Nga Skënder Minxhozi
Dje ish-presidenti Ilir Meta është ofruar të japë informacione në lidhje me ngjarjen e 21 janarit, të cilat sipas avokatit të tij, përfshijnë të dhëna që ai ka marrë në prag të protestës së opozitës nga burime të huaja. Meta pretendon se shërbime të huaja i paskan thënë se protesta do të jetë e dhunshme dhe se nuk përjashtohej skenari i vrasjeve. Është hera e parë që ish-presidenti e thotë diçka të tillë. Nuk e tha në momentin kur dha dorëheqjen nga posti i ministrit, as kur ndodhën vrasjet dhe as më vonë kur shumica e djathtë nisi hetimin e atij që u quajt grushti i shtetit i 21 janarit.
Që njëri ndër protagonistët tashmë në burg të 21 janarit të dalë pas 15 vitesh e të ofrohet për “informacione të reja” në lidhje me ngjarjen, ky është një fakt që tingëllon më shumë si një goditje me efekt e tij për të tërhequr vëmendjen publike nga izolimi ku ndodhet, sesa si një kontribut i ri në dosjen e trashë të vrasjeve në bulevard. Tragjedia e 21 janarit është një ndër ngjarjet më të mediatizuara, më të diskutuara e debatuara e më të analizuara. Ashtu siç është një ndër ngjarjet më pak të hetuara.
Ky hendek mes interesit të lartë publik dhe shurdhërisë së qëllimshme të drejtësisë e politikës për të zbardhur përgjegjësit e vrasjes makabre të katër njerëzve të paarmatosur nga shteti i kohës, është ndër kontrastet më therëse që ka prodhuar tranzicioni shqiptar në 35 vite.
Shembulli i kësaj shurdhërie është bërë sot edhe drejtësia e re, saktësisht SPAK, i cili në fillim refuzoi të merrte në dorëzim hetimin për provat e reja për 21 janarin, e më pas ka nisur një hetim “me pjekje të ngadaltë”, të cilit nuk i shihet fundi. Zvarritja e kësaj dosjeje e fut drejtësinë e re në të njëjtën kamare turpi me drejtësinë e plepave e cila de facto e bllokoi gjetjen e përgjegjësve të 21 janarit.
Në këtë mes futja “skiç” e Ilir Metës vetëm sa risjell edhe një herë në skenë hipokrizinë e qeverisësve të 21 janarit të cilët edhe sot vijojnë të përtypin argumenta që nuk i besojnë as vetë, si këto të skenareve me vrasje dhe me shërbime të huaja.
Ka një nerv të zbuluar 21 janari, kur vjen puna për të kuptuar indirekt se kush e mban përgjegjësinë për vrasjet në bulevard. Pak orë pas ngjarjes shumica qeverisëse e kohës, nën piskamën e Berishës rreth grushtit të shtetit, ju fut me shumë zell hetimit të ngjarjes. Qëllimi madhor: të gjejmë rrënjët e puçit, autorët, nxitësit, skenaristët, regjizorët dhe aktorët bashkë me figurantët më të parëndësishëm. Me një fjalë të zbulojmë para shqiptarëve mynxyrën që ishte përgatitur, makinat me dinamit të parku Rinia, çadrat pistoletë, thikat me helm dhe natyrisht edhe një grusht gazetarësh puçistë anash, për ta bërë edhe më të besueshme teoremën komike të Doktorit.
Punoi dy vite ky komision duke marrë në pyetje gjithë hierarkinë e shtetit, minus “Presidentin-horr” dhe “Kryeprokuroren-lavire”. Parakaluan në komision Berisha, Topalli, Basha dhe një dyzinë tjetër zyrtarësh të lartë. Pas vitit të parë të hetimit, pra në 2021, komisionit në fjalë ju zgjat edhe me një vit tjetër mandati i hetimit. Javët e muajt kalonin dhe ajo zyrë me deputetë, të gjithë juristë e disa edhe ish-ministra drejtësie, nuk filtronte asgjë e re. Merreshin honorare për të zbardhur puçin, por puç nuk dukej askund. Retorika politike ndërkohë nxirrte flakë dhe akuzat shkëmbeheshin sa në një anë në tjetrën.
Megjithatë, në fund të dy viteve ky grusht burrash plot dije nga jurisprudenca dhe me kartvizita për t’u pasur zili, nuk qullosi dot gjë. Në podiumin e Kuvendit s’u lexua asnjë raport mbi gjetjet e komisionit, rast unik ky që nga viti ’91. Deputetët që për dy vite morën paratë për të zbuluar komplotin e lartë kundër shtetit, nuk denjuan as të kthejnë honoraret për punën e munguar.
