Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protestat, Rama për median gjermane: Shqipëria nuk shitet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Protestat, Rama për median gjermane: Shqipëria nuk shitet
Politike

Protestat, Rama për median gjermane: Shqipëria nuk shitet

Published: September 20, 2026
Shpërndaje

Protestat e përditshme në Tiranë, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, dhe përballja me Kryeministrin Edi Rama janë në fokus të një artikulli të publikuar nga gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Sipas artikullit, pavarësisht vijimësisë së tyre prej më shumë se 100 ditësh, protestat nuk kanë arritur të shndërrohen në një revoltë masive. Kryeministri Rama i konsideron ato një provë besimi për qeverinë e tij dhe një mundësi për reflektim.

“Për mua është një sfidë. Por kjo është diçka e mirë. Gjatë gjithë jetës sime politike, gjërat nuk kanë shkuar kurrë vërtet mirë kur nuk jam sfiduar. Zakonisht jam më i mirë kur sfidohem. A do të jem më i mirë edhe këtë herë? Shpresoj. Nuk e di. Koha do ta tregojë. E ardhmja do ta dëshmojë”, citohet Kryeministri Rama.

- Publicitet -

Sipas kryeministrit, tashmë nevojitet një “shtet përkujdesës”, i cili dëgjon dhe merr seriozisht nevojat e qytetarëve.

Sa i përket investimeve të mundshme në Zvërnec dhe në ishullin e Sazanit, Kryeministri Rama thotë se nuk mund të flitet për një “shitje” të Shqipërisë. Ai sqaron se ishulli i Sazanit vijon të jetë pronë e shtetit shqiptar.

“Rama këmbëngul se promovimi i investimeve të huaja direkte, veçanërisht në sektorin e turizmit, nuk e bën atë një vegël të Trumpit. Sipas tij, perspektiva e investimeve me vlerë mbi katër miliardë euro në projektet e planifikuara nga Jared Kushner dhe partnerët e tij nuk është diçka që një kryeministër mund ta refuzojë thjesht, nëse mendon për interesin e vendit”, shkruhet në artikull.

Lidhur me ndikimin e protestave në turizëm, artikulli vëren se ato sollën një ngadalësim të lehtë të rritjes së sektorit, por situata duket se është kapërcyer. Shqipëria pritet të regjistrojë këtë vit 14 deri në 15 milionë vizitorë, krahasuar me rreth 12.5 milionë një vit më parë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Greta says:
    September 21, 2026 at 10:51 am

    Shko o “DJALL”….

    Reply
  • demo says:
    September 21, 2026 at 8:00 pm

    Si shume po i permend ato 4 miljard dollaret,si Fondi Sovran i Shpiragut,si 2 miljardet e Al Halabakut,Cfare je ti? Kryeminister,apo barsaletaxhi?

    Reply
  • I lir says:
    September 22, 2026 at 3:00 pm

    “Shqiperia nuk shitet” hahaha. Po keto qe po shet perdite : Sazanin, Narten, Zvernecin, Lezhen,Himaren, Divjaken, Semanin,……… kush ti ka lene ? Nuk quhen keto ? Çfare ke vene tjeter ne liste ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Seks dhe spiunazh, a rrezikon Shqipëria nga kriza e gjigandit të inteligjencës artificiale?
  • Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier
  • Ndryshojnë emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj
  • Arrestohet në Greqi vëllai i sportistit të njohur Pirro Dhima

Komentet e Fundit

  1. Abc on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Tirana 1967 on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. anti25642654censurë on Këshilltarja e Kryeministrit emërohet në krye të SHISH
  4. Colpo grosso on Këshilltarja e Kryeministrit emërohet në krye të SHISH
  5. Phoenix on Ku është ndjerë më shumë ndërprerja globale e Microsoft: Bankat bëjnë thirrje për kujdes, paralajmërojnë mashtrime

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?