Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ZYRTARE: Kuvendi miraton vetëm me votat e PS rezolutën kundër Iranit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > ZYRTARE: Kuvendi miraton vetëm me votat e PS rezolutën kundër Iranit
BoteLajmi i fundit

ZYRTARE: Kuvendi miraton vetëm me votat e PS rezolutën kundër Iranit

Published: March 17, 2026
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi thirri të martën një seancë plenare jashtë kalendarit të punës së Kuvendit dhe pa rend dite për të votuar rezolutën kundër Iranit. Seanca u bojkotua nga opozita, e cila kontestoi si antiligjore procedurën e ndjekur

LAJM I PËRDITËSUAR – Kuvendi miratoi të martën jashtë programit zyrtar të punës së tij dhe vetëm me votat e mazhorancës socialiste rezolutën “për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”.

Rezoluta argumenton se shpallja e Iranit si shtet terroist lidhet me të dhënat për “financimin, trajnimin, armatosjen dhe drejtimin e grupeve dhe organizatave të armatosura jo-shtetërore të shpallura si entitete terroriste në disa rajone”, si dhe për sjelljen destabilizuese të kësaj republike në Lindjen e Mesme.

- Publicitet -

Po ashtu dhe për faktin që Shqipëria ka qenë objekt i sulmeve kibernetike të Iranit në të shkuarën dhe të tashmen, pasi një sulm i ri kibernetik nga grupi i vetëquajtur “Homeland Justice” i lidhur me Iranin goditi infrastrukturën digjitale të Kuvendit.

Pavarësisht se nuk shprehur kundërshtim për përmbajtjen e rezolutës opozita nuk mori pjesë në seancë duke e konsideruar thirrjen e saj në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike njoftoi të hënën në mbrëmje vendimin me justifikimin se ishte “një seancë e paligjshme”, pa rend dite dhe e thirrur në mënyrë të njëanshme dhe jashtë normalitetit të seancave plenare që mbahen të enjteve.

“Kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa asnjë rend dite të miratuar apo të shpallur zyrtarisht, si dhe në shkelje të procedurave minimale që garanton Rregullorja e Kuvendit”- tha Gazment Bardhi, kreu i këtij grupi në një reagim për mediat.

Paraprakisht rendi i ditës kishte dy pika; miratimin e procesverbaleve të seancës paraardhëse dhe njoftimet, ndërsa rezoluta u përfshi në votim nga mazhoranca në nisje të seancës.

Kreu i grupit socialist, Taulant Balla prezantoi rezolutën para deputetëve, ndërsa tha se mungesa e opozitës tregonte ‘papërgjegjshmëri’ nga ana e tyre në një moment që lidhet me interesin kombëtar dhe sigurinë. Sipas Ballës, rezoluta është një deklaratë e fortë politike dhe strategjike që konfirmon pozicionin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimeve hibride.

Me anë të këtij dokumenti, shteti shqiptar ‘dënon’ mbështetjen nga Irani të akteve të terrorizmit, operacionet hibride dhe aktivitetet destabilizuese në rajone të ndryshme të botës si dhe shpreh solidaritetin e plotë me vendet mike të Gjirit Persik dhe me Turqinë, të cilat janë shënjestuar nga aktiviteti terrorist i Iranit dhe dënon “aktivitetet e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe entiteteve të lidhura me të për rolin e tyre në mbështetjen e organizatave terroriste, forcave të armatosura përfaqësuese dhe operacioneve destabilizuese”.

Me këtë qëndrim, shteti shqiptar i bashkohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Holandës dhe një numri shtetesh anëtare të BE-së si dhe vende të tjera, të cilat i kanë ndërmarrë këto hapa më herët.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit kanë qenë të tensionuara prej vitesh për shkak të vendimit të qeverisë shqiptare për të strehuar si refugjatë disa mijëra muxhahedinë, pjesë e organizatës opozitare, MEK. Muxhahedinët u zhvendosën në Shqipëri me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në verën e vitit 2022, institucionet shqiptare ranë pre e një sulmi masiv kibernetik, i cili kërcënoi paralizimin e shërbimeve publike, fshirjen e sistemeve dhe grabitjen e të dhënave shtetërore. Sipas një qëndrimi zyrtar të qeverisë shqiptare, hetimi i kryer në bashkëpunim me agjenci të specializuara partnere të anti-terrorit digjital zbuloi që sulmi ishte një agresion shtetëror, i sponsorizuar nga Irani.

