Pensionistët shqiptarë përballen me vështirësi financiare për të përballuar pushimet verore këtë vit. Me një pension mesatar prej rreth 160 eurosh në muaj, shumë prej tyre e kanë të pamundur të përballojnë shpenzimet e pushimeve.
Sipas një sondazhi, 71% e atyre që nuk planifikojnë pushime këtë vit e kanë si arsye pamundësinë ekonomike.
Buxheti i vitit 2025 parashikon një rritje minimale të pensioneve, me një indeksim prej vetëm 170 lekësh në muaj, që nuk mjafton për të përballuar rritjen e çmimeve të jetesës. Kjo situatë ka çuar në protesta dhe peticione nga pensionistët, të cilët kërkojnë një pension minimal prej 20,000 lekësh në muaj dhe përmirësim të shërbimeve shëndetësore dhe sociale.
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, pensionistët shqiptarë janë ndër më të varfrit, me pensione më të ulëta dhe më pak mbështetje nga shteti. Kjo e bën të vështirë për ta të përballojnë shpenzimet e pushimeve verore dhe të kenë një jetë të dinjitetshme.
Ndërkohë, për pensionistët shqiptarë, vera dhe viti 2025 pritet të kenë disa zhvillime të rëndësishme, duke nisur nga kushtet klimatike.
Pavarësisht ndikimit të La Niña-s, viti 2025 pritet të jetë ndër më të ngrohtit e regjistruar, me temperatura mbi mesataren dhe reshje të pakta, veçanërisht në zonat qendrore dhe perëndimore të Evropës. Kjo sugjeron një verë të nxehtë dhe të thatë në Shqipëri, çka mund të ndikojë në shëndetin dhe mirëqenien e të moshuarve.
Por aspektet ekonomike mbeten rrethana më sfiduese. Ndërsa nuk ka të dhëna të sakta për rritje të pensioneve në vitin 2025, është e rëndësishme që pensionistët të jenë të përgatitur për sfida ekonomike të mundshme, duke përfshirë rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.
Këshillohet të monitorojnë njoftimet zyrtare për çdo ndryshim në përfitimet sociale dhe të kërkojnë mbështetje nëse është e nevojshme.
Disa rekomandime për mirëqenie:
– Përdorni ventilatorë ose kondicionerë për të përballuar nxehtësinë.
– Konsultohuni me mjekun për këshilla mbi hidratimin dhe ushqimin gjatë verës.
– Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut.
Duke marrë parasysh këto faktorë, është e rëndësishme që pensionistët të jenë të informuar dhe të marrin masa për të përballuar sfidat që mund të sjellë viti 2025.

Une e di se pensionistet vazhdimisht pushim jane, se nuk shkojne ne pune, prandaj dhe quhen pensioniste
Se s`kane pare.
Si mund të flasësh për pushime kur një 70%e tyre me vështirësi sigurojnë të ushqyerit minimal dhe me pamundësi për të blerë ilaçet e duhura. Për çfarë kanë punuat ato ndër vite?
Si mund të jetojnë ato në këto kushte kur çmimet e mallrave ushqimorë dhe sendeve dhe ilaçeve për mbijetesë janë në stratosferë.
Duhet të bëhen protesta masive nga të gjithë shtresat e popullsisë për daljen nga mjerimi i kësaj shtrese.
Duhet të protestojnë në të gjitha rrethet organizata dhe shoqatat përkatëse lokale me qëllim sensibilizimin dhe marrjen e masave për daljen urgjente nga kjo gjendje mizerabël e kësaj shtrese.
Kush e grabiti dhe u pasurua me pasuritë e këtij vendi(miniera, naftë, hidrocentrale, fabrika, uzina nga jugu në veri, kush e varfëroi, kush i ngriti piramidat,dhe kush fitoi nga to, kush i mori tokat duke pasuruar veten dhe bandat e tyre të çdo partie, Berisha, Meta, Mediu, Meksi, Bode, Ruli, Nokat,
Kush i gënjeu shqiptarët me letrat me vlerë, kush ja rrëmbeu dhe e poshtroi shqiptarin duke e çuar në varfëri ekstreme?.
Si u pasuruan politikanët majtas e djathtas duke bërë tashmë një jetë lluksi këto dhe bandat rreth tyre, kush ishin ata që gjatë qëndrimit të tyre në pushtet përhrahën dhe pasuruan elementët kriminalë dhe u bënë aleatë me to?
