Parlamenti i rikthehet traditës së miratimit me konsensus politik të rregullores. Pasi javën e shkuar, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ranë dakord për një tekst të përbashkët të rezolutës për integrimin europian të vendit, palët arritën të gjejnë gjuhën mes tyre edhe për ndryshimet në rregullore.
Në dakordësinë e arritur gjatë së mërkurës, në prag të seancës parlamentare të kësaj të enjte, propozimet e socialistëve pësuan ndryshime në shumë nga pikat e kundërshtuara nga opozita, që nga raportimi i institucioneve të pavarura, te votimi në komisionin e etikës për përjashtimet, mbyllja e seancave në orën 22:00, ndërsa komisionet parlamentare mbeten 11, duke mos ndryshuar.
Raportimi i institucioneve të pavarura në parlament, ka qenë një ndër pikat më të debatuara. Socialistët kishin propozuar shmangien e plotë të raportimeve në seancë plenare duke e kufizuar këtë vetëm për në komisionet parlamentare.
Por gjatë negociatave, palët kanë rënë dakord që institucionet të cilat duhet të bëjnë bilancin e tyre vjetor, në sallën e Kuvendit, të kufizohen, me vetëm ato për të cilat në kushtetutë thuhet shprehimisht se duhet të raportojnë në seancë.
Me këtë ndryshim, në sallën e parlamentit do të duhet të japin llogari vetëm Avokati i Popullit, Prokurori i Përgjithshëm, Drejtuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Drejtuesi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, dhe jo institucione të tjera, siç është SPAK-u.

Per sa kohe qe qendrojne drejtuesit aktuale ne keto dy parti,ata me siguri do te perpiqen te bejne gjithcka me mjete te drejtperdrejta dhe te terthorta per te penguar drejtesine qe te shpetojne veten,por SPAK-u nuk duhet te trembet nga ky grusht i kalbur dhe frikacakesh politikane,sepse ka shoqerine me vete.Kushdo qe ka luajtur me fatin tone,ka prekur dhe prek interesat e vendit duhet te ndeshkohet pa medyshje.vecanerisht dy drejtuesit e partive te medha,tani eshte koha dhe duhet ta shfrytezojme per te miren tone.
Sepse SPAK ka goditur te dy grupet Kriminale,PS,PD.
Se ne c`kushte terrori po punon SPAK per te derguar para bankes gjyqesore kreret e korrupsionit qeverritar dhe iosh qeverritare,mkete e di demo,qe ju inkurajon PERDITE.
Ketij Populli mos ja beni hallall,joooo,se ky eshte popull i poshter,,as qe do tja dije se ne c`kushte terrori fizik,politik,policor,rrugaceror,gjykator,mediator,punoni Ju.Hallall sakrificen tuaj TE NDERUAR PROKURORE TE SPAK,bejani vetem flamurit te Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit.
Ketyre politikaneve hajdute dhe ketij populli hajdut,qini nenen t`ju njohi per babe. U bashkuan prape korrupsionistat e dy Bandave,per te mbytur SPAK.Mos degjohet SPAKU ne parlament,mse na nxorri te palarat.,Te Ajo kjoska e Gerond Xhafes ne Vlore,ku deponon Babalja,,Atje te raportoje edhe SPAKU.
Një konsensus diabolik!…
Korbi korbit s’ja nxjerr syte. Per te fshehur vjedhjet, e gjejne konsensusin hajnat. Pra SPAK-u do raportoje te Fatmir Xhafa…. Bravo, per nder. Gjetje e bukur. Sa me larg kamerave dhe gazetareve…
Batakçinj SaliEdiste, te 140 « deputetet ».
SPAK duhet tu nxjerre syte, Edit dhe Saliut.