Partia në pushtet po distancohet nga farsa e Këshillit Drejtues të RTSH, ku po tentohet diktimi i zgjedhjes së Aurora Polos në krye të RTSH, në shkelje flagrante të ligjit. Deputetja e PS, Evis Kushi, njëherësh nënkryetare e Komisionit Parlamentar të Medias, ka paralajmëruar Këshillin Drejtues të RTSH që të hapë garën për të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret për drejtor të RTSH-së, ndryshe Kuvendi do të marrë masa për shkrirjen e tij.
“Nuk ndodh shpesh të jem dakord me kolegen Ina Zhupa, por pasi jam njohur me zhvillimet në RTSH nuk i heq dot asnjë presje reagimit të saj. I bëj thirrje Këshillit Drejtues të kthejë menjëherë situatën në normalitet dhe të lejojë garën e hapur, transparente e meritokratike. E kundërta do të ishte vetëasgjësim i Këshillit dhe Parlamenti do të detyrohej të ndërhynte në mbrojtje të lirisë dhe të drejtës së garës, duke marrë masa drastike që ne nuk i dëshirojmë“, shkruan Evis Kushi.
Besohet se Evis Kushi doli me këtë reagim pas konsultimit me kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka informuar për skandalin në Këshillin Drejtues të RTSH. Nëse Këshilli nuk reflekton deri të premten për të dalë nga bataku, ndaj tij do të referohet në Prokurori një kallëzim penal si dhe pritet të vihet në lëvizje Kuvendi.
Prapaskena mëson se Aurora Polo, e cila nuk plotëson kriteret për pozicionin e drejtorit, po mbështetet për t’u katapultuar drejtoreshë e RTSH nga një oligark, të cilit i ka dhuruar prona publike kur ishte te Albafilm. Kjo është një tjetër çështje që po hetohet nga SPAK-u. Oligarku komandon disa anëtarë të Këshillit. Gjithashtu, Polo po mbështetet ish drejtori RTSH, i cili ka influencë në Këshillin Drejtues, ndërsa Polo nuk ia ka prekur linjat e interesave dhe përfitimeve në RTSH.
Gazetares Blerta Tafani ka nisur t’i rritet sërish paga. Pas ardhjes së Pezës në krye të RTSH, Tafani rezulton punonjësja me pagën më të lartë në RTSH, deri në 14 mijë euro në muaj, ndërsa u komandua nëndrejtoreshë nga Peza, ndonëse nuk u pranua më pas nga Këshilli. Tafani udhëtonte nga Dubai deri në Maldive me paratë publike. Shumë gazetarë profesionistë dhe me përvojë në sektorë të ndryshëm, punonin në RTSH me 700 USD në muaj, ndërsa Blerta Tafani merrte deri në 14 mijë euro në muaj. Kur Peza i uli pagën në gusht të vitit 2024 për shkak të përplasjes së saj me Bora Xhanin, Blerta Tafani u kujtua se Peza e kishte ngacmuar seksualisht në vitin 2023! ‘Denoncimi’ solli dorëheqjen e Pezës.
Dhjetëra emërime të tjera seksiste, të paligjshme dhe klienteliste nuk janë atakuar nga Aurora Polo. Në shkelje flagrante të ligjit u emërua nëndrejtore edhe vetë Aurora Polo, e cila po në shkelje të ligjit dhe pa plotësuar kriteret është kualifikuar edhe si kandidate për drejtuese të RTSH. Një raport i KLSH zbuloi miliona euro të vjedhura në RTSH për periudhën janar 2020 deri në qershor 2023 nga Thoma Gëllçi, Enkel Joti dhe Martin Leka. Por faktet tregojnë se batërdia më e madhe është bërë nga qershori 2023 deri në më sot.
Prapaskena
Me sa duket Evis Kushit i ka ngel hatri se pse si ka fut duret njeri asaj!
Perse dy deputetet Evis Kushi (PS) e Ina Zhupa (PD) nuk i denoncojne “shkeljet” e Bordit Drejtues te RTSH ne Gjykaten Administrative, e/o ne Prokurori e ne Gjykate Civile e/o Penale?
TVSH nje kenete llumi e korrupsioni. Parlamenti dhe PS duhet ta ndalin kete baterdi vjedhjesh, pa aftesie, korrupsioni te keshillit drejtues, drejtorive dhe gjithe stafit, shumica parazite te ketij institucioni.
Mbroni publikun nga kete morra parazite, qe te merni vota ne 11 maj. Ndryshe JO vota!
RTSH , e dhimbshme por ka degradu fare .Mbahet me paret e shqiptareve por as u sherben atyre perkundrazi vetem i vjedh
Sipas KLSH periudha me vjedhje me te madhe eshte koha e Pezes. Ky u vendose pasi i shpetoi ndeshkimit per vjedhjen e 1 milion dollarreshit te pare. Mbasi filloi ti bjere shuma e dollareve e vendosen urgjente per ti zevendesuare dollaret. Sapo beri milionshn iku prape. O gjigant po ky qe ha gjithe kohen kumbulla si para dhe mbrapa kurrizit a do ta haje noc rrokun?
RTSH, eshte TV publike dhe drejtori saj duhet te emrohet nga ata qe mbledhin taksat e publikut dhe mbajne gjalle RTSH. NUk ka komitet drejtues apo pordhikali per zgjedhje. Komiteti drejtues eshte per organizimin e brendshem, per programet shperndarjen e buxhetit etj por dhe keto bazuar me ligj. Edi Rama duhet ta beje zap RTSH se po tallet me populli, Armando Duka ja jep transmetimet Klanit, kur ne gjithe boten e kane tv Publike falas. Te pakten ketu ku jam une, tv publik trasmeton gjithe ndeshjet e kombtare falas me antene ajrore , bile brenda dhomes. Eshte turp; me kujtohet ne kohen e Saliut te I-re, nje gazetar u kerkonte emigranteve para per te paguar satelitin se financat e TVSH nuk mjaftonin ! Qesharake me ate televizion qe ka mbuluar me 4 ore gjithe vendin dikur e sot me 20 nenkanale qe as ne internet nuk dalin, marrin miljona batakçinjte. Ej, Edi, thirri qemanes tende !Turp ! Prandaj RTSH duhet te jete nen komande te qeverise dhe parlamentit. Edi ka faj. Toleranca me RTSH qe e quan liri eshte vetem çthurje. Liria e ka kufine ne Shishtufine !
Tamam fole ,zoti flase! Pensionistet nuk do paguajne kanace birre neper lokale per te pare nje ndeshje te Kombetares!