Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Provat e reja të 21 janarit, “një vrimë në ujë?” Familja e Aleks Nikës reagon për shkrimin e Viktor Malajt: “Shumë respekt, por je nxituar”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Provat e reja të 21 janarit, “një vrimë në ujë?” Familja e Aleks Nikës reagon për shkrimin e Viktor Malajt: “Shumë respekt, por je nxituar”
KronikeKryesore

Provat e reja të 21 janarit, “një vrimë në ujë?” Familja e Aleks Nikës reagon për shkrimin e Viktor Malajt: “Shumë respekt, por je nxituar”

Published: February 2, 2023
Shpërndaje

 

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një nga 4 dëshmorët e 21 janarit, ka reaguar sot lidhur me opinionin e analistit të Ditës, Viktor Malaj.

Malaj shkruan në analizën e sotme se audiot e 21 janarit që janë publikuar së fundmi nuk janë prova bindëse dhe se dhënia e tyre familjarëve të Aleksit është papërgjegjshmëri e gazetarit Artan Hoxha.

- Publicitet -

Por zoti Nika, i cili është angazhuar prej vitesh si përfaqësues i familjes Nika, nuk është aspak dakord me përfundimet në të cilat ka arritur publicisti i njohur, Malaj.

Në një telefonatë kryeredaktorit, zoti Nika tha se Malaj nuk ka informacion mbi përmbajtjen e plotë të audio-përgjimit, dhe për këtë shkak ka arritur në përfundime të nxitura.

“Jam lexues prej vitesh i gazetës DITA dhe veçanërisht i Viktorit, me të cilin edhe kam komunikuar në të shkuarën e afërt, pasi ai ka shkruar edhe herë të tjera për 21 janarin.

Kemi shumë respekt, por ajo që thotë sot se provat e reja janë një vrimë në ujë, është e nxituar. Ai ndoshta nuk e ka informacionin e plotë, por audio nuk ndalet aty ku e ndal Viktori.

Në audio dëgjohet urdhëri për të qëlluar në mish.

Me atë që ka shkruar sot, Viktori pa dashur zhvlerëson një fazë shumë të rëndësishne të hetimeve të 21 janarit, drejt asaj që kemi vite që e presim zemërcopëtuar, drejtësi të vërtetë për të rënët, jo të manipuluar, për Aleksin tonë dhe për të tjerët”.

Nika thotë gjithashtu se nuk qëndron as përfundimi tjetër, në shkrimin e zotit Malaj, se dorëzimi i audios tek familjarët është papërgjegjshmëri e gazetarit Hoxha.

“Nuk është e tillë, ndoshta Artani do donte të fliste vetë për këtë pjesë, por për ne si familje ka qenë ndihmë e madhe. Ka qenë e tillë sepse pak kohë më parë ka ndodhur që na ka ardhur dikush në familje me një fotografi në duar, na tha “ky është vrasësi”, ka qenë gardist dhe ai dhe ne mund të ishim futur në histori të tjera, por audiot e dhëna familjes nga gazetari na kanë ndihmuar për këtë” – tha z.Nika gjatë telefonatës.

Familja Nika, më herët ka deklaruar se materialin audio do ta dorëzojë vetëm në SPAK dhe se hetimi për vrasjen e Aleksit (i vetmi hetim-gjykim që nuk është kryer ende për 21 janarin) duhet të kryhet nga Prokuroria e Posaçme.

Më poshtë, pjesa e shkrimit të Viktor Malajt, që solli reagimin e Nikës:

“… Para pak kohësh media njoftoi se një gazetar investigativ paska bërë publike një audiokasetë të ngjarjeve të 21 janarit 2011, ku dëgjohet që ish-komandanti i Gardës së Republikës iu paska thënë vartësve të vet “Kur turma të futet brenda rrethimit, bëhuni gati për zjarr …”.

Partia në pushtet njoftoi se paska bërë kallëzim penal për vrasje në SPAK në ngarkim të S. Berishës, L. Bashës dhe ish-komandantit të Gardës, z. N. Prendi.

