Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…
Lajmi i fundit

Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…

Published: October 22, 2026
Shpërndaje

Nga PANO HALLKO

Arsyet që prodhojnë revoltat shoqërore kudo qoftë, nuk janë të pakta. Por njëri nga justifikimet e asaj që vetëquhet klasë politike në Tiranë, është edhe ky: -“Epo ja, në gjithë Europën, madje në perëndim të saj, protesta zhvillohen”…

Kjo shprehje në dukje e pafajshme shtrihet valë-valë, deri edhe tek ata që protestojnë. Në fakt, është krejt e kundërta. Asnjë lloj ngjashmërie, nuk ka protesta shqiptare me ato që zhvillohen në Europë, në asnjë nivel.

- Publicitet -

NJËMIJË ARSYE PERËNDIMORËT DHE...

E për të vërtetuar këtë, duhet të citojmë se çfarë thonë perëndimorët për protestat që kanë në vendet e tyre.
Në gazetën franceze “Monde” datë 17 tetor, njerëzit deklarojnë se…

“Ne luftojmë kundër një kapitalizmi të pa fre dhe të pa shpirt, kundër pabarazisë ekstreme. Të gjitha padrejtësitë kundër të cilave luftojmë ne, mishërohen plotësisht në figurën e Makronit”…

Por drejtuesit e shteteve e komentuan secili në funksion të qëllimeve të tyre dhe të politikave që kanë shpallur dhe zbatojnë. I pari, presidenti i SHBA deklaroi përmes “Truth Social”:

-“Franca digjet” për shkak të emigrantëve që vijnë nga kultura të ndryshme”. Dhe vazhdoi duke thënë: “Mbyllini kufijtë tuaj dhe merrni kontrollin në dorë, përpara se të jetë vonë”…

Në mbështetje të tij, edhe zëvendës presidentit De Vans, shtoi: -“Liberalët perëndimorë importonin “botën e Tretë” në Francë, në emër të gjithë përfshirjes dhe të dhembshurisë”…

Janë në “të drejtën” e tyre ata, sepse në gallup-e janë në rënie të lirë. Dhe Franca u ofron një rast të mirë, të shpalosin politikën e tyre të rreptë që kanë ndjekur kundër emigrantëve.

Kurse në kontinentin plak, i pari kryeministri i Hungarisë nuk e la t`i shpëtojë nga dora rastin, për të deklaruar:

-“Përballë kësaj katastrofe dhe dhunës së pa justifikueshme, ndoshta tani është e qartë për të gjithë arsyeja përse Hungaria mbështet pozicionimin më të ashpër ndaj çështjes së emigrantëve”…

Vetëm se nuk duhet të harrojmë që Franca dhe Hungaria janë dy vende që kanë lidhje krejt të ndryshme me emigracionin. Për shumë arsye, ndonjë prej të cilave mund ta cekim në këtë analizë.

Franca është një vend me shumë kultura (raca-thotë Lë Bon-i), vend me të kaluar koloniale, i cili mbas luftës së Dytë botërore u mbështet në afrikanët frëngjisht folës, për rindërtimin e tij. Shpërthimet shoqërore dhe ngjarjet në rrethinat e saj, nuk janë të vërshimeve të afërme të emigrantëve, por të qytetarëve francezë të brezit të dytë dhe të tretë të emigrantëve. Shpërthimet e tyre, lidhen me probleme social-ekonomike dhe me lënien e tyre në periferi nga shteti.

Kurse Hungaria nuk pati kurrë probleme thelbësore të ngulimeve të përhershme të emigrantëve, ngaqë ajo funksionon si vend tranzitor drejt Europës qendrore dhe veriore. Madje as Kremlini që është në luftë, nuk e humbi rastin t`i paraqitë trazirat si “tregues të dobësimit të Perëndimit”.

Ministria e jashtme e Iranit, akuzoi zyrtarisht Francën, për …-“Shkelje flagrante dhe në shkallë të gjerë të të drejtave të njeriut”… Mesa duket, Irani ka “harruar” se si i shtypi para pak vitesh, demonstratat e tij.

Kurse Roma i shton xhandarmërisë edhe nja 500 ushtarë, e vazhdon të formulojë paketa ligjore shtrënguese, të cilat do t`ia nisë në pdf me email, edhe aleatit të saj në Tiranë.

Athina nuk ka lidhje me perëndimin në këto drejtime, sepse i ka edhe më të mprehta sesa Franca ato probleme. Por edhe në Athinë e kanë ndezur motorin protestat.

…ÇFARË TJETËR, DUHEJ TË NDODHTE KËTU?

