Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Pse do të më ngatërrosh ti”? Flet babai i Alma Qevanit: Tefiku e ofendonte, zanafilla e krimit nisi më herët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Pse do të më ngatërrosh ti”? Flet babai i Alma Qevanit: Tefiku e ofendonte, zanafilla e krimit nisi më herët
Kronike

“Pse do të më ngatërrosh ti”? Flet babai i Alma Qevanit: Tefiku e ofendonte, zanafilla e krimit nisi më herët

Published: May 20, 2023
Shpërndaje

Babai i 44-vjeçares së vrarë nga kunati i saj Tefik Tashi, kërkon nga drejtësia dënim të ashpër për dhëndërin e tij që e konsideronin si djalë. Fatmir dhe Hava Qevani nga fshati Kusarth i Elbasanit tregojnë detaje nga krimi që ndodhi në orët e drekës së 17 Majit.

“Ne nuk dinim gjë. Shkon atje dhe fut sëpatën në xhaketë dhe shkon atje dhe i thotë asaj se pse nuk e hap telefonin. Ajo i tha se ti më shan këtu dhe “do të më shash dhe në telefon, nuk e hap”. Fillimisht me shuplaka dhe më pas nxorri sëpatën e qëlloi në kokë dhe qafë dhe mirupafshim. I tha “pse me mua do të hahesh ti? Jam burrë unë. Jam filani unë”, shprehet mes dhimbjes babai i Alma Qevanit.

Krimi i rëndë ndodhi në sy të motrës së viktimës, bashkëshortes së Tefik Tashit. Ajo tregon se burri i saj para se ta godiste me sëpatë, e ka qëlluar edhe me pëllëmbë.

- Publicitet -

“Ai erdhi në fillim dhe më tha “pse nuk e hap ti telefonin? A e di ti se më kë flet?” Gjoja se kujt ia bën ti këtë. Pastaj mbeti duke u sjellë dhe pastaj nxorri sëpatën edhe e goditi dy herë, njëherë në kokë dhe njëherë në gushë. Nga inati pse nuk e hape telefonin”, -thotë bashkëshortja e Tefik Tashit.

Sipas familjarëve të 44-vjeçares, ngjarja e ka patur zanafillën pak ditë para se të ndodhte krimi i rëndë. Tefiku dhe Alma ishte konfliktuar pasi 58-vjeçari e akuzonte kunatën se ndërhynte në punët e familjes së tij.

“Ky sa kishte ardhur nga puna. Pastaj erdhi motra dhe më thirri mua nga përjashta dhe më tha “hajde se kemi një punë”. Por ajo nuk e dinte se ky kishte ardhur. Nuk e dinte fare. Ky pastaj doli në dritare dhe i tha “pse do të më ngatërrosh ti”. E shau motrën sa i donte qejfi dhe pastaj thoshte aty brenda “ju do ju ther të treve.”

Në 2 vjet martesë, ajo thotë se nuk ka patur asnjë debat. Me mua sillej mirë. Nuk kemi pasur konflikte. Shkonim mirë.”

Edhe Fatmir Qevani, thotë se Tefiku sillej shumë mirë me ta.

“Unë i kam dhënë fëmijën atij dhe detyrimisht do të sillesha si me fëmijën tim dhe ky mirë ka shkuar për çdo gjë dhe thoja si ky nuk ka. Këtë vit, ka ndryshuar.”

Ata mohojnë deklarimet e 58-vjeçarit se Alma e ofendonte, ndërsa kërkojnë dënim maksimal për të.

“Unë dua dënimin më të fortë. E kam shpirt, fëmijë…”, thotë mes dhimbjes nëna e Alma Qevanit.

58-vjeçari është martuar për herë të dytë, ndërsa nga martesa e parë ka katër fëmijë, njëri prej tyre i ka ndërruar jetë.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë synon përhapja në mënyrë të përsëritur e “lajmit” të rremë për “shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit”
  • Si po futen në Shqipëri pesticide kineze e indiane, Ministria e Bujqësisë “mbyll sytë”
  • Hyrja në BE mund të mos hapë menjëherë tregun e punës për shqiptarët
  • Plagosi bashkëkombësin e tij në Tiranë, kapet në Greqi 19-vjeçari turk
  • Marta Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

Komentet e Fundit

  1. ANA on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Zgjohuni, lufta pa kompromis kundrejt c’do ekstremizmi e ben boten te paqeshme. on VIDEO: Tjetër sulm në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, një i vdekur dhe 11 të plagosur
  3. Zgjohuni, heshtja kundrejt bemave korruptive-kriminale t’ben fajtor on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  4. I pafuqishmi on Bardhi vlerëson Braçen: I vetmi që ngriti zërin
  5. AI Music Creator on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?