Mazhoranca ka rrëzuar me 77 vota kundër kërkesën e Partisë Demokratike për të nisur procedurën e përshpejtuar sa i përket projektligjit të propozuar për naftën.
Grupi Parlamentar i PD-së depozitoi në Kuvend projektligjin, përmes të cilit kërkon uljen e çmimit të naftës pas krizës në Lindjen e Mesme.
Deputeti Eno Bozdo tha në fjalën e tij në Kuvend se Shqipëria sot nuk ka asnjë rezervë dhe se qytetarët sot blejnë naftën më shtrenjtë se gjithë vendet e rajonit, krahasuar me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
“Shqipëria nuk zotëron asnjë gramë naftë rezervë të sigurisë strategjike; kryeministri pretendon të kundërtën. Jemi ndoshta i vetmi vend që s’kemi një rezervë të tillë, edhe pse legjislacioni e ka me detyrim. Qeveria nuk e ka vënë ujin në zjarr dhe kjo ndodh gjithmonë. Në këtë pikë, lutemi që kriza mos të thellohet dhe mos të marrë ndonjë urdhër për lirimin e rezervave të naftës, që dihet të jenë 90 ditë, ndërsa sot janë 0 ditë. Të gjitha vendet e tjera të rajonit i kanë këto rezerva”, tha Bozdo.
Disa ditë më parë Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Bordi i Transparencës nuk ul çmimin e naftës, sepse kjo sipas tij vë në rrezik kapacitetet e furnizimit.
Edi Rama: E theksoj edhe njëherë, Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, nuk ul çmimin e naftës duke vënë në rrezik vetë kapacitetet e furnizimit, por thjesht dhe vetëm mbikëqyr lëvizjen e çmimit dhe nuk u lejon operatorëve që të luajnë pas kurrizit të konsumatorëve. Deri tani duket se gjithçka funksionon ashtu siç duhet…
j.l./ dita

Po more, maxhoranxa qe e vjedh kete popull dashka te ule cmimin e vjedhjes,
Jeni ne terezi ju, apo jo?
Tjetra, nuk kuptoj llogjiken e kerkeses se PDse.
MEqe nuk ka rezerva ulen cmimet?
Mbaj Saliun fort se ti je për tu mbytur me pështym
Nuk ke faj ti fare që na është bërë bytha tub me f10 dhe nuk na bën më përshtypje çfarë rroçke na fusin brënda
Përfundimisht jemi bythqira si popull
Po mir o burr kurvë
Pse nuk e ul fitimin e shtetit që të ësht rritur nga taksa me cmimin e ri?
Ti merr me teper si shtet, hiq dor nga teprica o kurv që mos rëndosh më tepër qytetarët e tu
Burr kurv
Ore Liu
Po ky nuk esht kryeminister i qytetarve
Esht i xha Temes
O idiot berishist:
-Nuk merret qeveria me çmimet në TREG,por kur ka mundësi me INDEKSIM..?
-Ju ishit Ata që i shkuat SALI KOMINISTIT NGA PASË NË 90 DHE SOT.?
-E keni lexuar KAPITALIN E K.MARKSIT & E.Hoxhën..që në kapitalizëm HA NJERIU NJERINË.?
-Ju prisni çdo gjë nga Qeveria..tu futi BUKËN NË QESE.?
-Kush është i zoti të punojë kush jo të futet atje nga ka dalë.!?
-Në këtë sistem 85-95 % e popullit do jetë FUKARA.!
-Ai që do binte SISTEMIN SOCIAL DEMOKRAT,e eleminoi RAMIZ (SËRB) ALIA.!
-Unë do votoj E.Ramës se pesionin nga 180 në 2013 ma rriti në 500..!
..Se Edi nuk ka VRARË SI AGJENTI UDB..!
..Se ka 1 vilë dhe jo 70 sa non grata..!
..Se 35 vite në PD edhe kur humbet zhjedhjet 99 % që nga 1992..!
-Nuk ka faj KM se militantët shkojnë pas një HAJDUTI NON GRATA.!
-Se nuk ka faj KM kur hajduti vjedh në rrugë..!
-Se nuk ka faj trajneri kur lojtari KOMBËTARES para portës 2 m nuk bën gol.!
-Se Saliu në vënd që të shkoj te populli..qëndon para 3-4
Gazetarve 24/24 orë që të duket se ËSHTË GJALLË.!
FLM DITA
gjalle akoma je o kapterr pleher
O KM pikturist me ovrolle.Po bli një rafineri shtetërore si ballsh me kapacitet përpunues1000000 ton në vit.20. Deri 30 milian$ kushton.Ing dhe specialistët i ke.Realizohet brënda vitit.Tubacionet fhe paisjet ndihmëse akoma janë nga Patos Matinza në Ballsh.
Mos hajde vërdallë kot di kali në lëmë.Shumën $ e ke 100 fish.
