Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protestat pro Gazës, policia arreston mbi 2 mijë studentë në SHBA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Protestat pro Gazës, policia arreston mbi 2 mijë studentë në SHBA
AktualitetBote

Protestat pro Gazës, policia arreston mbi 2 mijë studentë në SHBA

Published: May 4, 2024
Shpërndaje

Policia në Shtetet e Bashkuara ka arrestuar mbi 2 mijë studentë, në atë që konsiderohet si protesta më e veçantë në dekadat e fundit.

Protestuesit e përfshirë nga protestat masive kundërshtojnë luftën e Izraelit në Gaza. CNN raporton se një oficer policia qëlloi aksidentalisht me armën e tij brenda Universitetit të Columbias, por pa shkaktuar viktima.

Në të gjitha kampuset universitare janë ngritur kampet me tenda të protestuesve. Ata u bëjnë thirrje universiteteve të ndalojnë së bëri biznes me Izraelin ose kompanitë që ata thonë se mbështesin luftën në Gaza.

- Publicitet -

Izraeli i ka cilësuar protestat si antisemitike, ndërsa kritikët e Izraelit thonë se i përdor ato akuza për të detyruar të heshtë opozitën brenda vendit.

Ndërkohë, Presidenti Joe Biden mbrojti të drejtën e studentëve për protestë paqësore, por dënoi trazirat e ditëve të fundit.

Presidenti demokrat ”theu ditë të tëra” heshtjeje për protestat me komentet e tij, të cilat pasuan kritikat në rritje nga republikanët që kanë kërkuar t’i kthejnë skenat e trazirave në një kupë zgjedhore.

Duke u fokusuar në një mesazh për ligjin dhe rendin ndërsa mbron të drejtën e fjalës së lirë, Biden po kërkon rrugë të mesme për një çështje të diskutueshme në mes të fushatës së tij për rizgjedhje.

Ai shmangu kryesisht kërkesat e protestuesve, të cilat përfshinin fundin e mbështetjes së SHBA-së për operacionet ushtarake izraelite.

I pyetur nëse demonstratat do ta shtynin atë të konsideronte një ndryshim kursi, Biden u përgjigj me një “jo” të thjeshtë.

Biden tha se ai ”nuk donte që Garda Kombëtare të vendosej në kampuse”.

Disa republikanë kanë bërë thirrje për dërgimin e trupave, një ide me një histori të vështirë. Katër studentë u qëlluan dhe u vranë në Universitetin Shtetëror të Kentit nga anëtarët e Gardës Kombëtare të Ohajos gjatë protestave kundër Luftës së Vietnamit në vitin 1970.

Tensionet në kampuset e kolegjeve janë ngritur prej ditësh pasi protestuesit refuzojnë të heqin kampet dhe administratorët i drejtohen policisë për t’i pastruar me forcë, duke çuar në përleshje që kanë tërhequr vëmendjen e gjerë.

Biden tha se ai kundërshton përpjekjet për të shfrytëzuar situatën për të “matur pikë politike”, duke e quajtur situatën një “moment qartësie”.

Biden do të bëjë vizitën e tij në një kampus kolegji më 19 maj, kur ai është planifikuar të mbajë fjalimin e fillimit në Universitetin Morehouse në Atlanta.

Më shumë se 34 mijë njerëz kanë vdekur në Gaza, pas sulmeve të Izraelit. SHBA është furnizuesi kryesor i ndihmës ushtarake për Izraelin dhe e ka mbrojtur vendin nga votat kritike të Kombeve të Bashkuara.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • cifut says:
    May 4, 2024 at 10:25 am

    Respekt per studentet protestues amerikane.

    Reply
  • Boss says:
    May 4, 2024 at 10:38 am

    99% e atyre studentve nuk dine se ku eshte palestina …jane protesta parazitaresh qe nuk dine se si ta kalojne kohene si ne kohen e luftes se vjetnamit …kur e pyeten nje person tha se nuk kishte piken e idese se ku ishte vietnami dhe se ai nuk dinte se si ta kalonte kohen dhe shkonte ne protesta.

    Reply
  • LEON says:
    May 4, 2024 at 11:44 am

    Ja,cdo te thote ta mbushesh Ameriken me emigrante Afrikane,Harabike,Latino-amarikane,Muxhahidine,,qe jane te githe Antisemite.

    Reply
  • Gida says:
    May 4, 2024 at 1:08 pm

    Eshte fakt qe 34 mije palestineze jane vrare ne shtepite e tyre. Te merresh me politike apo fjale ofenduese e rraciste eshte e tepert. Jeta eshte e shenjte e duhet mbrojtur me cdo menyre. Nuk ka nevoje te dije dikush as koordinatat gjeografike dhe as klimen ne Gaza, per te kembengulur e protestuar per ndalimin e dhunes dhe vrasjeve te metejshme…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  • Kur propaganda kthehet në boomerang: Mësimet nga disfata e Orban-it në Hungari
  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?