Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Provimi për licencat profesionale, çfarë duhet të bëjnë mësuesit e rinj?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Provimi për licencat profesionale, çfarë duhet të bëjnë mësuesit e rinj?
AktualitetShoqëri

Provimi për licencat profesionale, çfarë duhet të bëjnë mësuesit e rinj?

Published: February 2, 2023
Shpërndaje

Mësuesit e rinj që kanë përfunduar me sukses ndjekjen e praktikës profesionale pranë shkollave të arsimit parauniversitar, do të mund të konkurrojnë nëpërmjet provimit të shtetit, për të siguruar lejen e ushtrimit të këtij profesioni. Por, për të hyrë në provimin e licencës që pritet të zhvillohet gjatë muajit prill, praktikantët e rinj të mësuesisë, duhet që më parë të bëjnë edhe regjistrimin për konfirmimin e pjesëmarrjes në këtë testim, rezultatet pozitive të të cilit janë vendimtare për t’u pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit të mësuesit.

Zyrat Vendore dhe Drejtoritë Rajonale të Arsimit parauniversitar kanë zbardhur afatet dhe procedurat që do të duhet të ndjekin të gjithë mësuesit e rinj për të bërë regjistrimin në provimin e shtetit. Sipas procedurave të përcaktuara, në provimin e shtetit do të pranohen kandidatët që kanë përfunduar programin e studimeve të ciklit të parë dhe programin e studimit të ciklit të dytë (Master i shkencave/ Master i Arteve të Bukura/ Master Profesional) në fushën e edukimit, që përmban lëndët pedagogji dhe psikologji, dhe kanë kryer me sukses praktikën e detyruar profesionale.

“Të gjithë kandidatët që kanë përfunduar studimet universitare në fushën e edukimit (mësuesisë) dhe plotësojnë kriteret ligjore në fuqi, kandidatët që nuk kanë rezultuar të suksesshëm në sesionet e mëparshme të provimit të shtetit, si edhe të gjithë kandidatët që janë duke ndjekur praktikën profesionale gjatë tremujorit të dytë për vitin shkollor 2022-2023, mund të regjistrohen ose të konfirmojnë marrjen pjesë në sesionin e radhës të provimit të shtetit. Afati i dorëzimit të dokumentacionit do jetë nga data 1-24 shkurt. Referuar kushteve specifike të përcaktuara nga drejtoritë rajonale të arsimit, dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet me rrugë postare, ose duke u paraqitur personalisht për të dorëzuar dosjen e dokumenteve të kërkuara.

- Publicitet -

Për kandidatët që kanë kryer ose po kryejnë aktualisht praktikën profesionale për vitin shkollor 2022-2023 periudha e dytë dhe e parë, bëhet e ditur se do të regjistrohen mbështetur në listat dhe dokumentacionin e dorëzuar për praktikën profesionale pranë komisionit të vlerësimit në njësitë arsimore vendore përkatëse, çka do të thotë se ata nuk do ta kenë të nevojshme që të dorëzojnë dokumentacionin përkatës.

Ndërsa kandidatët përsëritës do të konfirmojnë regjistrimin e tyre pranë zyrave vednore përkatëse duke paraqitur sipas rastit edhe dokumentacionin e duhur. Në rast se nuk konfirmohet pjesëmarrja nuk do të kryhet regjistrimi i tyre për provimin e shtetit për kandidatët që janë përsëritës.

Kandidatët, të cilët nuk paraqesin këto dokumente në afatet e përcaktuara, nuk mund të marrin pjesë në provimin e shtetit, e për rrjedhojë nuk do të mund të aplikojnë për vendet e lira të punës që raportohen vazhdimisht në strukturat arsimore publike dhe private në vend të arsimit parauniversitar. Personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit ose kualifikime profesionale në atë. profesion, të cilat vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Për t’u ardhur në ndihmë mësuesve të rinj që do të garojnë në këtë sezon për të siguruar lejen e ushtrimit të profesionit, Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka detajuar edhe fondin e mijëra pyetjeve nga të cilat do të përzgjidhen edhe pyetjet që do të jenë pjesë e tezës së provimit të licencës. Në këto kushte, çdo kandidat mund të orientohet rreth përmbajtjes që do të ketë testi i licencës, duke u njohur me fondin e detajuar të pyetjeve që gjendet në faqen online të kësaj qendre.