Ky lajm “i bujshëm” entuziazmoi tifozët e pushtetit aktual dhe krijoi një paqartësi tek shumëkush që nuk do t’ia dijë shumë për partitë politike pasi ka humbur respektin dhe besimin tek të gjitha ato që janë në skenë prej mbi tre dhjetëvjeçarë. Për mua e gjithë kjo zhurmë është një vrimë në ujë. Nuk ka asnjë dyshim se vrasjet e 21 janarit 2011 kanë qenë të paligjshme dhe kriminale, ashtu si, tashmë, dihet se janë kryer nga funksionarë të lartë të Gardës dhe, të paktën, në praninë fizike të ish-Kryeministrit dhe ish-Ministrit të Brendshëm.

Shprehja “Kur turma të futet brenda rrethimit, bëhuni gati për zjarr…”, as nuk është e paligjshme dhe as do të thotë “vrisni njerëz”. Çdo shqiptar, me apo pa arsim, me apo pa kulturë, duhet ta mësojë një herë e mirë se atje ku objekte të ndryshme ruhen me roje të armatosur ekziston e drejta dhe mundësia e përdorimit të armëve me të cilat forcat e sigurisë janë pajisur ligjërisht. Gjithë çështja qëndron në përdorimin e këtyre armëve sipas kushteve dhe kërkesave ligjore e nënligjore apo në kundërshtim me to.

Në ngjarjen e 21 janarit 2011 armët e zjarrit janë përdorur në kundërshtim me kërkesat e legjislacionit dhe ky fakt i bën pasojat automatikisht të paligjshme.

Dhënia e kasetës babait të njërit prej viktimave është një veprim mendjelehtë dhe i papërgjegjshëm i gazetarit. Është fare i lehtë manipulimi i njerëzve që janë në hall, dhe nuk ka hall më të madh se vrasja e fëmijës. Kallëzimi penal i bërë nga PS-ja është thjesht një shfaqje (show).

Të vërtetën e plotë të vrasjeve dhe plagosjeve të 21 janarit e dinë S. Berisha, L. Basha dhe N. Prendi. Syri i nxirë i komandantit të Gardës, autorësia e provuar në vrasje e drejtuesve të Gardës, fshirja e kasetave të regjistruara nga 13 kamerat e sigurimit të godinës qeveritare, përpjekjet e S. Berishës për të fajësuar protestuesit si autorë të vrasjeve, pengimi prej tij i organeve të drejtësisë në zbatimin e procedurave penale, punësimi në Presidencë i personit përgjegjës për kamerat e sigurisë, pohimet e mëvonshme të Berishës dhe L. Bashës se “në 21 janar kemi zbatuar ligjin” (kjo do të thotë se vrasjet kanë qenë të ligjshme) dhe pohimet prej “trimi të çartur” të Berishës se mund të vriteshin edhe 300 protestues dhe se, po u përsërit “ardhja pranë zyrës time” e liderit të opozitës dhe protestuesve, ai (Sali Berisha) do të ishte snajperisti i pestë (pra, një vrasës i mundshëm), nuk lënë kurrfarë dyshimi se vrasjet dhe plagosjet janë bërë nën hyqmin e ish-Kryeministrit.

Mirëpo, tjetër gjë janë deduksionet dhe tjetër gjë janë analizat juridike mbi bazën e provave në një procedim penal. Që t’iu provohet fajësia për vrasje tre personave të kallëzuar penalisht nevojitet që ish-Komandanti i Gardës dhe L. Basha të tregojnë gjithçka dinë për atë ngjarje. Basha tha vjet, pasi Berisha me lukuninë e tij sulmuan selinë e PD-së, se ai nuk iu përgjigj sulmuesve “siç iu përgjigj Sali Berisha në 21 janar 2011”.

Kjo do të thotë se drejtuesi dhe urdhëruesi i zjarrit kundrejt protestuesve paqësorë ka qenë ish-Kryeministri, mirëpo Basha nuk ka personalitetin e duhur dhe, për pasojë, as dinjitet burri të paraqitet në SPAK dhe të tregojë të vërtetën, aq më tepër që ishte i pranishëm fizikisht në vendngjarje. Pra, ekziston mundësia të ketë pasur një rol në ardhjen e pasojave.