Po qe se me të vërtet nuk fut gjë në xhep nga këto piktura të mërzitëshme qeverisëse
Ja pra o njerez, super-eksperti i ekonomise e per fatin e vendit dhe kryeminister, jep arsyen aq te pa kontestueshme se shkaku qe bordi transparences nuk e ul cmimin e naftes me te lartin ne rajon e me gjere, eshte se na rrezikohet furnizimi me karburant ( ashtu si kane mbetur pa karburant tere vendet e tjera ne rajon qe cmimin e naftes e kane me te lire)
Ja,,,Per ksoj llafesh i thashe,…Mos ere me hartime me llafe t`bukra se me ngre Tensionin! E ben kastile,..BORDI TRANSPARENCES,,KAPACITETET E FURNIZIMIT,.Me ksoj llafesh qorrollisi shushkamenet e Partise Socialiste,Futi ne dhe Fatos qorrin,qe vajti e gjeti poshte urave me thonje te piset me kontrabandistet algjeriane,maroke,afrikane…Na e beri peshqesh Nandon.
Mire, mor zoti Musol….. Kryeministri. Po pse e ngritje kete Bord? Per transparency? Syte ne balle I kemi dhe I dime keto punet e cmimeve. Ah, po, u mesove me bordin e paqes ti, dhe na cuat ne lufte e krize boterore Flet per paqe e ndezet luften. Flet per cmimet dhe i rritet. Sigurisht, tregu i percakton, por, tregetine dhe regullt e Saj I ben njeriu. Te pakten… per cmimet e kanistres
Na je bere me kete podkastin si ato aksionet me kallezat te djelen ne 6 te mengjezit ne kohen e xhaxhit. Nuk dilte 6 dite te javes ropatur ne pune, por duhet te shkonin dhe te djelen ne aksion ne fshat. Dhe ti, te kemi pare gjithe javen por duhet te dalesh dhe te djelen tu prishesh njerzve fundjaven.
Leri teorite, shko merr ndonje kurs arithmetike. Po ta thone njerzit 60% te cmimit te naftes e ke taksa, qe jane fikse, qe maten lek/liter, qe nuk ndryshojne me bursen. Plus TVSH te rritur si pasoj e rritje se cmimit te shitjes. Keto i ke ti ne dore, as bursa, as tregetari. Ben ndonje gje me keto? Nese jo, mos dil dhe merzit njerzit me shume me keto podkaste. Nuk paguhen shpenzimet me tralaa trylyy.
E lexoni xha Temen ju??? 🙂 🙂
O xha teme po ti je koqe fare mor amon! Ku mo i mbledh te gjitha bashke si sallat ruse, edhe Marksin edhe Edi Ramen edhe golat e kombetares. Me vje me qesh me lot kur thu qe pensioni u rrit nga 180 ne 500.. po ne ca valute e llogarit ti mer jahu? Ne lek mononoli? Se sot nuk ble dot as nji kile djath e nji shishe vaj pa tu drredh dora.
Jemi ne vitin 2026, njerzit po shkojn ne Mars e ti na flet per “njeriu han njerine”. Po nromal qe do haje njeriu njerine kur qeveria jote i ka lon tregtaret me bo ca t’duan
Kush po pret me na fut buken ne qese mer qorr? Ne po thojm mos na vidhni buken ne ket sistemin ton “modern”. Ne t’gjith boten shteti nderrhy te shporta, po ti me siguri e ke msu ekonomine te kafja
ty të paska bo Edi magji qe ta paska rrit pensionin aq shume? Se kta pensionistat qe shof un perdite ne rradhe per abonen nuk e paskan marr vesh kte lajm. ti me siguri jeton ne nai planet tjeter.
leje mer burr Saliun se na u shpif. Ti thu ka i vil? Po ti s’paske pa gjo akoma, ose s’do me pa. Te dy jan nji rrac, nji kallup per vila e pasuri o qorri bibës
Dhe ca lidhje ka goli i humun i Polonise me vajin e sheqerin qe na u rrit ne Tiron? Aa ti ke rrjedh fare. Os eje koke militant me rrog ti, s’ke hallin e bukes. Pi nai kafe te ato 500 mij lekshi jot imagjinar edhe rri shif video n’Facebook se t’bojn mir per trunin.
Prit kur Bordi te filloje lockdown-er energjitik. Do filloje kufizimet me tollona Dixhitale nga Diella dhe do percaktoj kush hedh karburant e kush jo sipas targes, kush leviz e kush jo. Mbani mend se c’fare ju beri me Kovidin ky maskara burre? Ohoho, menduat se u citet me keta Komuniste? Prisn prisni se do ju duket buka e misrit e Laverit si mish I pjekur.
Nandon nuk e kam shkruar gabim.Nando eshte personazhi i filmit NJE AMERIKAN NE ROME,me Alberto Sordin.Eshte ay sharrlatani,qe flet amerikance,vishet amerikance,perbuz italjanet,ushqimin,kulturen,pooor,poor ne fund rufit makaronat e shtepise,,si njeri ketu.