Për mbi trembëdhjetë vjet, njerëzit me logjikë pak mbi mesataren, teksa shikonin kryeministrin e Tiranës që bënte si “zorra në prush”, pyesnin veten dhe njëri-tjetrin:

-“Ore, çfarë ka ky kështu? Ky, të gjithë llojet e pushteteve (se për institucione nuk bëhet fjalë këtu), i ka në dorë. Gjithë ata që firmosin bordero në këtë vend, që nga 1-shi dhe gjykatat e prokuroritë, e deri tek patronazhisti më i fundit, “i ka në bukë”. Po çfarë dreqin ka? Pse të mos jetë “këngë e valle” me miletin ky? Çfarë i mungon këtij, që shan, fyen dhe denigron një popull të tërë, harxhon miliarda për të shkatërruar opozitën, bërtet, nuk është i qetë, ku i “dhemb dhëmbi” këtij”?..

Deri sa para katër muaj e disa ditë, kur nisi protesta e “flamengove” siç e mbiquajtën me sarkazëm, realizoi demonstrimin më qytetar jo vetëm në Tiranë, por edhe në Europë. Edhe lule u dhuronin njerëzit policëve, madje pastronin edhe bulevardin nga letra që mund të kishin rënë aty.

Shqiptarët në këtë protestë, kanë edhe “një” (ndoshta edhe njëqind) arsye më shumë nga europianët, për t`u ngritur. Sepse është në fuqi, pyetja në nëntitullin më sipër: -Vërtet, çfarë tjetër do duhet të ndodhë në një vend, që qeveria (cilado qoftë ajo), të dorëhiqet? Më saktë, a ka mbetur ndonjë institucion në këmbë në këtë Shqipëri, e cila me mundim të madh, përpiqet të vetëquhet edhe shtet?

Sepse togfjalëshin “qeveria vjedh”, nuk e shpikën protestuesit. Ata e mësuan nga Spak-u me dosjet që ai ka hapur ndër vite, e që ende i mban në sirtarë. Por edhe të dhënat në shtypin e përditshëm, Spak-u i ka hedhur. Pra, ajo Gjykatë speciale luan me dy porta, sepse ata luten mbase ikën kryeministri, që të mund ta marrin të pandehur..

Shqipëria, vetëm një problem që kanë shtetet e sipërcituar, nuk e ka. Shqipëria nuk ka disa kombe popullatën e saj, siç ka Parisi, Athina, e ndonjë tjetër. Ka një komb monolit, pa përjashtuar pakicat, të cilat gëzojnë dhe vuajnë si çdo shqiptar, “mrekullitë” e sektit që “qeveris” këtu. Ky problem që ne nuk e kemi, është një luks i vërtetë. Mirëpo “prijësit tanë”, kanë 36 vjet, që luajnë me zorrët e tyre.

Kjo shprehje vjen nga shekujt, qysh atë ditë kur një foshnjë që ende nuk ishte ngritur më këmbë, diku rreth vatrës së zjarrit gjeti një thikë buke dhe me të çau disa herë barkun e tij. Kur erdhën prindërit, i kishin dalë zorrët jashtë dhe foshnja luante me to, madje duke qeshur dhe qarë njëherësh. Kështu po luajnë shqiptarët me zorrët e tyre, që vetë i kanë nxjerrë jashtë, e as që kanë ndërmend të merren vesh, Tiranë-Prishtinë-Shkup. Paguhet gjithë kjo kosto e tmerrshme, sepse nuk dëshirojmë të ndërtojmë shtet, ose më saktë bëjmë sikur ndërtojmë shtet.

Për 36 vjet, shqiptarët nuk kanë pasur shtet mbas shpatullave të tyre as brenda vendit, e as në mërgim ku ndodhet shumica e tyre. Jemi të vetmit që nuk ndjehemi krenarë për faktin që jemi shtetas të shtetit shqiptar, pikërisht sepse ky i fundit, është i gjatë munguar. Kurse në perëndim ku dëshirojmë të shkojmë, njerëzit ndjehen krenarë për pasaportën që mbajnë në xhep.

Vjen dhe rëndohet kjo gjendje e shqiptarëve edhe më shumë, kur ata shohin se përpara syve të tyre po ndërmerren Akte qeveritare (e jo shtetërore), për të realizuar edhe “transfuzionin” e popullatës. Akte që, në emër të përrallave të sajuara keqas, po stiset një lloj “Historie” false, se… “bazat e qytetërimit në vendin tonë na i paskan krijuar ca popuj të tjerë”. Popuj, shtetet e të cilëve kanë tendenca invadimi apo zgjerimi, në trojet shqiptare.

CENOHET “SIGURIA KOMBËTARE”!!!...

Këto 10 ditë që ka shpërthyer protesta studentore, segmente të qeverisë, por edhe çinovnikë të mirë paguar prej saj si “analistë” nëpër emisione të stisura në ekranet antishqiptare, paraqesin edhe një pretekst të “tmerrshëm” sipas tyre: -“Protesta na cenon sigurinë kombëtare”! Lind pyetja: -Po cilën “siguri”, e cilën “kombëtare”?!?

