Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkrirja e bashkisë së Maliqit dhe bashkimi me Korçën, banorët thërrasin protestë të dielën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Shkrirja e bashkisë së Maliqit dhe bashkimi me Korçën, banorët thërrasin protestë të dielën
AnalizaKronikeLajmi i fundit

Shkrirja e bashkisë së Maliqit dhe bashkimi me Korçën, banorët thërrasin protestë të dielën

Published: July 30, 2026
Shpërndaje

Banorët e bashkisë së Maliqit kanë njoftuar këtë të enjte se do të ngrihen në protestë lidhur me hartën e re territoriale ku shkrihen 15 bashki.

Nga këto ndryshime preket edhe Maliqi, teksa PS kërkon bashkimin e saj me Korçën.

Banorët kanë njoftuar protestë ditën e diel në orën 19:00 para bashkisë.

- Publicitet -

Sipas projektligjit, 28 bashki do të konsolidohen në 13 bashki të reja.

Bashkitë që propozohet të shkrihen janë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas.

Ndryshimet

Ashtu siç ishte parashikuar, mazhoranca ka sjellë disa ndryshime, ku janë prekur pothuajse të gjitha qarqet.

Nisur me qarkun më të madh të vendit, atë të Tiranës, Bashkia e Rrogozhinës tashmë i ka kaluar Kavajës, ndërsa Aeroporti “Nënë Tereza” do të kalojë nga Bashkia e Krujës tek ajo e kryeqytetit.

Në qarkun e dytë më të madh në vend, kemi Bashkinë e Patosit që i bashkohet Fierit, ndërsa Lushnjes i bashkohet Divjaka. Roskoveci dhe Mallakastra mbeten të paprekura.

Qarku i Elbasanit ka pësuar ndryshimet më të mëdha, ku Bashkitë Belsh dhe Cërrik i janë bashkuar Elbasanit, ndërsa Bashkia e Prrenjasit do t’i bashkohet Librazhdit. Të paprekura mbeten bashkitë Peqin dhe Gramsh.

Edhe qarku i Durrësit vjen me ndryshime, teksa Bashkia e Fushë-Krujës do t’i bashkohet Krujës.

Ndryshime do të ketë dhe në Gjirokastër, së cilës do t’i shtohet edhe Libohova. Në këtë qark ndryshime të tjera janë Memaliaj që i bashkohet Tepelenës dhe Këlcyra me Përmetin. Ndërkohë, Bashkia e minoritetit Dropull mbetet e paprekur.

Korça do të shkojë me 5 bashki. Qytetit juglindor i bashkohet Maliqi, ndërsa bashkitë e tjera Pustec, Ersekë, Bilisht dhe Pogradec mbeten njësoj.

Qarku Kukës mbetet njësoj me 3 bashki: Kukës, Has dhe Tropojë.

Në qarkun Shkodër ndryshon vetëm Bashkia Fushë-Arrëz, e cila i bashkohet Bashkisë Pukë.

Bashkisë së Vlorës do t’i bashkohet Bashkia e Selenicës, ndërsa Finiqi, Konispoli, Saranda dhe Delvina mbeten siç janë.

Në qarkun Dibër, ndryshimi vjen vetëm për Bashkinë Mat, së cilës do t’i shtohet Bashkia e Klosit.

Ndërsa në Berat do t’i shtohen Bashkia e Dimalit dhe Poliçani, teksa Kuçova dhe Skrapari mbeten siç janë.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Xen Bolja says:
    July 30, 2026 at 9:30 pm

    Sallate ruse dmth. VK
    Rifte e mosqofte Sulltan Salep Surrelsi, marrte nga ditet e Ziqinese dhe Lubise.

    Reply
  • Mjerimi says:
    July 31, 2026 at 1:53 pm

    E gjithë kjo është fërgesa me gjizë pregatitur nga Rama për largimin e banorëve nga këto njësi administrative. Këtë gjë e bëri Rama vite më parë me Kavajën duke e bashkuar me Tiranën. I mori bashkisë së Kavajës të gjitha kompetencat e i çoi në Tiranë, duke i lënë çelsat e kashtës, dhe i vodhi absolutisht të gjithë bregdetin që i takonte. Banorët vërtiteshin për një dokument poshtë e lart pa asnjë zgjidhje. Atëhere i gjithë qyteti dhe fshatrat u boshatisën dhe njerzit u vërsulën drejt Italisë. Më pas Kavajës dhe Golemit i zbrazeshin kamionë me qen rrugësh të mbledhura nga Lali Eri nga rrugët e Tiranës drejt Kavajës dhe Golemit , të cilët janë rrezik për qytetarët dhe turistët vendas dhe të huaj. Si të mos mjaftonin këto Lali Dhjeri ngriti një ” skulpturë masive hekuri të ndryshkur në rrugën kryesore të detit e cila pengon totalisht pamjen e detit për turistët. Ndërsa ndërtimet e shumta e pa asnjë kriter nuk të lënë të shohësh jo det por asnë pëllëmbë qiell. SPAK lëviz nga karriget dhe dërgoje Ramën t’i bëjë shoqëri Erion Veliajt, shitësit të fiqve.

    Reply
  • XY says:
    August 1, 2026 at 3:01 pm

    Cuditem se si Devollinjte . si per problemet e Kadastres por edhe per Bashkine vetem po heshtin , dhe pastaj mermerisin me njeri-tjetrin se Korca gjithnje ju ka marre cdo gje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Meloni i përgjigjet urimit të Ramës
  • Zjarri në Fier, ministri publikon pamjet: 55 efektivë dhe 2 helikopterë në terren
  • VIDEO: Pamje të frikshme me dron, si dukej Himara nën pushtetin e zjarrit shkatërrues
  • Dyshohen për zjarrin që përfshiu Himarën, Policia shoqëron dy persona të tjerë pas çobanit
  • “7 fëmijët e Ursulës të ulen në tryezë!” Rama nga Italia: Ja si duhet të funksionojë integrimi gradual dhe zgjerimi i BE

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama reagon për zjarret në Himarë: Nis vlerësimi i dëmeve, dëmshpërblim për të prekurit
  2. Mutdhënësi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. nje shqiptar on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. MAKS on Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte
  5. Ardi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?