Cudi e madhe, cmimi naftes bruto ne burs ka dy dite qe po ulet, po ashtu eshte ulur edhe cmimi karburanteve dhe po vazhdon te ulet cdo dite, ndersa bordi i hajduteve te Rames bene rritje te cmimit te karburanteve. Or popull, mire vendburimet e naftes, Berisha dhe Rama, n’a i falen tek oligarket e tyre, pra kjo kupole politike (PS+PD) dhe qe vjedhin gjithe fitimin bashke me ta, si dhe dy rafinerite Cerrikun me Kucoven i dergoi Berisha per SKARP dhe ate gjigandin e Ballshit e dergoi Rama per SKARP, qe te kishin frymemarrje te plote oligarket e tij te importit karburanteve dhe kompanite e nxjerrjes naftes, Bankers Petroleum, etj., sepse pas ketyre dy koncesioneve qendron Rama vete bashke me Engjellin (Agacin) qe vjedhin bashke me keta oligarke, por po vazhdojn akoma te na vjedhin edhe me rritjen e cmimit karburanteve, duke na bere karshillek se gjoja po vrojtojn dhe ulin cmimet e karburanteve, nderkohe qe ne fakt po i ngrene ato dhe ne tregun botror ka 2-3 dite cmimi naftes bruto dhe karburanteve po bie. Hapni syte or popull, se pasojate e kesaj situate jane Rama-Berisha, qe shkaterruan industrine e naftes dhe asetet e saj, dhe tani gjoja po qajne me lot KORKODILE per fatkeqesine tone qe eshte rritur cmimi naftes nga lufrtat, jo more jo ne kishim naften tone dhe rafinerite tona dhe s’kishte asnje shance qe cmimet e karburanteve te rriteshin, se ne nxittnim aq nafte sa ishte dhe kapaciteti i rafinerise Ballshit, e cila prodhonte po aq karburante sa i duheshin konsumatorit shqiptar, dhe keto ishin me fitim dhe nen administrimin e shtetit dhe oligarket e karburanteve po te kishin bythe le te konkuronin me cmimin e karburanteve te uzines.
Komentuesi i me siperm, Specialisti i ka thne te gjitha, cte them me shume? Kjo situate eshte per te qare, ne kemi nafte, ne kishim uzina perpunimi nafte-une kam punuar ne Uzinen e Perpunimit te Naftes ne Cerrik, ne repartin e AVT-es, behej distilimi naftes bruto, merrenim disa nen produkte… nuk mund ta harroje ate kohe, uzine ishte nje pavarsi ekonomike, po Uzinen e Ballshit, e cila ishte mjafte me e meire, me e madhe, me moderne… PAVARSI!! Kam punuar ca kohe edhe ne kete uzine ne kohen qe instalohej reparti vajrave, punova perkthyes i dy specialiste rumun qe kontrollonin salldimin e kollonave te vajit… Uzina e Ballshit ishte nje qytet, nje pavarsi e plote e Shqiperise… Tani kur cmimi i naftes po luhatet ne saje te luftrave, ne duhet ta kuptojme mire veten tone se sa te… cmendur qe jemi, se ne pranuam te shkrihet kjo uzine gjigante, me shembjen e kesaj uzine, ra plotesisht pavarsia dhe dinjiteti shqiptare… “BORDI I TRANSPARENCES”, i Ramushit eshte llogorja e Ramushit per te mashtruar shqiptaret… Perse ai e prishi UP BALLSH? Te gjithe qeveritaret duhet te varen, mos mashtrohemi nga loja e tyre domino e TRANSPARENCES… Ne kemi nafte, ate e amrrin te huajit, ne kishin rafineri por i shkaterruam, ne jemi nje popull i fjetur, me specialiste dhe elite te pa moralshme, ne qe ulerasim kur cpohemi ne kemb, nuk bejme asgje per vjedhjen e naftes shqiptare… Normale te vinin ata te Struges te furnizoheshin ne Pogradec a Perrenjas, se ne kemi vend burime nafte, prodhojme nafte. Ne jem i nje popull i fjetur, i humbur, jemi pa moral, ngrejme flamurin kombetar me kote, ne perdite pranojme te shikojme Ramen dhe Berishen me zagaret e tyre.
Ne te humburit kemi nafte, nderkohe bejme hesape te shkojme te furnizohemi ne Maqedoni, a gjetke, atje ku nuk ka as nje shenje nafte, nderkohe ne kemi MARINZEN QE MUND TE FURNIZONTE EDHE EUROPEN, ja sa te humbur dhe budallenje jemi ne, qe neper rruge a sheshe mburremi me Skenderbeun, po perdoremi si kafshet naga qeveriatret tane… Shkurt, KERKOJ NJE PRINC VIDI!!
