Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PS depoziton në Kuvend projekt-rezolutën kundër raportit të Dick Martyt për luftën në Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > PS depoziton në Kuvend projekt-rezolutën kundër raportit të Dick Martyt për luftën në Kosovë
KryesorePolitike

PS depoziton në Kuvend projekt-rezolutën kundër raportit të Dick Martyt për luftën në Kosovë

Published: July 18, 2022
Shpërndaje

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, Partia Socialiste me firmën e 11 deputetëve ka depozituar një Kuvendin e Shqipërisë një projekt-rezolutën kundër raportit të Dick Martyt mbi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Partisë Socaliste pas 10 vitesh hetime është konstatuar, se raporti i Dick Marty ‘për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë’, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare.

Për këtë, PS propozon “Rezolutë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, ndërsa i kërkon KE-së që të realizojë një raport vijuese dhe si rrjedhojë rishikimin e rezolutës së Dick Martyt në 2011.

- Publicitet -

Njoftimi i plotë

Lënda: Depozitohet propozimi për një “Rezolutë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”

Të nderuar anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë,

Në vijim të qëndrimeve tona të kahershme për vlerësimin e legjitimitetit të luftës heroike e çlirimtare të UÇK dhe duke rishprehur qëndrimin tonë se nuk mund të vendosen paralele midis masakrave çnjerëzore, spastrimeve etnike, deportimeve, vrasjeve, përdhunimeve, plaçkitjeve dhe krimeve të luftës, nga drejtues dhe anëtarë të makinerisë zyrtare luftarake serbe dhe paramilitarët e saj gjatë luftës në Kosovë, nga njëra anë, dhe integritetit e kauzës së drejtë të luftës së UÇK si reagim në mbrojtje të jetës dhe lirisë të popullit në Kosovë, nga ana tjetër.

Bazuar në parimin se çdo dyshim për krime duhet zbardhur nga organet e drejtësisë sipas parimeve të procesit të rregullt ligjor dhe se nuk mund të ketë çështje pafundësisht në hetim por dhe se çdo proces do duhet të mbarojë dikur, me qëllim që popujt të gjejnë focën të pajtohen e jetojnë së bashku duke shëruar plagët e së shkuarës.

Konstatojmë se pas më shumë se dhjetë vitesh hetime të thelluara nga Task Forca Hetimore Speciale e BE dhe pasardhësja e saj, Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendimet e ngritura në Raportin e  Dick Marty (Doc. 12462, datë 7 janar 2011), asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në APKiE, “për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë”, të përfshira në Rezolutën 1782 (2011) të APKiE, pika 1 dhe pika 4, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare.

Për këtë qëllim propozojmë këtë “Rezolutë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, ku i kërkojmë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (Folloë up Report) dhe si rrjedhojë dhe një rishikim të Rezolutës 1782 (2011), duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

Gjithashtu i kërkohet Qeverisë shqiptare të mbetet plotësisht e përkushtuar për të ndihmuar drejtësinë dhe identifikuar përgjegjësinë për të gjitha krimet e kryera në ish-Jugosllavi dhe përsërit thirrjen e tij për të gjithë të interesuarit që të bashkëpunojnë me Mekanizmin Ndërkombëtar për kryerjen e funksioneve të mbetura të gjykatave penale (IRMCT), brenda juridiksionit të saj.

Kjo projekt-Rezolutë, për të cilën besojmë se do të kemi mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, rikonfimon edhe një herë sikurse në rastet e mëparshme, vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën.

Taulant BALLA

Mimi KODHELI

Klotilda BUSHKA

Etilda GJONAJ

Blendi KLOSI

Etjen XHAFAJ

Petro KOCI

Hatixhe KONOMI

Bardhyl KOLLCAKU

Ilir PENDAVINJI

Arben PËLLUMBI

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Haleluja says:
    July 18, 2022 at 1:59 pm

    Shume dakort…po s’hape gojen vete s’te degjon njeri .Jemi te vetmuar dhe pa lobe mbeshtetes si sllavet e greket