Zbrazëtia e hetimit parlamentar rreth puçit të 21 janarit është nervi i zbuluar i 21 janarit. Kush mendon se demokratët mblodhën informacione e gjetën fakte për përgjegjësinë e opozitës në vrasjet e asaj dite dhe nuk i publikuan ato në vitet që pasuan, thjesht gënjen veten. Jo të tjerët.
Zgjedhjet e 2013 erdhën dhe puçi i harrua. E mbajti mend vetëm Berisha i cili ka hallin që ta mbajë gjallë këtë fjalë si justifikim mekanik, sa herë që e pyesin gazetarët. E harroi madje edhe Edi Rama me të vetët 21 janarin, e mesa duket, meqë qenka sëmundje ngjitëse, u mundua të bënte sikur e kishte harruar atë histori edhe SPAKU vite më vonë.
Të gjithë hoqën duart nga patatja ende e nxehtë e 21 janarit, të cilën nuk mund ta nxjerrë nga zjarri as Ilir Meta me kujtimet e papritura që i erdhën në burg për atë ditë fatale, kur shteti vrau qytetarët e vet dhe askush nuk u dënua. Turp për të gjithë ata që mundeshin dhe ende munden, por nuk e bëjnë!
JAVA

E ça pastaj se do kishte dhune o Met posaqia?
Kjo justifikon vrasjet e atyre me duar n xhepa pasi dhuna kish maru e ata dhunusit ishin neper Ranget e Tom Doshit?
Po ik ore burrec muti bashk me atë fëndën tjetër Sali pordhën
Pikes i ke re Skender
Metes i paskan then sherbimet e huaja…
Edhe mua me than sherbimet e lagjes qe ti dhe Tan Prifti vidhnit me bllok n dorë
Qe SKAP ta konsiderojme me te vertete si SPAK.
Disa nga pse-te i kemi thene me pare.
Tani po themi edhe kete: qe SKAP te quhet SKAP, duhet t’i shkoje deri ne fund hetimit te manifestimit te dhunshem dhe te pergjakshem te socialisteve me 21 janar te vitit 2011.
Fakti qe sherbimet partnere, sidomos ato amerikane, e dinin qe me pare se do te ishte nje manifestim i dhunes se skajshme dhe me te vrare, eshte i njohur. Por, merr nje permase te re, kur zoti Ilir Meta eshte ofruar vete, pa ia kerkuar askush, madje as prokuroret e SPAK, qe te deshmoje. Kjo eshte shume e rendesishme.
Per ata qe nuk e kuptojne akoma rendesine e kesaj deshmie, ju them se kjo eshte e paprecedente, eshte unikale ne historine e proceseve te tilla, kur nje politikan vetofrohet per te deshmuar, kur dihet se politikanet bejne gjithcka per t’iu shmangur situatave te tilla.
Zoti Meta, le te lere menjane etiken e politikes korrekte dhe, ashtu sic ka permendur emrat e krimineleve socialiste te perfshire ne instruktimin e “grupit me agjende tjeter”, t’i permende edhe ata diplomate europiane dhe amerikane, qe e kane paralajmeruar krimin e tmerrshem qe po pregatisnin gjaksoret socialiste.
Eshte shume e rendesishme kjo, sepse ky pushtet pushtash, ky narkoregjim, kjo mobokraci i ka rrenjet te ngulitura thelle ne gjakun qe keta monstra kishin planifikuar te derdhnin ate dite; dhe qe e derdhen, fatkeqesisht.
Kembet e karrikes kryeministrore ku rrin ulur monstra Rama, jane te zhytura thelle ne kete gjak kurbanesh te mjere.
Duhet te zbohet Monstra qe andej; te kapet per zhelesh dhe te vihet para drejtesise, qe edhe viktimat e atij plani djallezor te socialisteve gjakatare, te gjejne me ne fund paqe.
Ti e paske ditur që do të ketë vrasje?! Kush t’a tha, Berisha?! Përse nuk njoftove demostruesit që do të vriten ?! Ka shumë pyetje për Metën, që kërkon të ndihmojë Berishën! Në fakt demostruesit dolën të indinjuar nga Meta që me bllok në dorë u regjistrua me zë dhe me figurë dhe nuk mjaftoi kaq, por i quajti kokëpalarë.
O Skypion, ha mut ha, mos u ngopsh kurrë .
Ndoshta do te tregoj se cfare benin kokpalaret e LSI ne ate proteste. Edi Rama ka patur e ka mundesi por nuk ka bere asgje per 21 Janarin . Perse nuk ka bere do e tregoj koha, por ajo qe dihet eshte se asgje nuk e ka penguar qe cdo 21 Janar ti mar per veshesh vrasesit ( qe i di e gjithe dynjaja) e ti pyes per pucin thikat e cadrat pistolete ( me qe per plumbat u (i) jusitfikuan gjykatesit ) . Kush beson se PS nuk e ka apo nuk e gjen nje prokuror per te bere dicka te tille ose eshte ose ben si idiot.
