Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Provimi të martën, 161 mësuesit e rinj që garojnë për licencën në matematikë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Provimi të martën, 161 mësuesit e rinj që garojnë për licencën në matematikë
AktualitetShoqëri

Provimi të martën, 161 mësuesit e rinj që garojnë për licencën në matematikë

Published: April 28, 2023
Shpërndaje

 

Provimet për lejet e reja të ushtrimit të profesionit në mësuesi do të vijojnë edhe gjatë javës së ardhshme. Do të jenë mësuesit e rinj të matematikës që do t’i nënshtrohen të martën provimit të shtetit për të fituar licencën profesionale.

Vetëm mësuesit që do të kalojnë në provimin e licencës në këtë sezon, do të mund të konkurrojnë me tej nëpërmjet portalit online të punësimit, për vendet e lira të punës që raportohen nga shkollat publike të arsimit parauniversitar (shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze). Marrja e provimit është i domosdoshëm edhe për rastet e konkurrimit për vendet e lira të punës në shkollat jopublike.

- Publicitet -

Sikundër ka ndodhur edhe me profilet e tjera, edhe për këtë lëndë, provimi do të zhvillohen sipas orarit të përcaktuar nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit (QSHA), çka do të thotë se secili mësues duhet të paraqitet për të plotësuar testin e informatizuar vetëm në orën e përcaktuar specifikisht për të.

Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka zbardhur tashmë listën e 161 mësuesve të rinj që do të konkurrojnë për licencën profesionale në datën 2 maj. Për të mos rrezikuar hyrjen në testim, kandidati duhet të paraqitet në ambientet e QSHA-së 30 minuta para fillimit të orarit zyrtar të provimit. Ndërkohë që duhet të ketë me vete detyrimisht këto dokumente: “Mjet identifikimi, si dhe kopje të tyre, faturën origjinale me vulën përkatës të pagesës së tarifës së provimit sipas herës së pjesëmarrjes, kopje (jo të noterizuara) të diplomave të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara, si dhe kopje të dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj”. Kandidatët, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në provimin e shtetit. Për paraqitjen në qendrat e provimit, kandidati duhet të ketë parasysh rregullat në vijim, ku: “Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi ky vlerësohet si kriter përjashtimi, ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit, ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit”

Provimi do të jetë i strukturuar në tre pjesë, të cilat përfshijnë pyetjet rreth njohjes së rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, pyetjet rreth pedagogjisë, metodave të mësimdhënies dhe menaxhimit të klasës, si dhe pyetjet specifike për profilin lëndor të matematikës, në të cilin mësuesi kërkon të fitojë lejen e ushtrimit të profesionit. Për t’u ardhur në ndihmë kandidatëve, QSHA ka detajuar edhe fondin e mijëra pyetjeve nga të cilat do të përzgjidhen edhe pyetjet që do të jenë pjesë e tezës së provimit të licencës. Në këto kushte, çdo kandidat mund të orientohet rreth përmbajtjes që do të ketë testi i licencës, duke u njohur me fondin e detajuar të pyetjeve që gjendet në faqen online të QSHA-së.

 

Lista e kandidatëve që kalojnë në testim të martën për të fituar licencën profesionale si mësues matematike

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?