Të gjithë mësuesit që do të vlerësohen në testimin me alternativa me më pak se 50 pikë, nuk do të pajisen me licencën profilit në të cilën aplikojnë, pasi rezultojnë mbetës. Sipas rregullores, nëse një kandidat nuk paraqitet në provim, ose tërhiqet përpara fillimit të tij, atëherë provimi nuk vlerësohet si i kryer. Autoritetet drejtuese të kësaj qendre bëjnë me dije se një pjesë e mirë e kandidatëve, kthehen në garë për licencën për të disatën herë, pasi kanë dështuar në sezonet e provimeve të zhvilluara përgjatë sezoneve të shkuara. Nëse kandidati nuk e merr provimin me herën e parë, kur ta rijapë atë sërish, duhet të paguajë një tarifë edhe më të lartë. Tarifa vjen në rritje, për çdo provë të dështuar të kandidatit.

Testimit të shtetit për të siguruar lejen e ushtrimit të profesionit do t’ nënshtrohen të gjithë mësuesit e këtyre profileve lëndore: arsimit fillor, arsimit special, shkencave sociale, gjuhës dhe letërsisë shqipe, gjuhës turke, angleze, gjermane, gjuhës frënge, italiane, edukimit fizik, matematikës, informatikës, matematikë-informatikës, fizikës, biologjisë, kimisë, artit pamor, biologji-kimisë, kimisë, pedagogjisë muzikore, historisë, gjeografisë, si dhe histori-gjeografisë. Sigurimi i licencës profesionale, e lejon çdo mësues të ri që të nisë procedurat e mëtejshme të konkurrimit për vendet e lira të punës në shkollat e arsimit parauniversitar, si dhe gjimnazeve publike dhe private të vendit.

Rregullat në ditën e provimit

Në ditën e provimit, kandidatët për provimin e shtetit do të duhet të paraqiten në godinën e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit, 30 minuta para zhvillimit të provimit. Kandidatët duhet të kenë me vete për ditën e provimit, dokumentet e mëposhtme:Dokument identifikimi (Kartë ID ose Pasaportë), Kopje të dokumentit të identifikimit.  Mandat e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA në varësi të herës së pjesëmarrjes së tyre në provimin e shtetit).  Kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre.

Dokumentacioni për kandidatët që japin provimin e shtetit për herë të parë:

  • CV dhe Librezë pune (e noterizuar) ose kopje të Certifikates së Praktikes Profesionale.
  • Diplomë të studimeve “Bachelor”, si dhe listë notash të noterizuar.
  • Master i shkencave ose Master profesional, listë notash ,vetëm ata që kanë profilin në mësuesi (e noterizuar).
  • Fotokopje e kartës së ID-së.
  • Vërtetim të gjendjes gjygjësore.
  • Vërtetim vendbanimi.
  • Një kërkesë me shkrim për t’u regjistruar në provim shteti dhe të saktësojë herën pjesëmarrëse në të.
  • Në mungesë të diplomave të ciklit të parë ose të dytë të studimeve kandidati duhet të pajiset nga Universiteti me vërtetim të vitit aktual, ku të specifikohet: Ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të parë ose të dytë të studimeve në edukim, emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit që ka përfunduar, viti i përfundimit, numri i matrikullimit, si dhe data e diplomimit.

Dosja do të përmbajë këto dokumentacione për ata kandidatet që nuk kanë rezultuar fitues në sezonet e mëparshme:

  • Fotokopje e librezës së punës ose të Certifikatës së Praktikes Profesionale.
  • Fotokopje të Diplomave Bachelor dhe Masterit shkencor ose profesional në fushen e mësuesisë.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Të përcaktoni saktë heren e pjesëmarrjës tuaj në provim.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?