Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protestë në Beograd në mbështetje të serbëve të Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Protestë në Beograd në mbështetje të serbëve të Kosovës
AktualitetBote

Protestë në Beograd në mbështetje të serbëve të Kosovës

Published: December 12, 2022
Shpërndaje

Qindra njerëz janë mbledhur të hënën në Beograd, për të protestuar “si shenjë mbështetjeje për serbët” në Kosovë. Protesta është zhvilluar përpara Kishës Shën Sava.

Thirrja për protestë është bërë e ditur në rrjetin social Telegram, te kanalet e disa organizatave të krahut të djathtë në Serbi.

Një prej organizatorëve – me maskë në fytyrë – i ka thënë audiencës se nuk dëshiron të bëjë të ditur identitetin, por është nga Kosova.

- Publicitet -

Ai i ka thënë turmës se nuk dëshiron “Asociacion të komunave me shumicë serbe” dhe që Kosova është pjesë e Serbisë.

Protestuesit kanë kënduar këngë për Kosovën dhe këngë nënçmuese për shqiptarët në Kosovë.

Ata kanë bërtitur “serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë” si dhe “jo ndasive, Kosova është pjesë e Serbisë”.

Ata kanë bartur flamuj të Serbisë dhe Rusisë, si dhe mbishkrimet “Kosova nuk dorëzohet”.

Protestuesit kanë lëvizur edhe te rrugët e qendrës së qytetit, të cilat janë mbyllur për trafikun.

Ata e kanë djegur flamurin e Kosovës përpara Presidencës së Serbisë.

Protestuesit më pas kanë thënë se janë në pritje “të përgjigjes së shtetit”.

Protestat në Beograd janë mbajtur në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Disa serbë lokalë në veri të Kosovës, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Kjo ishte përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë.

Atij më vonë i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Pantiq dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, t’i largojë barrikadat në veri.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se edhe Policia e Kosovës i ka kapacitetet e duhura të veprojë në këtë drejtim.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje po ashtu thirrje për largimin e barrikadave.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “është i tronditur me deklaratat e disa zyrtarëve evropianë që kanë bërë thirrje për largimin e barrikadave”. “Askush prej Beogradit nuk i ka urdhëruar barrikadat”, ka thënë ai.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka konfirmuar ndërkohë se një patrullë e tij vëzhguese në Rudarë – pjesa veriore e Kosovës – është sulmuar me shok-bombë mbrëmjen e 10 dhjetorit nga, siç është thënë, persona të armatosur. Komuniteti ndërkombëtar e ka dënuar këtë sulm.

Sulme ka pasur edhe mbi Policinë e Kosovës, ashtu si edhe disa shkëmbime me armë zjarri. Autoritetet e Kosovës kanë fajësuar “bandat kriminale”, të udhëhequra nga Beogradi. /REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    December 12, 2022 at 11:18 pm

    Protestat e Milloshevicit shkaterruan Jugosllavine,.Protestat e Vucicit do shkaterrojne Serbine.
    Boll ju duruam.

    Reply
  • Shenjtori Vladimir Putin says:
    December 13, 2022 at 12:15 am

    Miloshevicii dhe Vucic krijesa dhe instalime PERNDIMORE

    Reply
  • MOS E QUANI KOSOVE SE I CONI UJE SHKIVE, QUAJENI DARDANI says:
    December 13, 2022 at 8:33 am

    PO QE BERTE MIRE QE E DOGJET ATE FLAMURIN E KOSOVES
    SESPE AJOQUHET KOSOVE PER JU POR PER NE ESHTE DARDANI DHE I PERKET FLAMURIT KUQEZI

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?