Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PS-PD bëhen bashkë, Komisioni i Medias kërkon ndërprerjen e garës për drejtorin e RTSH
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > PS-PD bëhen bashkë, Komisioni i Medias kërkon ndërprerjen e garës për drejtorin e RTSH
Lajmi i funditPolitike

PS-PD bëhen bashkë, Komisioni i Medias kërkon ndërprerjen e garës për drejtorin e RTSH

Published: January 29, 2025
Shpërndaje

Komisioni i Medias ka vendosur t’i kërkojë Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar të ndërpresë procesin e zgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm. Dy ditë më parë, Këshilli Drejtues i RTSH vendosi që të skualifikojë 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret.

Kryetarja e këtij komisioni, Ina Zhupa është shprehur se nëse nuk pranojnë që të ndërpresin procesin, Partia Demokratike do kërkojë shkarkimin e anëtarëve. Anëtarja e komisionit, Evis Kushi tha se mazhoranca është e gatshme të ndërmarrë çdo hap që lejon ligji për të garantuar garë të hapur.

Diskutimet në mbledhjen e Komisionit:

- Publicitet -

Kushi: Nuk kemi lidhje me emrat, kemi lidhjet me hapat, duhet të jetë garë e hapur, transparente meritokratike, do i dërgojmë një shkresë siç e kërkuat që të ndërpresin procesin dhe të na informojnë çfarë po ndodh, se kanë të drejtën të mbrojnë punën e tyre nëse po bëjnë punë të drejtë siç pretendojnë ata, sot ose nesër, sepse kanë njoftuar të premten seanca dëgjimore të 2 kandidatëve që kanë zgjedhur.

Zhupa: Jemi dakord, të përfshijmë në shkresë edhe faktin që këtë detyrim që i japim për të ndërprerë procesin, nëse nuk e zbatojnë, ne pala e opozitës (do të kërkojmë shkarkimin e tyre nga këshilli drejtues). T’ia vendosim që nëse nuk zbatojnë këtë kërkesë të komisionit ne do të jemi të detyruar të vazhdojmë me procedurën parlamentare të anëtarëve të këshillit të drejtimit Të 5 që përfaqësojnë pakicën parlamentare në këshillin drejtues, jemi të gatshëm ti shkarkojmë, dhe ti kërkojmë kuvendit emërimin e të tjerëve në përputhje me ligjin, se është krijuar ideja në këshillin drejtues që ata s’kanë çfarë bëjnë se na kanë zgjedhur se s’do bien dakord me njëri tjetrin PS-PD dhe mendojnë se janë pronarë të fakto të RTSH. Unë shpreh vullnetin tim në emër të grupit të PD që nëse nuk ndërpresin procesin, që të hënën fillojmë procedurat për procedurat e shkarkimit

Kushi: Jemi të gatshëm të ndërmarrim çdo hap që na lejon ligji për të garantuar garë të hapur

Zhupa: Ky nuk është kërcënim, është paralajmërim siç bën çdo njeri që ka në mbikëqyrje një institucion tjetër, për ta paralajmëruar siç e kërkon ligji që mos të jetë në mënyrë të rrufeshme pse na shkarkuan. Çdo shkelje e ligjit ka një pasojë mbrapa.

Koçi: Këshilli nuk mund të shkelë kriteret, mund të ketë përzgjedhje nga platformat, por që të ndalojë paraprakisht është e paligjshme. Duhet parë mirë çështja e konfliktit të interesit, kemi dëgjuar në këtë sallë se si prej tyre është kërkuar të përfitojnë projekte në Radio Televizion.

Zhupa: Pasi të zgjidhim ngërçin e këtij procesi, nëse ata qëndrojnë ende në detyrë, për secilin të bëhet pjesë skanimi për konfliktin e interesit. S’mund ta kthejmë Këshillin Drejtues njërën dorë në bakllava, tjetrën në revani.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • prec Ulaj says:
    January 29, 2025 at 12:38 pm

    PS duhet te zgjedhi njeriun qe ka menduar te drejtoje Televizionin.
    Nuk ka pse te bini dakort me Zhupen, sepse ata nuk duan te kete proces, nuk duan te kete drejtor, nuk duan qe Televizioni te kete programe.
    PD do vetem rremuje, te penetroje Eni Vasilin, nje PDiste e terbuar kunder PS, te beje televizionin ne sherbim te Sali Berishes, sic ka bere per 15 vjet me emisionin e saj.
    Mos beni leshime, keni votat, i perdorni, se pastaj do beheni pishman, kur tjua marri nje nga nje institucionet Sali Berisha.

    Reply
  • pensionisti Michiganit says:
    January 29, 2025 at 1:49 pm

    PS te caktoj drejtorin sa me shpejt, i ka votat.
    Saliu kurre nuk ka futur ne pjese PS per keto emrime, i bente naten, i mbyllte shpejt e shpejt.

    Reply
  • vlonjati says:
    January 29, 2025 at 6:50 pm

    PS-PD bien dakort ! E kur paskan qene ndonjehere te ndara ato ?! Atojane te dyja pjelle e PPSH dhe nuk kane per tu ndare kurre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?