Blerina Gjoka – Reporter

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
27 Comments
  • dibran says:
    March 13, 2026 at 4:31 pm

    C esht ky nxitim mër jahu me qen më katolik se papa?

    Reply
    • Arratisur says:
      March 14, 2026 at 4:47 am

      e ka nga dieta izraelite.

      Reply
      • Anonymous says:
        March 17, 2026 at 1:10 pm

        Ata që kanë shty qeverinë shqiptare për rezolutë të tillë koha shum shpejtë do të nxjerrë në dritë që nuk janë qeveri miqësore në faktë me këtë rezolutë Shqipërisë do ti inskenohen sulme që do të ketë reperkusione për antarët e NATO

        Reply
  • Kokpalari 21 janarit says:
    March 13, 2026 at 4:32 pm

    duam t’i tregojmë “të madhit” përtej detit që ne jemi gati të biem në zjarr për të, edhe kur ai vetë nuk po na e kërkon

    Reply
    • Marisa Karabeci says:
      March 13, 2026 at 8:51 pm

      Nese nuk e ke lexuar neper gazeta apo degjuar neper lajme, nuk do te thore qe “I Madhi pertej detit, nuk ia ka kekuar…”

      Reply
      • PS says:
        March 17, 2026 at 1:16 pm

        Ata që kanë shty qeverinë shqiptare për rezolutë të tillë koha shum shpejtë do të nxjerrë në dritë që nuk janë qeveri miqësore në faktë me këtë rezolutë Shqipërisë do ti inskenohen sulme që do të ketë reperkusione për antarët e NATO që nga sot PS krijon zyrtarisht teren që agjentura shtetesh të cenojnë rëndë sigurinë e vëndit

        Reply
  • K R says:
    March 13, 2026 at 4:33 pm

    A ka mundësi që Kuvendi, me të njëjtin zell të bëjë një rezolutë edhe për këta që na sulmojnë xhepin çdo ditë këtu brenda? Apo këta tanët nuk quhen “terroristë” se na i marrin lekt me votën ton

    Reply
  • Detari says:
    March 13, 2026 at 4:39 pm

    tragjikomedi skiptare, gezuar ramazon sunite.

    Reply
  • prehistoriku says:
    March 13, 2026 at 4:44 pm

    Turravrapi i boles së Surelit per tu dukur “i vecantë”

    Reply
    • Anonymous says:
      March 17, 2026 at 8:43 am

      .

      Reply
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    March 13, 2026 at 4:56 pm

    Terrorristet e popullit’ shQIptar 35 Vjet Jane Kreret e a tishtrtit,ISIS permes mbi 120 Banda e terrorristet ‘Parti’ sot PERFAQESUAR nga DY antishqiptaret me te mdhenj ne Histori EDVIN Rama che Berisha SALI!
    Te shpallesh Iranin shtet terrorrist qe Populli i tij eshte sulmuar jashte cdo ‘Te drejtes interna ionale’ nga DY terrorristet Trap e Netaniau do te thote ti japesh rruget TERRORRIZMIT fondamentalizmit ne kete vend katraure !?!?

    Reply
  • ILIR says:
    March 13, 2026 at 5:02 pm

    Po Izraeli qe vrau dhjetra mijera Palestinez dhe tani qindra Iraniane,qe po i shkataron keto vende,car quhet sipas ketyre qe bejne rezoluta ?

    Reply
    • Arratisur says:
      March 14, 2026 at 4:49 am

      epo izraelit i kemi shitur borxhin kombetar, plus financon kryetarin i PiSave, s”esht njelloj si me iranin

      Reply
  • 1thundrak says:
    March 13, 2026 at 5:18 pm

    Shume mire, fusni edhe partine socialmute!

    Reply
  • Aldrin says:
    March 13, 2026 at 5:37 pm

    Doli pse u be vizita me puthje e ndukje e ambasadores me Ramutin

    Reply
  • Fshatari says:
    March 13, 2026 at 5:54 pm

    Kur ske pula pse ben kot shu?
    Cfare i sjell Shqiperise nje vendim i tille?
    Vec ndonje sulmi ( kibernetik, terrorist apo dhe ushtarak) ndaj Shqiperise nga Irani, asnje tjeter vlere nuk ka ky vendim.
    As fuqite e medha qe na administrojne nuk ju sjell asnje vlere ( vec ritjes se numurit te vendeve qe kane bere kete shpallje. )
    Pse e kerkojme bellane me zor?
    Mbase sepse keshtu dukemi si te huajt. Kerkojme belane thjesht per tu dukur.
    Apo mbase ka discka me shume. Duke bere keshtu politikanet tane duan ta kene mire me administratoret e Shqiperise qe te mos i denojne per krimet qe kane bere ( korupison dhe krime)
    Mbase.