Nëse PS-ja e kishte sinqerisht dhe seriozisht ndëshkimin e fajtorëve të 21 janarit, nuk kishte arsye të priste dhjetë vjet nga ardhja në pushtet. Qysh në opozitë duhej të hulumtonte për gjetjen e provave fajësuese dhe, në vitin 2013 duhej ta padiste Sali Berishën penalisht.

Nëse nuk kishte prova për vrasje, kishte provat e mjaftueshme për pengim të drejtësisë nga Sali Berisha, fshehje të gjurmëve të krimit, përkrahje pas kryerjes së krimit, refuzim për të dëshmuar etj.etj. Dhe këto prova i jepte me krenari prej banditi vetë Berisha në intervista televizive dhe shtyp. Në vitin 2013 asnjëra nga këto vepra penale nuk ishin parashkruar dhe as amnistuar. Edhe nëse drejtësia ishte nën kthetrat e autorit të krimeve, të paktën dosjet dhe proceset do të mbeteshin aty.

Tani është tepër vonë dhe kallëzimet penale të tipit “më ka çuar nëna të laj gojën” nuk kanë as vlerë dhe as i iu bëjnë nder kallëzuesve…”

Shkrimi i plotë i Malaj: KËTU

o.p. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • vlonjati says:
    February 3, 2023 at 6:01 am

    Keta 4 te vraret jane deshmore te rilindjes apote atdheut ? Per mendimin tim te Atdheut nuk mund te jene sepse keta dolen ne nje proteste per interesat e nje partie( nga 100 e ca parti qe kemi) apo thjesht qe te behej Rama k-m ,dmth na hoqen nje diktator e na sollen nje tjeter ndoshta dhe me te dhunshem se i pari i cili po i shperblen nga 11 vjet me nga nje trendafil.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    February 3, 2023 at 8:22 am

    E vrau,s’e vrau,e lagu s’e lagu..?Perralla me mbret per te vazhduar EDvin Sali Muti ne pushtet!?

    Mjerë ATA qe iken
    u bene ‘kok TURKU’
    Ne kete vend pa shtet
    mungon ligji,BURGU!

    Mire zagaret e disinformacionit
    i bejne hysmetin parase e FRIKËS
    po si nuk arrin ta kuptoje
    Xhaxhai,avokat i NIKËS!?

    Si nuk arrin ta kuptoje
    avokat i Aleks NIKËS
    Se vrasesi Serbi Sali
    ka pas çelsat e A MER IKËS!

    Mire gazetari Malaj
    sdi ç’far thote as VETË
    Po avokati e ka degju ‘Ambasadorin
    ‘Plumbat kan bere RIKOSHETË!?

    Plumbat shkuan ne QIell
    thosh ather’ ARVI-ZIU
    Perplasur neper peme
    e pastaj MISH-NJERIU!?

    Per tere balistiken
    qe kane njekur PLUMBAT
    Flasin ‘Ambasadoret’
    dhe SS-Servet Sovjetik ‘PËLLUMBAT’!

    Te gjithe ne nje vrime
    i bijen kaqe vite KAVALLIT
    si ta shpetojne serb Saline
    e jo ate qe meriton:Plumbin BALLIT!

    Ka shume avokate Sala
    blere me miliona FLORI
    Si ne Ameriken e Biberajve
    Po ashtu ne Serbi-RUSI!

    Ndersa ne Bathoren
    kryeqytet i KALIFATIT
    Ka ‘pushtetet’ e antishtetit
    perfshi haremin e te ‘GJATIT’!

    Reply
  • SPAK says:
    February 3, 2023 at 11:44 am

    Eshte e turpshme per kedo qe luan me gjakun e njerezve, sidomos te pafajshem! Eshte turp dhe keta qe shprehen kunder jane maskarenj,kushdo qofshin! Eshte derdhur gjak te dashur komuniste-otomane dhe syte e Saliut thrresin perseri per gjak!

