Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Provimi i parë i Maturës Shtetërore 2022, mbi 33 mijë nxënës do të testohen sot për gjuhën e huaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Provimi i parë i Maturës Shtetërore 2022, mbi 33 mijë nxënës do të testohen sot për gjuhën e huaj
AktualitetKronikeLajmi i fundit

Provimi i parë i Maturës Shtetërore 2022, mbi 33 mijë nxënës do të testohen sot për gjuhën e huaj

Published: June 9, 2022
Shpërndaje

Mbi 33 mijë maturantë, i nënshtrohen provimit të parë të maturës shtetërore këtë të enjte, atij të gjuhës së huaj. 31667 nxënës do të hyjnë për herë të parë në provimet e Maturës Shtetëore ndërsa 2 mijë janë nxënës që kanë ngelur në provime vitin e kaluar. Ndërkohë që nga 33 mijë, 8 mijë  nxënës janë vetëm në qarkun e Tiranës.

Provimi nis në orën 10:00 dhe mbyllet në 12:30, pra nxënësit kanë në dispozicion për të plotësuar të gjitha pyetjet 2 orë e 30 minuta. Përpara se të hyjnë në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.

Gjithsej janë 60 pyetje për tu plotësuar dhe për të kaluar një nxënës, duhet të marrë minimumi 25 % të pikëve, pra mbi 15 pikë. Pyetjet janë ndërtuar në bazë të një fondi pyetjesh dhe të bazuara në ato që janë mësuar në 3 vite. Mësuesit që kanë ndërtuar pyetjet janë ngujuar në Qendrën e Shërbimeve Arsimore për disa ditë në mënyrë që të shmanget përhapja e kopjeve.

- Publicitet -

Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale. Në klasa do të jenë 15-20  nxënës, në varësi të klasës, ndërsa kushtet do të jenë strikte. Mjediset do të jenë në dispozicion për 150 nxënës, si dhe distanca mes nxënësve do jetë 120 cm. Ndërkohë, nëse maturanti kapet me telefon, kopje,  duke ndryshuar vendin e caktuar, duke marrë dhe dhëne informacioneve, refuzon kontrollin dhe prish qetësinë, do të penalizohet dhe do shkojë për vjeshtë.

Ndërkohë politika të forta do të ketë edhe pasi maturanti të ketë mbaruar provimin. Nuk do ti njihet nëse ka dëmtuar barkodin identifikues, nëse është marrë masë përjashtimi për të apo ka përdorur lapsa me ngjyra.

Për mbarëvajtjen e provimit, janë angazhuar 7 mijë mësues administrues, jo të shkollave të mesme, si dhe janë vënë në dispozicion në të gjithë Shqipërinë,  167 qendra testimi, ku 31 janë vetëm në kryeqytet. Provimet e maturës që nisin sot me datë 9 qershor me gjuhën e huaj, do vijojmë me Gjuhën shqipe dhe Letërsinë  me 11 qershor, matematikën me 17 qershor, dhe 24 qershor lëndën me zgjedhje, ku më të preferuarat janë qytetaria dhe psikologjia. Kjo nënkupton që nxënësit janë prirur më tepër drejt lëndëve shoqërore.

Për sa i përket përgjigjes së provimeve, afati për të dalë  është deri me 30 qershor, në mënyrë që të gjithë ato nxënës që duan të studiojnë jashtë vendit tek kohë për plotësimin e dokumenteve.

Për të transportuar materialet e testimit, janë angazhuar Ministria e Arsimit, Ministria e Brendshme, dhe Posta Shqiptare. Ndërkohë që materialet në qendrat e testimit janë paraqitur 2 orë përpara nisjes së provimit.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje
  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet
  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?