Kam qene dhe jame mese i qarte dhe e kame parashikur situaten qe keshu do ndodhte, por ti shkaterrove cdo gje ne industrine e naftes dhe mineraleve dhe vazhdon akoma. Prandaj, qysh kur u shtetezua industria e naftes dhe ajo minerare kame qene dhe qendroj kunder ketij veprimi armiqesor. Nafta ne tere boten eshte shteterore, por ti dhe qeveritareshkat qe ti ke per rreth s’marrin vesh as nga nafta dhe as nga minierat, po ashtu edhe ata qe kishte Saliu apo Nano apo Meksi njelloj ishin, te gjithe ju e keni mendjen per te grabitur keto pasuri dhe me e keqja eshte se ju vazhdoni akoma kur te gjitha koncesionet kane rene dhe shteti s’merre asnje qindarke fitim. Kjo eshte cmenduri dhe pune e paster armiqesore. Ju i keni vene kazmen ketyre industrive, indirekt i keni vene kazmen ekonomise, i keni vene kazmen shqiperise. Ka qene mareveshje midis PS-PD (Nano-Berisha) dhe e miratuar nga ju Rama lidhur me privatizimin e ketyre industrive. Ju vazhdoni akoma, te jepni koncesione te fshehta me firmen tuaj. Te japesh sot me koncesion vb e nikel-kobaltit, kur populli kerkon shtetezimin e naftes dhe ate te minierave se shteti s’merre asnje fitim dhe vb po grabiten e shkaterrohen, dhe kur cmimi naftes dhe minieraleve ka artitur kulmin dhe nese vazhdon keshtu, do paralizohet gjithe ekonomia boterore, dhe tja japesh kete miniere grekeve, serbeve dhe te genjesh popullin se eshte investim amerikan dhe pas kesaj kontrate fshihet nje shqiptaro-amerikan mafioz me kapital investues 100 euro, me nje gjoja kompani te krijuar rishtazi dhe me nje kontrate qe ka deshtuar ne gjithe vb ekziatuese te naftes dhe mineraleve, ku shteti s’merre asnje qindarke fitim, dhe kur cmimi i nikel-kobaltit sot kerkohet ne gjithe boten per ind. e baterive dhe ta japesh pa tender, pa gare, nje vb te zbuluar qe s’ka nevoje per investors strategjik apo investime kapitale se eshte i konturuar dhe me rezerva te njohura, te llogaritura shkencesisht nga ne specialistet e gjeologji-minierave, tregon se ti Edi Rama je nje antikombetar dhe do te mbash pergjegjesi direkte per keto qe po bene. Ti po i sherben dhe je i varur nga nga qarqe greke- serbe dhe po bene tradheti kombetare. Mendohu mire para se te veprosh, se ne mos sot, neser do jete radha jote ku ti do te japesh llogari per shkaterrimin e kesaj pasurie natyrore minerare dhe grabitjen e saj me firmen tuaj! Kjo eshte gjaku dhe djersa jone, gjaku dhe djersa e nje populli qe ti e ke perzene rrugeve te botes per koren e bukes.
Anatomia e një Çmendurie Fiskale: Pse Shqiptarët Paguajnë Naftën më të Shtrenjtë në Rajon
Çmimi i karburantit në Shqipëri nuk është thjesht një pasqyrim i tregjeve botërore, por përfundimi i një zgjedhjeje të mirëmenduar politike dhe financiare nga qeveritë e njëpasnjëshme të dy partive kryesore politike (Partia Demokratike dhe Partia Socialiste) gjatë dekadave të fundit. Nëse i referohemi historikut të afërt, përfshirja fillestare e taksës së qarkullimit në çmimin e naftës (rreth 7 Lekë/litër në vitin 2011) dhe dhënia e koncesioneve abuzive me afat të gjatë (si markimi dhe skanimi në vitin 2013) u miratuan nga qeveria e Partisë Demokratike nën drejtimin e Sali Berishës. Më pas, qeveria e Partisë Socialiste e drejtuar nga Edi Rama (pas vitit 2013), jo vetëm që nuk e zhbëri këtë skemë apo koncesionet, por e thelloi atë në mënyrë drastike: trefishoi taksën e qarkullimit (duke shtuar 20 Lekë/litër në vitet 2014-2015, për ta çuar në 27 Lekë/litër) dhe ruajti të njëjtën skemë të aplikimit të TVSH-së mbi taksat. Për të kuptuar se përse shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta në Evropë, në një kohë kur të ardhurat e tyre janë më të ulëtat në tryezën evropiane, duhet të zbërthejmë ndërtimin e këtij çmimi. Krahasimi me fqinjët tanë si Kosova dhe zbulimi i qëllimeve të vërteta pas kësaj skeme mbledhjeje të ardhurash, zbulojnë një të vërtetë të hidhur për mënyrën se si qeveriset vendi.
Shpeshherë, kur tregjet botërore shënojnë rënie të ndjeshme të çmimit të naftës së papërpunuar, tabelat në pikat e karburantit në Shqipëri mbeten të palëvizura ose shënojnë ulje të papërfillshme. Kjo ngurtësi ndodh pikërisht sepse vlera e lëndës së parë në çmimin përfundimtar është shumë më e vogël se pesha e rëndë e detyrimeve që i merr shteti qytetarit në çdo pikë furnizimi. Çmimi në pompë nuk pasqyron vlerën e naftës, por vlerën e faturës së qeverisë.
