Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Halli i madh që “mbledhësit e halleve” nuk po e dëgjojnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Halli i madh që “mbledhësit e halleve” nuk po e dëgjojnë
Analizaopinion

Halli i madh që “mbledhësit e halleve” nuk po e dëgjojnë

Published: October 8, 2026
Shpërndaje

Nga Dori Xhima

​Në një kohë kur përfaqësuesit e partisë Rama po përshkojnë “çdo skaj të vendit” me retorikën e “dëgjimit të hallit të qytetarit dhe pranisë besnike”, në dyert e Kuvendit e në rrugët e Shqipërisë, janë mijëra njerëz që po e bërtasin përditë hallin e tyre pa patur aspak nevojë për emra anglisht fushatash. Por ky hall i madh i kaq shumë njerëzve njëherësh, për habi nuk merret parasysh (!)

Projektligji i ri për “Reformën Territoriale 2.0” parashikon shkrirjen e mëtejshme të hartës administrative nga 61 në 46 bashki. Kjo nismë në terren ka ndeshur në një mur rezistence popullore e politike.

- Publicitet -

Përse ky ngulmim për t’i mbyllur këto 15 njësi vendore? Arsyetimi i ramistëve  mbështetet te treguesit buxhetorë. Sipas tyre, Selenica, Memaliaj, Këlcyra, Libohova, Fushë-Arrëzi apo Rrogozhina, etj shpenzojnë pjesën më të madhe të të ardhurave për mbajtjen e administratës lokale. Sipas draftuesve, një përqendrim më i madh sjell me vete “investime dhe shërbime publike të standardizuara”.

​Ky premtim i vjetër mbetet i shkëputur nga realiteti i përditshëm i banorëve. Përvoja nga reforma e parë e vitit 2014 dëshmoi se shkrirja e komunave nuk solli automatikisht mirëqenie për fshatrat e periferisë. Përkundazi, ato u lanë pas dore për sa i përket investimeve, ndërsa qytetarit iu desh të udhëtojë me dhjetëra kilometra thjesht për të marrë një shërbim bazë.

Banorët e Selenicës, Fushë-Arrëzit, Memaliajt, Rrogozhinës etj sot ngrenë të njëjtën pyetje: Si mund të mbulohen nevojat e tyre nga qendra urbane që nuk i përgjigjen dot as vetë lagjeve të veta

Protestat e fundit para Kryesisë së Kuvendit dhe në qytetet që preken përbëjnë një kërkesë institucionale për sovranitet vendor e referendum. E vërteta është kaq e qartë. Nuk e duan! Ky është “halli i tyre”.

​E gjithë kjo situatë nxjerr në pah një ironi politike që vështirë se mund të kalojë pa habi: Si ka mundësi që, ndërsa krerët e mazhorancës përshkojnë Shqipërinë në fushata dëgjimore për të “mbledhur hallet e qytetarëve” dhe me retorikën e kujdesit për çdo familje, zëri i mijëra banorëve që dalin në rrugë kundër shkrirjes së shtëpisë së tyre administrative nuk merret parasysh?!

Për cilët qytetarë bëhen këto dëgjesa, kur ata që kërkojnë të mos u largohet më tej administrata dhe shërbimi publik injorohen me një të rënë të lapsit mbi hartë? ​Ç’qenka kjo fushatë e “mbledhjes së halleve” që nuk arrin të dëgjojë shqetësimin më të madh institucional të këtyre komuniteteve?

Me rregullin e Kushtetutës që kërkon 84 vota në Kuvend dhe me krisjet e brendshme parlamentare, mbetet pyetje e hapur nëse ky draft do të arrijë të kalojë.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Cen durimmadhi says:
    October 5, 2026 at 2:31 pm

    Rama do dergoje sejmenet e tij per fushaten e mbledhjes se halleve se atyre do tu duhen vite derisa ti mbledhit te gjitha e kur te kthehen nga fushata e mbledhjes halleve Rama do kete vajtur nja 80 vjec..

    Reply
  • keqardhje says:
    October 5, 2026 at 2:49 pm

    28 rretha ka patur Shqiperia me 4 miljone banore, sot me 1.5 miljone duhet te kete 20 bashki dhe pike. Lekte e taksave mos ti hane qylaxhijte se tani ka dhe intenet, por tu shtojne pensionet pensionisteve qe punuan nje jete e do ikijn ne boten tjeter se dhe ju deputeteve do tu vije dita. Vetem 20 bashki i duhen Shqiperise, 80 deputete dhe te thjeshtohen te gjitha administrata deri tek prokurore e gjyqtare qe po u bejne gropen shqiptareve te dnershem jo vetem po u pine gjakun me rrogat e tyre, por dhe i rjepin me korrupsion.

    Reply
    • K R says:
      October 5, 2026 at 4:05 pm

      Sakte
      Te haj me pak Balluke lubia dhe te mbahen njerzit me sherbime

      Reply
  • 1 says:
    October 5, 2026 at 4:06 pm

    Kjo mbledhja e halleve nga populli me kujton parullen GJU ME GJU ME POPULLIN.Ky “demokrati i madh”zbaton pike per pike parimet e partise se punes.E kuptoj te shkretin ,perpelitet te dali nga halli qe e ka zene.Ai nuk e kupton qe ka ardhur koha te vari kepucet ne gozhde.Kjo eshte shenje e kolltukofagut

    Reply
  • Anonymous says:
    October 5, 2026 at 4:54 pm

    O Dori Xima, sa bashki do ti ? 100 sa Saliu? Apo edhe 400…Shume e per lume

    Reply
    • Flamur says:
      October 5, 2026 at 8:37 pm

      Ai thot pse nuk i degjon banoret kur thua kam dal te degjoj hallet ti thua sa bashki do Dori

      Hajde bole hajde
      E hengre sumfllaqen?
      Klysh hajdutash

      Reply
  • Anonymous says:
    October 5, 2026 at 10:14 pm

    lexoje shkrimin “o bole, Klysh hajdutash”, kar a bush hesapi

    Reply
  • Arratisur says:
    October 6, 2026 at 3:20 am

    te njejen gje beri Krye Kerma kur kerkoi Amnisti Fiskale fillimisht 5-6 vjet para . Bera anketim kombetar – pelliti ai – dhe shumica e miraton.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?