Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse Belind Këlliçi s’foli për Arben Dervishin në Komision Hetimor për inceneratorët?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pse Belind Këlliçi s’foli për Arben Dervishin në Komision Hetimor për inceneratorët?
AktualitetPolitike

Pse Belind Këlliçi s’foli për Arben Dervishin në Komision Hetimor për inceneratorët?

Published: July 15, 2022
Shpërndaje

Belind Këlliçi doli sot në një konferencë për shtyp dhe akuzoi, pa asnjë fakt ose provë, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për lidhje me Arben Dervishin, supervizorin e landfillit të Sharrës, i cili u kontraktua nga kompania koncensionare për të mbikëqyrur punimet për ndërtimin e projektit.

Por, me sa duket, Këlliçi ose nuk e mban mend se ka qenë pjesë e një komisioni hetimor parlamentar për inceneratorët, kur dëgjoi me veshët e tij se ç’mendon Veliaj për Arben Dervishin, njeriun e besuar të Presidentit të FSHF-së, Armando Duka, ose për fat të keq edhe sot lexoi dhe recitoi si një papagall, atë që në fakt i ka vënë në gojë Sali Berisha.

Gjatë atij komisioni hetimor, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Arben Dervishi, nuk u thirr kurrë të dëshmonte, edhe pse kryebashkiaku Veliaj i kërkoi disa herë kryetares së komisionit hetimor, Jorida Tabaku, dhe deputetit të PD Belind Këlliçi, që Dervishi të thirrej për të dëshmuar, si gjithë të tjerët, në cilësinë e supervizorit të projektit.

- Publicitet -

Arsyeja pse as Tabaku dhe as Këlliçi nuk e thirrën Dervishin të dëshmojë para komisionit nuk dihet, por sot ky veprim i tyre ngre disa pikëpyetje të tjera.

Ndërkohë, në atë komision Veliaj ka kërkuar që Arben Dervishi të dëshmojë si person me detyrën e supervizorit të punimeve dhe të mos bridhte qytet më qytet për të vjedhur votat e FSHF për llogari të Armando Dukës.

“Çdo punë publike ka një supervizor. Supervizori i kësaj pune publike quhet Arben Dervishi. Është ky i FSHF-së, që vjedh zgjedhjet në Gjirokastër. Shyqyr zgjedhjet u pezulluan. Unë nuk jam tekniku i lavatriçes, që të merrem me bullona e furrnalta. Unë jam kryetari i Bashkisë. Kam një detyrim që ta çoj mbeturinën deri te dera, të peshohet, ndërkohë që ai po merr pa fund para, por ju s’flisni. Pse s’flisni për Ben Dervishin e Armando Dukës? Sepse ky njeri është supervizori. Tani që gara për FSHF-në është pezulluar, ka kohë të përgjigjet edhe për këtë. Paguhet sa frëngu pulën, të japë llogari ku shkojnë lekët e supervizorit. Të vijë këtu si burrat e të mos shkojë koteceve, të vjedhë votat e FSHF”, ka thënë Veliaj në mbledhjen e komisionit në fjalë.

Pyetja që lind është: Pse s’foli Belind Këlliçi në Komisionin Hetimor për Arben Dervishin e Dukës?

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben says:
    July 15, 2022 at 12:18 pm

    Pershendetje.Respekt per punen qe beni ju gazetare.Respekt pa fund dhe per mundesine qe na jepni te shprehemi me keto komente ne gazeten tuaj.Por nje pyetje kam per ju,nese me lejohet,sigurisht.
    A ka bere gabim tani Z.Kellici qe beri denoncimin?A duhet bere ky denoncim? Per ne si qytetare,ka rendesi te denoncohen abuzimet.Natyrisht,po te ish denoncuar me pare,Arben Dervishi nuk do vazhdonte te abuzonte me ndertimet dhe projektet e tij,por ja qe kete opozite kemi….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?