Nga Johana Lubonja
Në një kohë kur pagesat dixhitale po zëvendësojnë gjithnjë e më shumë paranë fizike, Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka dhënë një mesazh që ka habitur jo pak qytetarë: “Mbani para të gatshme në shtëpi”.
Ky apel nuk është një thirrje nostalgjike për kthim te paraja e letrës, por një strategji serioze për përgatitjen ndaj krizave.
Në një dokument të fundit mbi “rolin e parasë fizike në kohë emergjence”, BQE nënvizon se sistemet moderne të pagesave, sado efikase, janë të ndjeshme ndaj ndërprerjeve — nga krizat kibernetike, tek fatkeqësitë natyrore, apo mungesat energjetike. Në të tilla raste, “paraja fizike mbetet mjeti më i besueshëm për blerje dhe mbijetesë”.
Për këtë arsye, Banka sugjeron që çdo familje të mbajë një “sasi të moderuar parash në shtëpi”, si një “masë sigurie personale”, për të garantuar aksesin në ushqime, ilaçe apo nevoja bazë, nëse bankomatet dhe kartat dështojnë përkohësisht.
Ky qëndrim lidhet gjithashtu me “ruajtjen e lirisë ekonomike”. Paraja e gatshme është e vetmja që “nuk mund të gjurmohet, censurohet apo kufizohet në kohë reale”, duke ruajtur një “hapësirë lirie në sistemin financiar”, që shumë qytetarë e konsiderojnë themelore.
BQE nënvizon se qëllimi nuk është braktisja e teknologjisë, por balancimi i saj me forma të sigurta, fizike, të parasë, për të shmangur një varësi të rrezikshme ndaj platformave elektronike.
Në një botë gjithnjë e më të pasigurt dhe të ndërlidhur, ky mesazh i Bankës Qendrore është më shumë se një këshillë praktike. Është një paralajmërim i matur për të mos harruar mjetet më të thjeshta, kur gjithçka tjetër dështon.

Banka Qendrore Europiane, ne Tetor lancon kriptomonedhen CBDC e-Euro. Por u duhet nje distraksion e ndoshta dhe ndonje blackout per te bere tranzicionin e llogarive. Keshtu qe nuk eshte aspak ndonje surprize qe te inskenojne ndonje sulm kibernetik per tu dhene justifikimin qe duan. Ne kemi pothuajse 4-vite qe ju paralajmeruam per planet e tyre ne sistemin Banka, por nejse teori konspirative ishin per shumicen. Tani thjesht po behen realitet.
Phoenix, ti thua:
>
“Ne kemi pothuajse 4-vite qe ju paralajmeruam per planet e tyre ne sistemin Banka,”
>
A mund te na sqaroni kush jeni “JU”? Dmth çfare grupi, organizate a organizmi ne emer te se ciles ti flet. Apo ti e perdor “NE” si e perdorin mbreterit kur flasin ne vete te pare.
Grupi kunder Globalisteve dhe tirranise Fashisto-Komuniste Dixhitale, qe duan te implementojne mbi gjithe njerezimin deri ne 2035. Besoj isha i qarte. Une nuk jam kundershtari i vetem ne kete gje. Jemi miliona qe duam te mbrojme lirine tone dhe te ardhmen e femijeve tane.
Me fal, ju e mbroni lirine tuaj dhe te ardhmen e femijeve tuaj duke shkruar komente neper gazeta? A mendoni se mund te arrini ndonje gje konkrete nepermjet kesaj “lufte”. Ju personalisht keni ndonje pozicion ne kete grup, apo jeni si pune vullnetari? A keni antaresi te rregullta ne Shqiperi dhe/ose vende te tjera te botes? A mblidheni per te diskutuar problemet? A manifestoni hapur kunder Globalizmit dhe tirranise Fashisto-Komunisto Dixhitale?
>
Qe te meremi vesh nuk po dua qe te dekonspirosh ndonje gje qe do te vinte ne pikpyetje sigurine tuaj, qofte personale, qofte ate te organizates eventuale, desha vetem te them qe TirraniaFashisto-Komunisto Dixhitale, apo jo Dixhitale do me shume impenjim se sa ca komente ne gazeten DITA. Flm per pergjigjen!
Phoenix-o, nuk po te vjen zëri me duket…
Phoenixi arriti ne tilt nga pyetjet racionale, nuk arrin dot te argumentojë me kualifikimin e tij alfredçakesk.
Lini nje koment pas 3 pikash