Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protestat në Rrjoll, banorët të gjakosur, nga përplasjet me Policinë, dy prej tyre përfundojnë në spital
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Protestat në Rrjoll, banorët të gjakosur, nga përplasjet me Policinë, dy prej tyre përfundojnë në spital
KronikeLajmi i fundit

Protestat në Rrjoll, banorët të gjakosur, nga përplasjet me Policinë, dy prej tyre përfundojnë në spital

Published: February 27, 2026
Shpërndaje

Prej 1 muaji, banorët e Rrjollit kundërshtojnë ndërtimin e resortit luksoz të botuesit dhe ndërtuesit Bashkim Ulaj, pretenduar në tokat e tyre. Përplasjet e banorëve me efektivët e policisë sa vijnë dhe përshkallëzohen nga dita në ditë teksa ata tentojnë që të bllokojnë punimet e kompanisë së Ulajt “Gener 2”.

Banorët shihen me duar të gjakosura, ndërsa policia është bërë gardh para tyre për t’i ndaluar të futen në kantier. Dy prej qytetarëve kanë pësuar lëndime si pasojë e përplasjeve të dhunshme me policinë dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Banorët e Rrjollit zotohen për të mos hequr dorë nga prona e tyre. Disa ditë më parë, familjes Malaj i është njohur e drejta e pronësisë mbi një sipërfaqe prej 20,700 m², rreth 2.1 hektarë, në fshatin Rrjoll në Velipojë, në një zonë kufitare me vendin po ndërtohet resorti “Blue Borgo”.

- Publicitet -

Vendimi u dha nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila pranoi pjesërisht padinë e Nikollë Malajt kundër Agjencisë së Trajtimit të Pronave, një proces gjyqësor i nisur që në vitin 2018 dhe që zgjati 8 vite.

Duke qenë se beteja është fituar për 2.1 hektarë, banorët shpresojnë se do të merret një vendim pozitiv nga Gjykata edhe për zonën ku Ulaj po ndërton. Kjo pasi sipas tyre, Fatmir Shpellzaj, ish-drejtor kadastre dhe eksponent i Partisë së Lirisë, i cili pretendon se zotëron tokën ku Ulaj po ndërton, ka falsifikuar dokumentet për marrjen e saj në pronësi.

Punimet për ndërtimin e “Blu Borgo”-s në një sipërfaqe prej 146 hektarësh, Bashkim Ulaj i nisi në fillim të shkurtit pasi mori lejen e ndërtimit. Projekti parashikon 33 struktura akomoduese dhe shërbimi, me objekte nga 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë. Subjekti zhvillues është shoqëria “ABA Blue Borgo”, me statusin e investitorit strategjik.

VIDEO nga Shqiptarja.com:

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/02/Protestat-ne-Rrjoll-kunder-resortit-te-Ulajt-banoret-te-gjakosur-perplasje-te-ashpra-me-policine-Report-TV-360p-h264.mp4

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Aldrin says:
    February 27, 2026 at 2:26 pm

    Maskarenj. Popull legen qe ben sehir kete lloj masakre kunder popullit.
    Nuk jane vetem keta, eshte e gjithe Shqiperia ne rrezik

    Reply
    • Llaf Dibre says:
      February 28, 2026 at 6:31 pm

      Ndaj me ju shqetësimin për rastin në fjalë, habinë për pozicionin e “entit” popull, gjithashtu dhe mllefin…
      Ne jemi një realitet që i kemi dhënë jetë postulatit të Nasradinit, “larg bythës time”.
      Është e vjetër kjo frymë. Kështu ka ndodhur kur krahina në veri dhe jug janë masakruar nga fqinjët sllavo – greke, keshtu ndodh edhe sot me zaptuesit e transhese politiko-ologarkike.

      Reply
  • Parku Rinia says:
    February 27, 2026 at 5:00 pm

    me rende e me keq se ne Kine !

    Reply
  • demo says:
    February 27, 2026 at 6:40 pm

    opozite bashkoju qendreses banoreve te Rrjollit!

    Reply
  • Kasapi says:
    February 27, 2026 at 9:20 pm

    Opozita e pi të sat demo .

    Reply
  • 1thundrak says:
    February 28, 2026 at 7:35 am

    Pune malokesh dhe shqiptaresh, gjelle qensh

    Reply
  • Kiço says:
    February 28, 2026 at 5:37 pm

    RROFTË NJÉ MIJÉ VJET POPULLI i MREKULLUESHËM i RRJOLLIT në SHKODÉR !
    VDEKJE OLIGARKÉVE HAJDUTÉ dhe GRABITQARÉ !
    VDEKJE e ORGANIZATAVE MAFIOZE : PS , PD , LSI (PL)
    VDEKJE BANDAVE KRIMINALE dhe HAJDUTËVE me Kollare të : PS , PD , LSI (PL)

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    February 28, 2026 at 6:32 pm

    Ndaj me ju shqetësimin për rastin në fjalë, habinë për pozicionin e “entit” popull, gjithashtu dhe mllefin…
    Ne jemi një realitet që i kemi dhënë jetë postulatit të Nasradinit, “larg bythës time”.
    Është e vjetër kjo frymë. Kështu ka ndodhur kur krahina në veri dhe jug janë masakruar nga fqinjët sllavo – greke, keshtu ndodh edhe sot me zaptuesit e transhese politiko-ologarkike.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Leximi gjatë verës! Koha për të rishikuar listat e librave rekomandues
  • Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  • 02 korrik 2026
  • Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi

Komentet e Fundit

  1. K R on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  2. Pol on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  3. Juristi on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  4. titi on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  5. Keta jemi ky eshte niveli on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?