1. Mekanizmi i Zhvatjes: “Taksë mbi Taksë” dhe Barrat e Fshehura
Në Shqipëri, rreth 60% e vlerës që paguhet në pompë nuk është lëndë djegëse, por detyrim ndaj shtetit. Qeveria ka vendosur të grumbullojë brenda çdo litri një sërë pagesash, të cilat në shumicën e vendeve të zhvilluara, ndahen dhe mblidhen përmes rrugëve krejtësisht të ndryshme, për të mos rënduar jetesën e përditshme.
Kjo ngarkesë e fshehur brenda një litri përfshin:
Akcizën (~38 Lekë): Kjo është një taksë e vjetër që në zanafillë kishte si qëllim të frenonte përdorimin e produkteve që dëmtojnë mjedisin apo shëndetin. Por në Shqipëri, ajo ka humbur çdo kuptim mjedisor dhe shërben thjesht si ena kryesore ku shteti mbledh paratë për arkën e tij.
Taksën e Qarkullimit (27 Lekë): Kjo është pjesa më e padrejtë e kësaj skeme. Kjo pagesë mblidhet me arsyetimin e mirëmbajtjes së rrugëve. Duke e futur këtë detyrim brenda çmimit të çdo litri, qeveria e kthen atë në një barrë të përditshme dhe të rëndë, duke i faturuar qytetarit kosto të larta për çdo kilometër të përshkuar.
Taksën e Karbonit (3 Lekë): Një tjetër pagesë me emër mjedisor, e cila pothuajse asnjëherë nuk kthehet në investime të vërteta për mbrojtjen e natyrës, mbjelljen e pemëve apo pastrimin e ajrit, por humbet në thesin e madh të shpenzimeve qeveritare.
Pagesat për Kontratat e Shërbimit Privat (~2.4 Lekë): Qytetarët paguajnë drejtpërdrejt kompani private për shërbime që janë detyrë thelbësore e shtetit. Për shembull, “ngjyrosja” apo markimi i naftës bëhet me pretendimin e luftës kundër kontrabandës. Por koston e kësaj lufte qeveria nuk e nxjerr nga xhepi i saj; ia faturon blerësit të ndershëm në pompë, duke pasuruar ndërmarrjet private pa u përballur këto të fundit me asnjë rrezik tregu. Këto koncesione u firmosën fillimisht nga qeveria e Partisë Demokratike dhe u ruajtën me fanatizëm nga qeveria e Partisë Socialiste.
Marrëzia llogaritëse: Për ta bërë më të qartë, le të marrim llogarinë e thjeshtë të një litri. Nëse vlera e lëndës bazë në doganë, së bashku me shpenzimet e transportit dhe fitimin e tregtarit, arrin mesatarisht në rreth 80 Lekë për litër, mbi këtë shumë duhet të llogaritet normalisht TVSH-ja prej 20% (që do të ishte 16 Lekë). Por shteti nuk vepron kështu. Ai grumbullon fillimisht të gjitha detyrimet e mësipërme (rreth 70.4 Lekë në total) dhe ia shton vlerës bazë e fitimit të tregtarit (80 + 70.4 = 150.4 Lekë). Vetëm pas kësaj, shteti zbaton Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) prej 20% mbi të gjithë shumën e grumbulluar (që i bie rreth 30 Lekë). Pra, qytetari paguan Tatim për një taksë tjetër. Një taksë nuk është “vlerë e shtuar” e prodhimit apo shërbimit, megjithatë kjo mënyrë e shtrembër e faturimit të dyfishtë i rrëmben qytetarit rreth 14-15 Lekë të tjera për çdo litër, thjesht nga pasoja zmadhuese e një gabimi të qëllimshëm ligjor. Kjo do të thotë që shteti fiton edhe mbi taksën që vetë ka vendosur.
2. Krahasimi me Kosovën: Rregulli i Drejtë vs. Sistemi Ndëshkues
Dallimi bëhet thellësisht i qartë dhe i dhimbshëm kur hedhim sytë nga Kosova, ku nafta kushton mesatarisht 40 deri në 50 Lekë më pak për çdo litër. Përse ekziston kjo humnerë çmimesh mes dy shteteve të të njëjtit komb, me të njëjtën gjeografi dhe rrugë furnizimi të ngjashme?
Kosova zbaton një parim të thjeshtë, të hapur dhe të ndershëm: pagesat për mirëmbajtjen e rrugëve dhe ato mjedisore nuk futen fshehurazi në litrin e karburantit. Ato paguhen si detyrim i caktuar, vetëm një herë në vit, kur përdoruesi regjistron mjetin e tij dhe bën kontrollin vjetor. Në pompë, blerësi në Kosovë paguan vetëm vlerën e lëndës, akcizën (e cila atje është disi më e ulët) dhe TVSH-në (e cila aplikohet mbi një shumë shumë më të vogël detyrimesh të tjera).
Rastet e shpenzimeve për një qytetar (Për një mjet që përshkon 15,000 km në vit dhe harxhon rreth 1,050 litra):
Rasti i Kosovës (Pagesa jashtë litrit): Qytetari paguan një tarifë vjetore të pandryshueshme prej rreth 15,000 Lekësh për rrugët gjatë kontrollit të mjetit. Për pjesën e mbetur të vitit, ai blen naftë të lirë, duke pasur mundësi të planifikojë shpenzimet e familjes së tij pa u ndëshkuar me çmim të lartë sa herë ndez makinën.