    Reply
  • Mali says:
    July 18, 2022 at 3:35 pm

    NUK MPOSHTET CARI KURRE
    NE BURG THACIN SE LE
    BEN LUFTE DHE ME BE.ne
    KA SHUME NEVOJE PER TE

    PA GJUM E LA ALBINI
    VELLANE PO JA TRAZON
    TI JAP VERIUN SERBIT
    FJALEN.NUK JA DEGJON

    LULUSHE TU BEFSHA
    NEM NJE UJE SE PLASA
    RIPJELLJA KA NGORDHUR
    CARI CAN DERRASA

    Reply
  • Aiu nga Selenic says:
    July 18, 2022 at 4:58 pm

    E Quditshme! Thua te kete shkuar ne Hasge se deshi ti jap Serbise Veriun e Mitrovices.? Me duket teper paradoksale nje mendim i till.
    Po edhe me e quditshme me duket kure e akuzojne Hashimin se pask vjedhur qeverin e Kosoves dhe per kete e pasken marre ne Hage.?
    Jo ore drite shkurter. JO Ai shkoi ne Hage se :
    1) Ishte njeri nder aktivistet me te flaket qe pranoi mbi shpatullat e vet te njoma te marre mbi keto shpatulla drejtimin e luftes kunder pushtuesve Serb.
    2. Ishte Shqiptari nga Kosova i cili u piketua te marre mbi vete bisedimet ne Rambuje duke perfaqesuar krahun luftarak te shqiptarve te Kosoves. Kjo i shqtsoi serbet ndaj dhe Sllobodanmi deklaroi: “Kush ma sjell Koken e hashim thacit ne Torbe, do ta shperblej me flori aqe sa pershon koka e Hashimit” Pore fatmirsishte nuk arriti ta realizo nje kerkes te till.
    3 Hashim Thaci eshte firmetari i RAMBUJES ku kjo forme ka rendesi historik per fatet e Shqiptarve te Kosoves.
    4.Hashim Thaci ne Bashkpunim edhe me faktoret nderkombtar kryesishte me parteneret tanje Strategji SHBA dhe BE realizoi fitoren e madhe Histroke duke e larguar pushtuesin nga Kosove dhe shqiptaret e Kosoves moren lirin e tyre pase 2350 vjet., qe kur ajo u pushtua nga Romaket e deri ne vitin 1999 ajo ishte e pushtuar nga pushtues njeri pas tjetrit.
    5. Hashim Thaci eshte Firmetari i Pavarsise se Kosoves. Ku Kosova behet shtet i pavarur per here te pare ne histori e shqiptarev te Koeosves.
    Kjo eshte arsyej qe ai sote eshte ne Hage e jo se paska vjedhur , e jo se paska dash ta coptooi Kosoven. Po te ishte per ket .Hashim do lavdrohej e jo se do hetohej siçe edhe po hetohet.

    Reply
  • PS PA RAMEN says:
    July 18, 2022 at 8:12 pm

    HESHT ALI TII MBYLLE SQEPIN
    TE JANE MYKUR TRUTE
    THACI ESHTE DOPIO SPIUN
    TRADHETAR HAJDUT

    Reply
  • Aiu nga Selenic says:
    July 18, 2022 at 8:38 pm

    Ne se Aliut i jan Mykur Trute, ti PS Pa Ramen nuk paske tru fare.

    Reply
  • intelektuali says:
    July 19, 2022 at 6:36 am

    Partia Socialiste alias Partia e Punes perprara se te mbroje Hashim Thacin dhe banden e tij vrastare nga prokuroret e Imperializmit Amerikan, le t’i kerkoje Botes Demokratike falje per krimet e komunizmit ne Shqypni dhe posacerisht ne Kosove kur Enveri vrau dhe masakroi ne Tivar bashke me Kasapin Rankoviq mbi 4 mije djem kosovare me akuza jo si te Dick Martit, por me propagande bolshevike e gatuar ne Moske.

    PSE PARLAMENTI HIPOKRIT ENVERIST SHQYPTAR VOTON NDESHKIMIN E KRIMEVE SERBE NE SREBRENICE TE BOSNJES DHE HESHT E KA MBYLLUR GOJEN PER GENOCIDIN ANTIKOMBETAR TE ENVERIT NE TIVAR TE JUGOSLLAVISE SE TITOS?

    njashtu:

    Sic tani qan dhe vajton me lote krokodili per kusaret dhe vrastaret e Kosoves te akuzuar jo nga Moska, por nga Gjykatat e Botes Demokratike qe kosovaret i votuan vete,

    prandaj:

    Po pse me hipokrizi enveriste do te hyje Edi Rama dhe Partia e tij amorale ne BE?

    Reply
  • Aiu nga Selenic says:
    July 19, 2022 at 8:47 am

    IK O INTELEKTUAL pA KOK.kESHTU Pa kok e ke filluar tek Gazet Dita dhe pa koke do ta mbyllesh. Akoma me viktimat e Komunizmi.Po ndalu nje her e shkruaj per viktimat e Saliut, more mjeran se akom bjen ere mishi te pjeku te femijve te Gedecit e ti merresh me ato probleme qe tani me ato kan marre rrugen e rehabilitimit te pakte qe tridhjet vjet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. tio on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  2. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?