij janë të gabuara.
Reagimi i plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! qëndron në krah të të gjithë qytetarëve që protestojnë e kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Tiranë. Qëndrimi ynë për Gjykatën Speciale mbetet i pandryshuar.
Kujtojmë se Gjykata Speciale nuk erdhi vetvetiu, por nisi që në vitin 2008 nga një rezolutë e propozuar në Këshillin e Evropës nga kryesuesi i deputetëve të Federatës Ruse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Konstantin Kosachev, por që u miratua si rezolutë me propozim të senatorit Dick Marty në vitin 2011.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e domosdoshme. Në anën tjetër, pretendimi i Prokurorisë se brenda UÇK-së ka ekzistuar një grup kriminal është i pasaktë dhe i padrejtë. UÇK-ja nuk ka qenë ndërmarrje kriminale dhe nuk ka pasur struktura të tilla. Përkundrazi, për krime të luftës duhet të gjykohet Serbia, ajo është shkaktarja e gjenocidit dhe krimeve masive e sistematike ndaj popullit të Kosovës.
Mirëpo, për ecjen tonë të sinqertë përpara si shtet e si komb duhet me patjetër të reflektojmë mbi qëndrimet tona karshi kësaj Gjykate në kohën kur u themelua. Reflektimi nuk është gabim, por në këtë drejtim shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate.
Por, Lëvizja VETËVENDOSJE!, si atëherë më 2015, si sot më 2025, është e palëkundur se drejtësia duhet të ndriçojë të vërtetën dhe e vërteta nuk ka si të jetë ndryshe veçse në anën e luftës dhe përpjekjes së paepur të popullit të Kosovës për çlirim e pavarësi sikur popujt e tjerë.
Në anën tjetër, institucionet e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB-së, i Këshillit të Evropës, i OSBE-së, i NATO-s e shumë pranë Bashkimit Evropian, kanë përgjegjësi dhe mundësi që këtë çështje ta ngrejnë në këto forume ndërkombëtare, aty ku flitet e vendoset për drejtësi, e jo në sheshin “Skënderbe” në Tiranë.
Po ashtu shtetet mike të Kosovës që tashmë gëzojnë anëtarësi në këto organizata, duhet të bëjnë shumë më tepër për të mbrojtur të vërtetën e luftës sonë dhe për të çuar përpara drejtësinë. Njëjtë siç duhet bërë më shumë në këto forume për njohjen e gjenocidit dhe gjykimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës që Serbia i ka kryer në Kosovë e në mbarë Ballkanin./ Dosja.al
j.l./ dita

Kjo është vërtetë. Vetëm Kurti ishte kundër ngritjes së Gjykatës speciale. Madje ka hedhur edhe shashka në Kuvend për këtë qëllim. Rama dhe çuditërisht edhe Thaçi me kompani ranë barkas para kërkesave të ndërkombëtarëve për ngritjen e kësaj Gjykate. Ishte koha e vëllazërisë së Ramës me Vuçiçin.
Qëndrimet e bythpambukut Kurti Gërvalla ndaj Kosovës dhe shqiptarisë,është kragjozllëk.Edhe E.Rama nuk flet hapur,por kujton se bën”politike” të madhe.
Por shqiptarët (kosovarët) dhe të gjitjë,as që e çajnë menderen për këta lejlekë emigratore.
Ata jamë të lidhur si mishi me kockën.
Për këtë kanë dhënë prova si asnjë popull tjetër.
Ky patriotizëm ka kushtëzuar ekzisyencën e kombit tonë.
Akoma me Kurtin, Rugoven e Sali Berishen?! Te tre kunder Kosoves kane qene. Ruygova kur shoket e tij shkuan ne Rambuje, filluan ta kerkonin nderkombtaret sepse ai kishte nje jave ne Beograd me Millosheviçin, Saliu kunder UCk-se e Rambujese, Kurti agjent i serbeve ne burgjet e Beogradit dhe kundershtar i UCK e zjarrvenes i parlamentit te Kosoves. Keto jane figura me gjysem origjine shqiptare, o nga baba o nga nenea dhe shpirterisht te mobilizuar per qellime e tyre kunder qellimeve shqiptare. Mos derdellisni kot nga interesa te vogela, sidomos ata qe s’kishin lindur akoma dhe te japin mesim si kofini pas te vjelit. Kosoven e beri shte Amerika dhe e shpalli te pavarur Hashim Taçi me ze e figure ne paralmentin Kosovar te çliruar. Historia ka nje emer dhe Kosova ka nje emer dhe nje firmetar: ai eshte Hashim Taçi. Pastaj çfare thuhet me mbrapa, qendron mbrapa si puna e bythes qe atje e ka vendin. Dikush si Albini e nxierr dhe perpapara dhe i ben hysmetin.
Cfare perfiton nga kjo deklarate,nga ngujimi ndekombrtare Kurtivici corapkuq!?