Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protesta para Ambasadës së Rusisë në Shkup, ukrainasit: Nuk do të dorëzohemi, ata janë terroristë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Protesta para Ambasadës së Rusisë në Shkup, ukrainasit: Nuk do të dorëzohemi, ata janë terroristë!
AktualitetBote

Protesta para Ambasadës së Rusisë në Shkup, ukrainasit: Nuk do të dorëzohemi, ata janë terroristë!

Published: October 10, 2022
Shpërndaje

Shoqata e ukrainasve në Maqedoninë e Veriut, ka protestuar të hënën para Ambasadës së Rusisë në Shkup për të kundërshtuar sulmet ruse me raketa në disa qytete të Ukrainës. Drejtuesit e shoqatës që tubon kryesisht shtetas ukrainas të ikur nga Ukraina për shkak të agresionit të Rusisë, thanë se sulmet e ditës së hënë kanë për qëllim frikësimin e popullit të Ukrainës, por, kjo sipas tyre nuk do t’i zmbrapsë nga lufta kundër agresionit rus.

“Me granatimet e ditës së hënë, (presidenti rus, Vladimir) Putini dëshiron të na frikësojë duke bombarduar kapacitetet energjetike për të na lënë në errësirë, pa ngrohje dhe energji elektrike. Por ne nuk dorëzohemi, nuk frikësohemi. Do të qëndrojmë dhe do t’ia dalim. Ata janë terroristë”, ka thënë Oleksandar Urbanoviq, kryetar i Shoqatës së ukrainasve në Maqedoninë e Veriut.

Maqedonia e Veriut ka dënuar sulmet ruse të 10 tetorit ndaj objektivave civile në disa qytete të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin, Kievin. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha më 10 tetor se sulmet ruse janë të papranueshme dhe se autorët e tyre duhet të nxirren para drejtësisë.

- Publicitet -

“Republika e Maqedonisë së Veriut dënon fuqishëm veprime të tilla të papranueshme të kryera nga Rusia, të cilat rezultuan me viktima të pafajshme njerëzore. Autorët e sulmeve duhet të sillen para drejtësisë dhe të mbahen përgjegjës për krimet e luftës të kryera”, ka deklaruar Osmani. Ai tha se Maqedonia e Veriut mbështet fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës ndërsa bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve dhe largimin e forcave ruse nga territori ukrainas.

“Ne rikonfirmojmë edhe një herë solidaritetin tonë me popullin ukrainas, si dhe mbështetjen tonë të vendosur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke bërë një thirrje tjetër për ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha armiqësive dhe tërheqjen e forcave ushtarake ruse nga vendi”, tha ministri Osmani. Që në ditët e para të agresionit rus, Maqedonia e Veriut i ka dhënë mbështetje Qeverisë në Kiev, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndërsa ka mbështetur të gjitha vendimet për sanksione ndaj Rusisë.

Rusia e ka vendosur Maqedoninë e Veriut në “grupin e shteteve jomiqësore”. Zyrtarët maqedonas në disa raste kanë akuzuar Moskën për ndërhyrje në punët e brendshme dhe për veprimtari spiunazhi, andaj në dy vjetët e fundit kanë dëbuar 11 diplomatë rusë. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • XXXL says:
    October 10, 2022 at 6:19 pm

    Se kush jane terroriste e tregoi shperthimi ne uren e Krimese.

    Reply
  • mali says:
    October 10, 2022 at 6:47 pm

    Une o jam budalla ose ka ndryshuar koncepti lufte midis dy shtetevePyetja e pare :Ukraina dhe Rusia jane ne lufte midis tyre apo tallin karet me viktimat Tjetri te bombardon kerthizen e shtetit dhe ti fle.z,Zelencki ke armet e perendimit dhe dergoi nje bumje per kujtese Putinit ne Moske.Per sqarim xxxL -ne.Te dy palet kane hyre ne nje lufte partizane sepse kane eksperience nga manualet ushtarake te ww2 si puna jone.Putini gabon qe me cecenin qe mund te prese disa koka do te fitoje luften me perendimin.Edhe grupet diversioniste qe leshoi ne prapavije europes ato brenda 24 oresh dolen jashte perdorimit.Ajo e gjermanise ishte vetem per t’ia ber qejfin idiotit Putin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
  • Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
  • Kryebashkiakët e rretheve “punojnë” nga Tirana, Rama: Po flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë
  • Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më, edhe babai im të çohet nga varri…
  • Macja Larry, ‘zyrtarja’ më jetëgjatë e Britanisë: ka ‘përcjellë’ 6 kryeministra

Komentet e Fundit

  1. @labi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. demo on Mosbesimi dhe teoritë e komplotit
  3. Anonymous on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Patriot on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Leksi on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?