Ndërkohë që pushteti varfëronte duke grabitur së bashku me to dhe elementë të caktuara të sistemit të drejtësisë u korruptuan dhe e përkrahën elementin kriminal, vendi shkonte drejt shkatërrimit ekonomik dhe social dhe degradimit moral me një një plan të strukturuar kriminal të drejtuesve të pushtetit qendror dhe lokal dhe humnera u shfaq dhe vendi shkoj drejt një katastrofe dhe një udhëkryqi ku të mënçurit dhe intelektualët veçse heshtnin.
Ky është shkaku i një mjerimi i njërëzve të ndershëm që punuan me djersë e shumë mund ndër vite, rritën fëmijët me gjak nga gjaku i tyre dhe sot poshtërohen duke mos u shpërblyer as me minimum jetese.
Ata punonin pa u siguruar nga pronarët, shteti heshte dhe administrata bënte plane për të rritur mirëqenien e saj personale dhe ja përfundimi, të ndershmit dhe ato që mbajtën peshën e tranzicionit të pafundëm, në mjerim.
Deri kur kështu pushteti do të jetë armik i kësaj shtrese te popullit?
Po mire moj ti durrsakja , si nuk the nje fjale per qeverisjen e Fatos Nanos dhe Fatosin vete qe jeton prej kaq vitesh si sheik pa bere asnje lloj pune, si nuk the nje fjale per qeverisjen e Edi Rames qe mori dhe mandatin e 4 dhe deri tani ka ngritur vetem ppp dhe investitore strategjike qe i moren dhe i vodhen te gjitha pronat , qe megjithmend po rritet turizmi , por ne te njejten kohe po rritet dhe varferia per ne pensionistet . Si mund te planifikoj pushime un qe pensionin e kam 11400 kur per çmimet ankohen dhe turistet , si mund te planifikoj pushime kur vetem rruga per te shkuar nga Kavoja ne Golem per 30 dite me kushton me shume se !/2 e pensionit, kur ne treg nuk gjen prodhime vendi te stines por vetem prodhime te jashtme ! ? A thua dhe per keto vjedhje qe behen tani ku A:Ahmetaj arratiset , ku E:Veliaj kerkon lirim nga burgu dhe si garanci vendos leket e vjedhura per te cilen akuzohet , apo ku Gjici , Shukriu, Gjushi me shoke kur arrestohen nxjerrin baport mjekesor sepse s’mund te qendrojne ne burg ndersa per te na drejtuar e vjedhur i kishin te githa aftesite ?!
Pervec plepistave,punonjesit me status civil,ushtarake,police ,artista,qe kane pensione te kundraligjme,pensionistet mjeke,ekonomiste,ingjinjere,…me pensionet qe kane me veshtiredi e mbyllin muajin pasi paguajne faturat e dritave dhe te ujit,me dhjetra taksa!?Do Zoti na marrin femijet me vete,per tu sherbyet me perkushtim!?
Mos u tallni me te ashtuquajturat pushime te pensionisteve. Ndishta duhej formuluar disi ndryshe, per mundesine e shkuarjes neper plazhe te pensionisteve. Realisht situata ne Shqiperi eshte krijuar e tille qe pjesa derrmuse e pensiojisteve nuk mund te mendojne per nje alternative te tille.
Kjo situate eshte e projektuar me zell te math nga kjo qeveri. Parate shkojne neper xhepat e njerzve te pangopur, ku ashqare duket qe me disa vite ne qeveri, deputete apo vende te rendesishme ne administrate jane bere me vila, me disa shtepi, me llogari bankare etj etj…Ndersa brezat e rinj nuk mund te blejne nje apartament pa u marre me droge ose vjedhur, prandaj dhe ikin, ikin, ikin.
Qeveria tallet ashiqare me pensionistet. Jo vetem qe nuk ju mu deson rritje modeste pensionesh, por u vjedh edhe ate cka u takon. …Nje mesues, me 30 000 leke pension, ne se do ti indeksohej pensioni ne prill, deri ne tetor, kur ja ka shtyre indekximin kjo qeveri, do perfitonte rreth 7 000 leke me shume, por i jepen 5000 leke bonus.Vitin tjeter do perfitonte 14 000 leke dhe merr prape 5000 etj et….j