Hetimi gjithperfshires dhe i thelle, i thelle deri ne fund fare, i 21 janarit te socialisteve, eshte nje domosdoshmeri historike.
Ai eshte shume i rendesishem, sepse kemi te bejme me nje komplot te pergjakshem, ku jane te implikuar politikane, gazetare, biznesmene, intelektuale ( qe mos qofshin) dhe kriminele ordinere.
Dhuna qe socialistet shkaktuan ne 21 janar 2011, nuk nisi dhe perfundoi ate dite; ajo nisi muaj me pare asaj date, dhe po vazhdon edhe sot e kesaj dite nga regjimi qe eshte ngritur pikerisht mbi gjakun e derdhur nga ajo dhune.
Pervecse te nxjerre para drejtesise ata qe shkaktuan fizikisht dhunen e pergjakshme te 21 janarit, dmth “Grupi me agjende tjeter”, qe ishin kriminele gjithfaresh nga me te rrezikshmit, te instruktuar nga strukturat zyrtare te Partise Socialiste, pervece per te cuar para drejtesise gjithe drejtuesit socialist qe e orgnizuan ate, pervece per te cuar para drejtesise ideatorin dhe organizatorin kryesor te saj, monstren Rama – hetimi i 21 janarit ka rendesi per te diskretituar publikisht, te gjithe ata gazetare ( si ky hundeshtypuri i shkrimit me lart)) analiste dhe intelektuale qe nxiten gjakderdhjen.
Per jave te tera, kjo fare e keqe, qe per fat te keq, nuk i ka munguar asnjehere Shqiperise, ne mediat, gazetat, studiot televizive, cdo dite, cdo nate, i benin thirrje njerezve pe skenare egjyptiane, tuniziane etj, dmth per gjakderdhje.
Une nuk e di sesa pergjegjesi ligjore mund te kene thirrjet e tyre makabre, por me fjalet e tyre kane nxitur nje dhune te tille, qe ishte programuat te kishte me patjeter te vrare.
Keto thote ne deshmine e tij zoti Meta. Sherbimet partnere, sidomos ato amerikane, i kishin informuar institucionet kryesore te shtetit shqiptar aso kohe, se jo vetem qe do te kishte dhune, por ishte planifikuar te kishte MEDOEMOS gjakderdhje.
Kjo eshte shume e rendesishme, se jo vetem ben nul gjithe propaganden e krimineleve socialiste, por edhe diskretiton hapur surreter si ky hundshtypuri Minxhoz, qe nxitnin njerezit dite e nate per te bere ate qe u be me 21 janar.
Struci Minxho me koken ne bajga sa kohe Balluku eshte nen hetim, e paska nxjerre me ne fund koket te zhgarravise dicka per 21 janarin si per tu ndjere gjalle ashtu me bajga ne surrat.
Bravo Skënder
Ky “Sky-Pordha” vërtet shumë “interesant”, do të lajë mullarin m…t të Sali Pykës me shurrën e vet!!!! Një debil i neveritshëm!!!
Me cmendet me kete “u kap koment I persedytur”. Kur del kjo nuk del komenti
Ate “dhune “te protestuesve te 21 janarit kemi kaq kohe qe e shohim para kryeministri se dhe bashkise se Tirane. Dhe, megjithate nuk u goditi njeri. As u vra, as u plagosje njeri. NE historine e PD ka pese ngjarje te renda qe perfunduan me vrasje pas shpine :-2 prilli(ASNJE prej TE vrareve nuk u ekspertua. Edhe sot po ti cvarrosesh do tu gjenden plumbat ne varr). 1997(mbi 3000 te vrare-krim shteteror, me plan luftarak, me urdher a dhe udhezime) 1998 (grusht shteti I mirefillte, I realizuar. Hapi fjalor in shqip shqip dhe lexoni cdo te thote grusht shteti.) gerdeci (rendesi ka te fitoje pare Zeni, se sa vdesin, vriten e plagosje pak rendesi ka). 21 janarit, cilesuar nga gjukata nderkombetare si krim shteteror. Te gjitha keto ngjarje Jane si krimet Naziste te luftes se dyte boterore. Kur autoret e tyre nuk gjukohen e hetohen, a mund te themi qe drejtesia ne Shqiperi eshte e te njejtit tip me drejtesine naziste hitleriane?
Per 21 Janarin nuk keni pse ankoheni sepse Rama me doren e vet shperndan karafila per ti vendosur te sheshi ne shenje perkujtimi ! Kjo tregon se eshte atdhetari me i madh , e ka deklaruar dhe djali i Hashim Thaçit