Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “O provincial, ke qenë mercenar i Gazidedes”, moderatori dhe gazetari kapen keq në emision, sherri vijon në portale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “O provincial, ke qenë mercenar i Gazidedes”, moderatori dhe gazetari kapen keq në emision, sherri vijon në portale
KronikeKryesore

“O provincial, ke qenë mercenar i Gazidedes”, moderatori dhe gazetari kapen keq në emision, sherri vijon në portale

Published: June 8, 2022
Shpërndaje

 

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar ashpër ndaj kolegut Ylli Rakipi, në emisionin e të cilit ishte i ftuar pak ditë më parë. Kikia ishte si i ftuar, por u përfshi në një debat me drejtuesin Ylli Rakipi dhe ky i fundit nisi t’i bërtiste.

Debati mes të dyve është nxitur edhe më tej, nga publikimi i videos së sherrit në portalin në pronësi të Ylli Rakipit.

- Publicitet -

“Por Ylli, si një provincial i pakorigjueshëm, nuk ishte mjaftuar me debatin. Meqë ai ka një portal dhe në portalin e tij bën çfarëdo, ai e kishte hedhur këtë copën e programit në YouTube, me një titull të tillë: “Pse budallallëqet e tua do të dëgjoj unë?”/ Rakipi nxehet keq me Kikinë: Po flet kodra pas bregu”,- vijon reagimi.

Kikia thotë se Ylli Rakipi nuk ka qenë asnjëherë gazetar, por një mercenar që i ka shërbyer SHIK-ut të Bashkim Gazidedes dhe Policisë së Agim Shehut.

“Vetë Ylli ishte pjesë e “këshillit mediatik” Gëbelsian të Berishës, që rekomandonte se kush nga politikanët e opozitës socialiste duhej të burgosej, goditej apo rrihej nëpër protesta, apo natën nëpër rrugica.”

Pjesë nga reagimi i gazetarit Kikia:

“… Pak ditë më parë isha në programin e Ylli Rakipit, referuar mënyrës se si u mbulua nga media “ngjarja” e Librazhdit. Ishim të gjithë të një mendjeje, se media kishte kaluar çdo cak etik, duke u marrë me tradhtinë e gruas.

Por Ylli nuk ishte dakord me përcaktimin tim se çfarë ishte e çfarë nuk ishte lajm në këtë histori. Ai shpërtheu në një kundërshti pa pikë etike, duke turfulluar, shkumëzuar e bërtitur…

Ylli, si një provincial i pakorigjueshëm, nuk ishte mjaftuar me debatin. Meqë ai ka një portal dhe në portalin e tij bën çfarëdo, ai e kishte hedhur këtë copën e programit në YouTube, me një titull të tillë: Pse budallallëqet e tua do të dëgjoj unë?”/ Rakipi nxehet keq me Kikinë: Po flet kodra pas bregu!

Ky titull, vetëm titull lajmi nuk është. Ai tregon cinizëm, hakmarrje, fjalë të një njeriu që duket se nuk del e keqja… Një titull me tri fjali, ku ndjehet vetëm shfryrje inati.

Ylli nuk ka qenë asnjëherë gazetar, ai ka qenë përherë mercenar. Ai ka patur një gazetë, “Albania” quhej. Gazeta e tij ishte organ i SHIK-ut të Bashkim Gazidedes dhe policisë së Agim Shehut. (i përmenda këto dy emra, pasi ata që kanë jetuar atë kohë e dinë se çfarë përfaqësonin).

Vetë Ylli ishte pjesë e “këshillit mediatik” Gëbelsian të Berishës, që rekomandonte se kush nga politikanët e opozitës socialiste duhej të burgosej, goditej apo rrihej nëpër protesta, apo natën nëpër rrugica. Cili nga gazetarët jo qeveritarë duhej të arrestohej, rrihej apo merrej peng.

Në gazetën e Yllit publikoheshin më pas planet e grupeve armiqsore kundër qeverisë që zbulonte SHIK-u dhe policia…”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • XXXL says:
    June 8, 2022 at 7:13 pm

    Shoku kokekatror Mentor Kikia, ti e ke ditur qe Raqipi ka qene pjese e “keshillit mediatik” Gebelsian, cfa mutin ke dashur qe i ke shkuar ne emisonin e tij ?
    Mentor Pamend je pa moral qe llap tani pas nje zenke, apo ishte bere keq per lek dhe ti shkoje e beheshe pjese e atij emisioni pa asnje nivel intelektual apo gazetaresk, nje tallava edhe me Arjan Carin pjese.

    Reply
  • Spak says:
    June 8, 2022 at 8:53 pm

    Ylli Rakipi eshte deri ne fyt ne mut! SI i ndane parate e qeverise Bukoshi,bashke me Saliun? Si u gjend Ylli ne spital pas vrasjes se Azemit se bashku me Saliun! Ku i gjeti dhe gjen Ylli parate per emisioni qe ka? Vazhdon Ylli te jete spiun i Saliut?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?