Rasti i Shqipërisë (Pagesa brenda litrit): Qytetari e paguan pagesën e rrugës (së bashku me 20% TVSH-në sipër saj) me çdo litër që hedh. Për të njëjtën largësi prej 15,000 km, ai paguan rreth 34,000 Lekë vetëm si pagesë qarkullimi të fshehur në faturën e naftës.
Një qytetar në Shqipëri paguan mbi dyfishin e parave për të njëjtin shërbim, ndërkohë që gjendja e rrugëve nuk e përligj aspak këtë dallim. Përkundrazi, për rrugë kryesore si Rruga e Kombit, qytetarit i kërkohet të paguajë sërish në tra, duke sjellë një taksim të dyfishtë të dhunshëm: e paguan një herë mirëmbajtjen te nafta dhe një herë tjetër te kalimi. Për pasojë, shoqëritë e transportit vihen në një pabarazi të plotë tregtare; plot kamionë detyrohen të kalojnë kufirin thjesht për t’u mbushur me lëndë djegëse në Kosovë apo Maqedoninë e Veriut, duke e nxjerrë paranë jashtë ekonomisë vendase.
Për ta bërë edhe më të qartë këtë pabarazi dhe ndikimin e vërtetë te qytetari, mjafton të krahasojmë çmimet e lëndës djegëse dhe fuqinë blerëse (sasinë e litrave që mund të blihen me një pagë mesatare mujore) në Shqipëri, në rajon dhe në Bashkimin Evropian:
Shteti
Çmimi mesatar (Euro/Litër) Paga neto mesatare (Euro) Fuqia blerëse (Litra në muaj)
Shqipëria ~1.85 ~600 324 litra
Kosova ~1.35 ~550 407 litra
Maqedonia e Veriut ~1.35 ~650 481 litra
Serbia ~1.70 ~750 441 litra
Italia (BE) ~1.85 ~1,800 972 litra
Gjermania (BE) ~1.80 ~2,800 1,555 litra
Të dhënat flasin vetë: Ndonëse çmimi i pompës në Shqipëri është pothuajse i barabartë me atë të Italisë apo Gjermanisë, një qytetar shqiptar mund të blejë rreth pesë herë më pak lëndë djegëse se një gjerman, dhe ndjeshëm më pak se fqinjët e tij në Kosovë apo Maqedoni. Kjo dëshmon matematikisht se barra e taksave të vendosura mbi këtë produkt jetik është tërësisht e shkëputur nga mundësitë reale të popullsisë.
3. Pasoja Zinxhir: Shtrenjtimi i Jetesës dhe Rrënimi i Prodhimit Vendas
Lënda djegëse është “gjaku” që mban në lëvizje të gjithë trupin e ekonomisë. Kur ajo ngarkohet me detyrime kaq të larta, dëmi nuk mbetet i mbyllur vetëm te ata që zotërojnë makina. Goditja përhapet si një valë shkatërruese në të gjithë zinxhirin e blerjeve të përditshme.
Rritja e pakthyeshme e kostos së jetesës: Çdo bukë, çdo tullë ndërtimi dhe çdo ilaç sillet te blerësi me këtë naftë të shtrenjtë. Shpenzimet e larta të transportit dhe shpërndarjes nuk merren përsipër asnjëherë nga tregtarët; ato i ngarkohen drejtpërdrejt dhe plotësisht çmimit të mallrave në raftet e dyqaneve. Kjo mënyrë taksimi është një ndëshkim i fshehtë dhe i padrejtë: ajo godet pa mëshirë të varfrit dhe shtresën e mesme, të cilët detyrohen të harxhojnë pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre të pakta vetëm për t’u ushqyer. Kur rritet nafta, shtrenjtohet jeta për të gjithë, pavarësisht nëse kanë apo jo një mjet udhëtimi.
Goditja e pashpirt e bujkut dhe e prodhimit vendas: Kjo mënyrë veprimi i bën mallrat e prodhuara brenda vendit të pafuqishme për të garuar në treg. Le të marrim shembullin e një bujku shqiptar. Atij i duhet të lërojë tokën me traktor, të përdorë pompa uji për të vaditur dhe të lëvizë prodhimin e tij me kamionçinë—të gjitha këto të vëna në punë nga nafta më e shtrenjtë në Ballkan. Ndonëse shteti flet për skema mbështetëse me “naftë pa taksa”, këto përpjekje shpesh dështojnë për shkak të shkresavinave të pafundme, vonesave dhe ryshfeteve. Si përfundim, kostoja për të nxjerrë një kilogram prodhim nga toka është që në zanafillë jashtëzakonisht e lartë.
Për këtë arsye, domatja, gruri apo qumështi i sjellë nga vendet fqinje del më i lirë në tregun tonë sesa ai i rritur në fshatrat shqiptare. Kjo rrit vartësinë e vendit nga blerjet jashtë shtetit, shkatërron tregtinë vendase dhe i detyron njerëzit e punës të braktisin tokat e tyre e të marrin rrugët e mërgimit.