A ka mbetur më, ndonjë segment i qeverisjes së këtij vendi, pa pasur dosjen në Spak, për abuzime të tmerrshme me fondet e këtij vendi? Për çfarë sigurie kombëtare mund të bëhet fjalë, kur ndërmarrja shtetërore numër një (se institucion nuk mund ta quaj), e cila paguhet shtrenjtë nga taksat e këtij populli të varfër, i fik radarët e shtetit në emër të realizimit të epsheve seksuale?!?

Në të gjithë botën (përveçse në Shqipëri), armiku numër një i sigurisë kombëtare dhe burimi i krimit është korrupsioni, vjedhja e taksave të popullit dhe fondeve të tjera.

Kur ndjek lajmet e kronikës, burimet qeveritare raportojnë se “kishte kaq të plagosur nga policët (pra “tanët”), e kaq të plagosur nga të rinjtë”(pra nga “armiku”). Kronika të tilla shkruhen në luftë, ku secila palë ndërluftuese, raporton për dëmet e saj në trupa. Ato lajme, thonë se “kaq të vrarë mbetën nga ana jonë, e x të vrarë nga pala armike”! Patjetër që në luftë bëhet propagandë duke ulur numrin e të vrarëve “tanë”, e duke rritur numrin e të vrarëve nga forcat “armike”. Kurse propaganda qeveritare, bën të kundërtën. Rrit numrin e “viktimave” në radhët e policisë, e ul numrin e viktimave të dhunës në radhët e protestuesve….

Po në Tiranë, cilat palë armike luftojnë me njëra-tjetrën? Policia e shtetit, me rininë shqiptare? Fatkeqësisht, është fakt i pamohueshëm dot, se policia nuk është e shtetit, por e pushtetit të radhës. Kjo traditë ogurzezë buron që nga karrigia e ministrit (i cili dihet se nga kush urdhërohet), zbret tek ajo e drejtorit të përgjithshëm (i cili dihet se si “përzgjidhet”), e deri tek më i fundit me uniformë. Dhe kështu ”institucionet”, por për fat të keq edhe një pjesë jo e vogël e njerëzve (atyre të borderosë), akuzojnë të rinjtë shqiptarë që janë ngritur në protestë…

Lind pyetja: Përse, a ka ndonjë arsye që i riu shqiptar të qëndrojë “urtë” e të mos ngrihet?!? Shkruesi i këtyre radhëve do ishte i fundmi që do “duartrokiste” për shkatërrimin e kioskave private, apo të xhamave të zyrave. Sepse është tjetër gjë, që të të shkatërrojë nervat kryeministri me propagandën e rëndomtë, e tjetër gjë të shkatërrosh kioskat, si pasuri private. Sepse në analizë të fundme, dyqankat e vogla nuk përfaqësojnë kapitalizmin e pa shpirt, e as padrejtësinë për pabarazi ekstreme. Ato janë dyqane të njerëzve të thjeshtë, të cilët i punojnë për të mbijetuar.

…Në gazetën franceze “Monde” datë 17 tetor, njerëzit deklarojnë se… “Ne luftojmë kundër një kapitalizmi të pa fre dhe të pa shpirt, kundër pabarazisë ekstreme. Të gjitha padrejtësitë kundër të cilave luftojmë ne, mishërohen plotësisht në figurën e Makronit”…

Kurse për studentët dhe për popullin opozitar në Shqipëri, padrejtësitë kundër të cilave ata luftojnë, mishërohen plotësisht në figurën e Edvinit. Kaq e vështirë është që dikush, cilido qoftë ai, të lëshojë karrigen në të cilën është ngërthyer prej afro 14 vjetësh?!?

Thuhet se… “Njeriu ka kohë të turpërohet, deri edhe 5 minuta para vdekjes”. Patjetër që po, sepse duke dhënë shpirt, mund të lerë një fjalë të keqe, të ndyrë… E pikërisht ajo i mbetet atij në “CV”-në e tij, çfarëdo veprash që të ketë bërë në jetë…

Thonë se, kjo është në fuqi, edhe për pushtetarët e gjatë qëndruar në fron…

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nga Hannah Arendt në ditët tona, Hungari 1956 – reflektim mbi ngjarjet
  • Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…
  • Shifra dhe analizë: Pse Shqipëria nuk zhvillohet pa rininë
  • U dënua me 25 vjet / E bija e Jakup Krasniqit: Babai po refuzon kontrollet mjekësore në Hagë
  • VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on “Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”
  2. T on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. Rn'S Bn'L on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  4. ANA on U dënua me 25 vjet / E bija e Jakup Krasniqit: Babai po refuzon kontrollet mjekësore në Hagë
  5. K R on Deutsche Welle: Nga Greqia shkoi te Irani dhe Rusia, tani është Antifa. Kush po ia “lëviz” fijet Ramës?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?