    Reply
  • bekimi n/c says:
    February 3, 2023 at 4:11 pm

    Zoti Mark gjithmone kam folur fort ne mbeshtetjen tuaj ne kerkim te drejtesise per vrasjet naziskine te bulevardit..
    .
    Por kete rradhe gaboheni rende dhe bashkohem 100% me zotin Malaj (Thano) se me te vertete audiot e 21 janarit që janë publikuar së fundmi jo vetem nuk janë prova bindëse por dhe tallje makaber per cilindo qe eshte pas bullarit Tan Hoxha..
    .
    Ketu nuk eshte pune audio (leshi) por pse administrate amerikane ( mos e ngatarroni me nocjonin AMERIKE) mbron nje serial killer ??
    .
    Nese administrate amerikane na sjell pikerisht ne vigjiljen e 1 vjetorit te masakres ekspertiziat Profesinale te Leshit te FBI per te gjetur vrasesit dhe urdheruesit dhe perfundimi Salisatanai jo vetem fshiu menderen me to por per here te pare ne 2 studion e S.Balles…ne mars 2018 DEKLAROI DUKE SFIDUAR BIDENIN-FBI & SPAKUN…(komentin ta vazhdoje zoti Mark me Tan Obezin..)

    Si ka mundesi qe nje KRIMINEL-VRASES-TRADHETAR I dokumentuar dhe ne arkivat e ambasadave euroatllantike jo vetem qe I shpetoi burgimt te perjetshem ( ose egzekutim sipas kanunit nga familjet e demtuara) por me sa shikohet po pregatiten kushtet per nje kthim te trete qe do te thote PERDHOSJE PERFUNDIMTARE KOMBETARE.
    .
    Me sy te lire duket qe shkaku kryesor qe mbron kete kriminel eshte politika e gabuar ( me sakte antishqiptare hapur fare) e miqve tane euroatllantikas qe pertypen akoma me Arvizute &Donaldlute & Kimet e tyre edhe kur Berishi poshtron dipllomatin e presidentit amerikan..kur I thote NY-TIME-sit leter higjenike apo fshin menderet me ekspertizat e FBI per 21 janarin 2011..
    .
    Nqs ne historine e njerzimit dhe kozmosit qe na rrethon ne baze te perceptimeve ka dy permasa kryesore “unlimited” qe jane koha dhe hapsira.
    Kurse ne hapsiren shqiptare te pakten keto 31 vitet e fundit dy permasa jane unlimited: veprimtaria diabolike prej satanai te Sali Berishes dhe e dyta hipokrizia e nderkombetarve qe kane ndjekur nje politike See No Evil qe duhet ti jepet fund duke dorzuar koken e Vito Corleones & sons
    E fundit
    Kush e mban mend masakra e 21 janarit 2011 ndodhi ne nje kohe kur Pranvera Arabe ishte ne kulmin e saj dhe pati dy qendrime ambasadoresh amerikane …njeri ne Shqiperi ku Arvizu ishte ne anen e terroristit shteteror “te burrit te tij te shtetit” dhe vrasja e ambasdorit amerikan ne Libi nga terroristet arabe ..
    Pra zoti Mark ka kaluar cdo limit durimi dhe mos humb kohe me subjektet ne Shqiperi por me “bossat” e tyre me sakte ato qe komandojne Arvizute..Lute dhe Kimet qe eshte pak te thuhet e kane “dhi muhabetin” me Shqiptaret … I pritem si Krishti ne 1991 dhe sot e shohim kombin shqiptar te varur ne kryqin e historise..nen zgerdhimje aleatesh

    Reply
  • Beso. says:
    February 3, 2023 at 8:07 pm

    O Mark,mos u mërzit me Voktorin.Ai ska faj.Duke folur shumë,për cdo ditë,të shpëton edhe ndonjë…..
    Qëndro,bashkë me të nderuarin Artanin Hoxhën ,në respekt të kujtimit të nipit tënd dhe mikut tonë Aleks.

    Reply
  • spaku pordhacaku says:
    February 3, 2023 at 11:11 pm

    Drejtesi nuk ka.reforma ne drejtesi ishte nje genjeshter per ti hedhur hi ne syte e popullit…. si tha mesuesi te filmi Lulekuqet mbi mure….. “ja dhe zemerimi im, si shpate ne duart tuaja. hajde ti dalim zot kesaj pune” Shqiponjes i jane qepur pleshtat dhe shushunjat e po I pijne gjakun, dhe vetem po tu shtypesh koken do shpetoje…………

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?