4. Ana Morale, Korrupsioni dhe Blerja e Pushtetit: Pse Mbahet Ky Sistem?
Nga këndvështrimi i drejtësisë shoqërore dhe barazisë, është thellësisht e padrejtë që një popull me pagat më të ulëta në Evropë të përballet me barrën më të rëndë të taksave të tërthorta (taksave të blerjes dhe konsumit). Këto taksa janë të verbëra; ato nuk pyesin nëse blerësi është një pasanik i madh apo një i moshuar që numëron qindarkat e fundit të pensionit për të blerë ilaçet. Të dy paguajnë pikërisht të njëjtën shumë të fshehur pas një litri naftë apo pas një pakoje miell të transportuar me atë naftë.
Pyetja thelbësore që kërkon një përgjigje është: Përse qeveria këmbëngul me kaq kokëfortësi në këtë mënyrë zhvatëse dhe kundërshton çdo kërkesë për ta lehtësuar atë?
Përgjigjja nuk duhet kërkuar te ndonjë vizion për zhvillimin ekonomik, por te mbijetesa e pushtetit dhe thellimi i pandëshkueshmërisë. Kjo ngrehinë mbahet në këmbë nga dy shtylla kryesore:
Paratë e lehta për punë publike me kosto të fryra: Shteti e ka shumë më të lehtë të zhvasë para nga qytetarët te pika e karburantit dhe në kufi sesa të ngrejë një sistem të drejtë të vjeljes së tatimeve mbi të ardhurat dhe fitimet e kompanive të mëdha. Lënda djegëse është e pamundur të shmanget. Paratë mblidhen pa mundim, menjëherë sapo anija shkarkon në port; është para e thatë, e sigurt dhe që derdhet përditë. Kjo mënyrë i siguron qeverisë një thesar të pamasë parash, i cili mjerisht nuk përkthehet në shërbime jetësore (si spitale të mirëpajisura apo shkolla moderne). Këto para shpërdorohen në kontrata rrugësh me çmime të fryra që arrijnë deri në 20 milionë euro për kilometër (vlera marramendëse jashtë çdo llogjike evropiane). Pjesa tjetër derdhet në marrëveshje shtet-privat që shpesh zhdukin paratë për shërbime që nuk ofrohen kurrë, duke pasuruar një rreth të ngushtë njerëzish të lidhur ngushtë me karriget qeveritare.
Ndërtimi i një ushtrie mbështetësish shtetërorë: Një qeveri që mund të mbledhë kaq shumë të ardhura thjesht duke i vënë taksa mbijetesës së përditshme të njerëzve, nuk e ndjen aspak shtysën për të zhvilluar një ekonomi të shëndoshë të mbështetur te prodhimi i vërtetë, apo për të ftuar investitorë të huaj seriozë që do të kërkonin rregulla të qarta dhe zbatim të ligjit. Paratë e rrëmbyera nga djersa e qytetarëve përdoren për të mbajtur në këmbë një numër të stërmadh e të panevojshëm nëpunësish shtetërorë. Kjo ushtri nëpunësish shpesh nuk ofron shërbime për qytetarin, por kthehet në një rrjet punësimesh partiake. Ata janë të varur nga rroga e shtetit dhe, nga frika e heqjes nga puna, kthehen në një mjet sigurimi votash për të mbajtur në pushtet ata që shkaktuan këtë varfërim.
5. Tallja e Madhe: Lëndë Djegëse pa Taksë për Jahtet e Miliarderëve
Për të kuptuar thellësinë e talljes që sjell ky sistem, mjafton të ballafaqojmë mënyrën se si trajtohet qytetari i thjeshtë me mënyrën se si priten anijet luksoze (jahtet) e të huajve në portet tona.
Ndërkohë që një fshatar apo një punëtor i thjeshtë detyrohet të paguajë rreth 60% të vlerës si detyrim ndaj shtetit mbi çdo litër naftë vetëm për të nxjerrë bukën e gojës, qeveria shqiptare miratoi një rregull që u jepte të drejtën jahteve të miliarderëve të huaj të mbushnin serbatorët e tyre në Shqipëri të përjashtuar plotësisht nga akciza, taksa e qarkullimit dhe TVSH-ja.
Ky vendim u fsheh pas fjalëve të bukura si “thithja e turizmit të lartë”. E vërteta ishte një gjendje ku arka e një vendi të varfër (dhe për pasojë taksapaguesi shqiptar) mbulonte një pjesë të shpenzimeve të pushimeve të njerëzve më të pasur të botës. Një jaht i stërmadh që hidhte qindra mijëra litra në portin e Sarandës apo Durrësit nuk i paguante asnjë qindarkë detyrim shtetit shqiptar, ndërkohë që anija e vogël e peshkatarit aty pranë, furgoni që shpërndan miell, apo autobusi urban që mbart studentë, goditet nga shteti me barrën më të rëndë të mundshme. Shteti ua merr me forcë të varfërve për t’ua falur atyre që notojnë në pasuri. Ky veprim jo vetëm që zhvlerëson tërësisht fjalët e qeverisë se “taksat i duhen shtetit për rrugët dhe zhvillimin”, por e kthen gjithë këtë skemë në një përqeshje të hapur dhe fyese ndaj atyre që punojnë e derdhin djersë në këtë vend.
