Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PROTOKOLLI: Sot funerali i Mbretëreshës Elizabeth, “lamtumira” e fundit për monarken që shënoi Britaninë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > PROTOKOLLI: Sot funerali i Mbretëreshës Elizabeth, “lamtumira” e fundit për monarken që shënoi Britaninë
BoteKryesore

PROTOKOLLI: Sot funerali i Mbretëreshës Elizabeth, “lamtumira” e fundit për monarken që shënoi Britaninë

Published: September 19, 2022
Shpërndaje

Në orën 11:00 të kësaj të hëne pritet që të nis shërbesa mortore shtetërore para se Mbretëresha Elizabeth të dërgohet për në banesën e fundit.

Për herë të parë që nga funerali i George III në 1760, shërbimi mbretëror nuk do të mbahet në kështjellën e Shën Gjergjit në Windsor, por do të mbahet në Westminster Abbey. Ndryshimi i vendndodhjes, në fakt, mund të lejojë që më shumë njerëz të marrin pjesë në funeralin e monarkes, pasi dashuria e britanikëve për të është e madhe.

Vendi i zakonshëm i funeralit mbretëror, ka qenë vendi i shumicës së ceremonive mbretërore deri më sot, duke përfshirë funeralin e princit të ndjerë Philip vitin e kaluar dhe dasmën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex.

- Publicitet -

Por çfarë do të ndodhë gjatë gjithë ditës së sotme sipas protokollit të pallatit mbretëror?

Në orën 8:00, dyert e Westminster Abbey hapen për 2000 të ftuarit e pritur, nga liderët botërorë te punëtorët e thjeshtë deri te perandori japonez.

Më tej në 10:44, kortezhi i parë i ditës do të niset, me mbretin Charles dhe anëtarët e tjerë mbretërorë që ecin pas arkivolit të Mbretëreshës ndërsa tërhiqet nga marinarët në karrocën e armëve shtetërore nga Salla e Westminsterit në Westminster Abbey

Në 11:55, do të mbahen dy minuta zi kombëtare. Ndërsa në orën 12:15 një procesion i dytë, më i madh do të dërgojë arkivolin e saj në Wellington Arch.

Në orën 13:00, arkivoli i saj do të dërgohet në Windsor përgjatë një rruge që pritet të jetë e tejmbushur me njerëz, të cilët do t’i japin lamtumirën e fundit përmes përshëndetjes.

Ndërsa në 15:00, do të fillojë procesioni i tretë i ditës, përmes terrenit të Kështjellës Windsor deri në Kështjellën e Shën Gjergjit. Në po këtë vend, në orën 16:00 do të zhvillohet një shërbesë në përkujtim të Mbretëreshës.

Në fund, në orën 19:30, familja mbretërore do të kthehet në kishë, ku do të varroset pranë bashkëshortit të saj të ndjerë në një ceremoni private.

Princi George, 9 vjeç dhe motra e tij, Princesha Charlotte, 7 vjeç, do të jenë në mesin e 2000 të ftuarve që do të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës.

Dy fëmijët do të marrin pjesë në një procesion me familjen mbretërore, duke ndjekur arkivolin e stërgjyshes së tyre teksa hyn në Westminster Abbey, kisha e shekullit të 13-të ku do të mbahet funerali shtetëror.

George dhe Charlotte do të ecin pas prindërve të tyre William dhe Kate, Princi dhe Princesha e Uellsit. Pas tyre do të jetë xhaxhai Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex.

Ndërsa, Mbreti Charles III dhe bashkëshortja Camilla, do të udhëheqin procesionin.

Vëllai më i vogël i George dhe Charlotte, Louis, 4 vjeç, nuk pritet të marrë pjesë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Shqiptari says:
    September 19, 2022 at 8:18 am

    Nje tradite qe daton prej 121 vitesh. Trupi i mbretereshes i vendosur ne nje shtrat topi, do te terhiqet nga 142 trupa te forcave mbreterore detare. Ata do ta kryejne kete detyre, nga holli i parlamentit deri ne katedralen e Westminster Abbey, qe eshte nje distance e shiurter, pasi paralmenti dhe katedralja jane perball njeri-tjetrit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vrau francezin në Ksamil, arrestohet autori, ishte fshehur në bagazhin e një makine
  • “Menduam se mund të ishte një mision mbi Ballkan, por…”, plani i Brukselit për monitorimin UFO-ve
  • Takimi i Kushner me Netanjahun, Izraeli kundërshton planet e “Këshillit të Paqes” për Rripin e Gazës
  • BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat, kapacitetet e FSDKSH mes pengesave të reformës
  • Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar, vetëm 2 mijë të rregullta

Komentet e Fundit

  1. M on Tkurrja e Bujqësisë
  2. Dashi on Politika britanike ndaj Ballkanit me kryeministrin e ri dhe sekretet nga balta e Danubit
  3. Dashi on Politika britanike ndaj Ballkanit me kryeministrin e ri dhe sekretet nga balta e Danubit
  4. Aidin Rrokaj on VIDEO: Diaspora mbush plot bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në ditën e 77-të të protestës
  5. Daku on ​Ndahet nga jeta veterani i fundit i njësisë elitare që u përball me Rommelin në Luftën II Botërore

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?