    Reply
  • Igor says:
    March 13, 2026 at 6:10 pm

    Ketyre nuk ju funkcionon truri Iranianet nuk erdhen vullnetarisht ne Shqiperi por me detyrimin e Amerikaneve ,vet Amerikanet nuk kan shpallur nji Iranian persona non grata por nji Shqipetare Serb Berishen a e mbani mend kur Berisha e shpalli UCK si organizate teroriste po vazhdoni te mbroni shtetet qe bejn Gjenocid tue vrare femij dhe gra Koka e Shqipetarit si koka e Gomarit .

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    March 13, 2026 at 8:54 pm

    Shpalli çifutët shtet terrorist o pyk.

    Reply
  • Arratisur says:
    March 14, 2026 at 4:52 am

    turp dhe krim i radhes i ramutit. Na mori erzin para botes para njerezve. Na turperoi si shqiptare.

    Reply
    • Mutdhënësi says:
      March 14, 2026 at 1:00 pm

      Ha mut ha o i arratisur se ta dërgoj racionin unë kudo që të jesh .

      Reply
  • strehime refugjatesh si strategji pushteti says:
    March 14, 2026 at 7:26 am

    PeSeja duhet ta kish shpallur Iranin Shtet Terrorist qe ne diten kur Rama ju lut amerikaneve qe ti sillnin ketej ata Muxhahedine te MEK qe askush ne bote nuk ja ka ngene ti strehoje (as Amerika vete) tani eshte si kofini pas te vjelit thjesht per ti kujtuar amerikaneve strehimin e tyre ketu.

    Reply
  • demo says:
    March 14, 2026 at 11:25 am

    O fshatar i respektu
    Nuk ka pula,por ben shu
    E pickon miza ne tru.

    Reply
  • EdiRamaTallaVa (ERTV) says:
    March 17, 2026 at 8:16 am

    Eshte ajo fjala e vjeter – kur zihen Atllaret, shkelmat i hane Gomaret!
    (por kesisoj Gomari si ky Rama qe te futet vete ne mes Atllareve qe zihen zor se gjendet gjekundi)

    Reply
  • dallaverexhiu qeveritar says:
    March 17, 2026 at 9:32 am

    Ky nxitim i Rames lidhet me deshiren e tij qe Irani te mund te perfshije ne objektivat qe qellon me raketa edhe Shqiperine/MEK un ne Manze….. Kjo per te larguar vemendjen nga situata e skandaleve rreth tij dhe Ballukut. Se po hodhen ata iranianet ndonje rakete, sikur edhe ne det te bjere, gjithe venendja largohet nga sulmi tij ndaj drejtesise dhe skandalet e kesaj qeverie. Ndoshta kujtojne se keshtu do ndryshoje qendrim edhe gjermani ndaj kesaj qeverije?!?!?!

    Asnje efekt tjeter nuk besohet se do kene deklaratat per ta shpallur Iranin terririst, kur ai po trajtohet si i tille,

    Reply
  • Ben Gjuri says:
    March 17, 2026 at 11:46 am

    Shum e vëefshme per partneret tane strategjiko stratosferike United States of Israhell

    Reply
  • Ana says:
    March 17, 2026 at 2:35 pm

    Te gjithe i dine ndjenjat miqesore dhe te sinqerta te shqiptareve per Ameriken dhe nuk mund te ishte ndryshe,por vendimmarresit duhet ta dine se po nuk u kujdesen me pare per shtepine e tyre,nuk mund t’u ofrojne shume te tjereve.

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    March 18, 2026 at 5:08 am

    Gafë trashanike!
    Megjithate, Detari, notari I kenetave gjeti nje loder per t’ja treguar papu Janulles se ngordhur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. demo on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  2. DOKLEATI on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  3. Anonymous on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  4. Anonymous on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  5. Dursakja on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?