6. Pasojat në Shoqëri: Shkatërrimi i Shtresës së Mesme dhe Braktisja e Vendit
Kjo shtypje e pandërprerë financiare nuk shkakton thjesht një mërzitje të çastit në radhët e njerëzve; ajo sjell dëme të thella dhe të pashërueshme në vetë thelbin e shoqërisë dhe të ardhmes së kombit. Parimi i “taksës mbi taksë” fshin çdo mundësi për krijimin dhe forcimin e një shtrese të mesme të pavarur financiarisht, e cila është shtylla kurrizore e çdo shteti demokratik e të zhvilluar.
Kur shtrenjtimi i jetesës, i ushqyer papushim nga karburanti me çmim stratosferik, kapërcen rritjen e ngadaltë të rrogave, qytetarëve nuk u mbetet më asnjë e ardhur për të kursyer apo për t’i dhënë një shkollim më të mirë fëmijëve të tyre. Ata hyjnë në një rreth të mbyllur mbijetese nga muaji në muaj. Ndërthurja e këtyre detyrimeve mbytëse me korrupsionin e shfrenuar që kryhet me po këto para, si dhe shuarja e çdo shprese se dija dhe puna e ndershme vlerësohen, mbjell një dëshpërim të thellë e shkatërrues.
Përfundimi llogjik i kësaj gjendjeje të pashpresë, dhe e vetmja rrugëdalje e mbetur për qindra mijëra të rinj, inxhinierë, mjekë, mësues dhe zanatçinj të zotë, është të mbledhin plaçkat e të braktisin përgjithmonë atdheun e tyre. Kësisoj, taksimi i tepruar dhe i pashpirt i lëndës djegëse kthehet në një nga shtytësit më të mëdhenj të zbrazjes së Shqipërisë nga trutë dhe krahët e punës, duke e lënë vendin të plakur, të dobësuar dhe pa një të ardhme të sigurt.
Përfundimi
Mënyra se si Shqipëria e trajton çmimin e karburantit nuk është një gabim i pafajshëm llogaritës; është një mekanizëm zhvatës i ngritur me vetëdije të plotë nga ata që hartojnë ligjet. Qëllimi i tij nuk është të ndërtojë ura, rrugë të sigurta apo të mbrojë bukuritë natyrore të vendit, por të thithë pa reshtur djersën dhe mundin e qytetarëve, nga familjet më të varfra tek bizneset e ndershme. Paratë e panumërta që mblidhen përdoren më pas për të ushqyer rrjetet e korrupsionit, për të mbushur llogaritë bankare të kompanive të dyshimta, dhe për të mbajtur gjallë një sistem të kalbur punësimesh për shkëmbime votash.
Për sa kohë që ky model plaçkitjeje mbetet në këmbë dhe i pandryshuar, rrjedhoja e vetme dhe e sigurt do të jetë mbytja e çdo përpjekjeje për tregti të lirë, rritja e pandalshme e çmimeve të ushqimeve, thellimi i humnerës mes të pasurve dhe të varfërve, dhe mbi të gjitha, vazhdimi i rrjedhjes së pashtershme të shqiptarëve drejt dheut të huaj—një humbje kombëtare që rrezikon t’i heqë vendit çdo mundësi për të pasur një të nesërme të denjë.
Cfare njeriu eshte ky kryeministri yne?
Cdo dite sajon nje genjeshter per te justifikuar rritjen e cmimit te naftes!
Ka arritur ne majen e majave te poshtersive qe i ben popullit!
Tashme e di sa po e urrejne dhe shkon u ben thirrje zarave ne parti e qeveri qe te punojne me bazen se, sipas tij partia mund te percahet. Nuk eshte kjo arsyeja por frika e tij eshte se mos braktiset nga pjesa derrmuse ne zgjechje.
Besohet se keshtu do ndodhi, por duhet vemendje, se mos sebashku me Berishen bejne mashtrime e manipulime skandaloze ne zgjedhjet e radhes!
Zoterinj Inxhinjere,gjeologe Specialiste Nafte! A eshte Edi Rama nje dallkauk i paditur ne sektorin e naftes?
Sigurisht. Nqs,nuk e pranon vete,tregon dozza te larta hypokrizie.Instituti Arteve nuk formonte Ekonomiste,inxhinjere nafte etjh.Madje Lenda e matematikes nuk egzistonte.;Por Edi Rama eshte me shume se nje i paditur.Cilet ka pyetur ky per naften?Me ke keshillohet Edi Rama?
Keshillohej me Engjell Agasin,Endri Fugen.Sot keshillohet nga Gysti Agasi,Ermal Beqiri,Belinda Balukja,Linda Karcana,,Te gjithe ne kerkim nen akuza te renda nga SPAk.Kontingjent i Kreimit te Organizuar.Bande e Strukturuar Kriminale.