Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse iu bë apel qytetarëve që të investojnë në tituj qeveritarë? 5 arsyet, nga interesat e favorshme te “emergjenca” për financimin e deficitit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Pse iu bë apel qytetarëve që të investojnë në tituj qeveritarë? 5 arsyet, nga interesat e favorshme te “emergjenca” për financimin e deficitit
EkonomiKryesore

Pse iu bë apel qytetarëve që të investojnë në tituj qeveritarë? 5 arsyet, nga interesat e favorshme te “emergjenca” për financimin e deficitit

Published: November 15, 2022
Shpërndaje

Si ndër të paktat herë në histori, Kryeministri i Shqipërisë doli në një deklaratë publike ku u bëri apel qytetarëve se si duhet të orientojnë investimet e tyre. Kjo nuk është hera e parë që qytetarëve shqiptarë u kërkohet në mënyrë direkte që të investojnë paratë e tyre në tituj qeveritarë.

Hera e parë që ështe bërë një apel i ngjashëm, ka qenë në Luftën e Parë Botërore, kohë kur në Shqipëri u emetuan bonot e luftës nga Perandoria Austro-Hungareze. Hera e dytë, ishte ajo në fillimvitet ’20 kur u emetua huaja e parë e brendshme e Shqipërisë që synonte të krijonte të ardhura për arkën e shtetit që përballej me vështirësi serioze.

E hera e tretë ku u bë një apel i ngjashëm ishte gjatë periudhës së ekonomisë së centralizuar, ku u emetuan 4 hua për zhvillimin e ekonomisë dhe të kulturës e ku qeveria iu drejtua direkt me apel qytetarëve që të investojnë në to.

- Publicitet -

Pas viteve ’90, investimi në bono e obligacione ka qenë një praktikë e zakonshme ekonomike, së cilës nuk i është bashkangjitur ndonjë apel i jashtëzakonshëm.

Por cilat mund të jenë arsyet për të cilët kryeministri këtë herë iu drejtoi apel direkt qytetarëve?

Arsyeja e parë është padyshim sepse bonot dhe obligacionet qeveritare aktualisht përbëjnë një alternativë të mirë investimi, me norma të larta fitimi e krejtësisht të sigurta.

Arsyeja e dytë është se rritja e vazhdueshme e normave të interesit nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është reflektuar me ndryshimin e sjelljes investuese të aktorëve të tregut. Nëse në 6 muajt e parë ishin individët që po investonin në tituj qeveritarë dhe bankat i rrinin larg, në pjesën e dytë të vitit situata është përmbysur. Janë individët që po i qendrojnë larg titujve dhe bankat që kanë shtuar ndjeshëm investimet.

Një arsye tjetër e fortë është se qeveria ka një mosrealizim të ndjeshëm të huamarrjes së brendshme këtë vit. Në fund të shtatorit, huamarrja neto në tregun e brendshëm rezultoi rreth 4 miliardë lekë, nga 33 miliardë e planifikuar në total për vitin 2022. Mosplotësimi i shumave të shpallura për emetim në gjysmën e parë të vitit ka sjellë spostimin në gjysmën e dytë të një shumë relativisht të lartë të financimit të deficitit.

Arsyeja e katërt lidhet me situatën në tregjet ndërkombëtare. Këtë vit, Shqipëria ka reduktuar me 3.5 miliardë lekë huamarrjen në tregun e jashtëm, si pasojë e shërbimit të borxhit në vlerë më të lartë sesa disbursimet e fondeve nga jashtë.

Arsyeja e pestë është se në këto kushte, qeveria është detyruar që t’i përshtatet kërkesave të tregut. Edhe pse strategjia e borxhit publik parashikonte ristrukturimin e borxhit në instrumente afatgjata, kërkesa reale e tregut është në fakt për instrumente afatshkurtëra, kryesisht te titujt 3, 6 dhe 12 mujorë.

Më herët ishte planifikuar mbyllja e me 31 dhjetor të këtij viti e sporteleve të Bankës së Shqipërisë për individët por pak javë më parë vendimi u shfuqizua, duke krijuar sërish mundësinë e investimit të individëve.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Gjoba 110 milion euro që do ti paguajn shqiptarët Françesko Beketit për faj të hajdutit Rama është baraz me 2258 kg ar → 658 kg më shumë se rezervat e arit që ka vendi ynë. says:
    November 15, 2022 at 4:18 pm

    Kur erdhi në pushtet ky pushti në 2013 ndikoi që bonot e thesarit të ulen deri në 1.3%,që ti detyronte shqiptarët të investonin kursimet dhe mos fitonin Lekë pa punuar,ndërkoh që në borxhin e jashtëm gëzohej që merrte nga Bankat e huaja borxh me 7% (10% llogaritur në Lekë) dhe huanë e fundit 500 milion euro me 3.5%.Harroi Edvin Droga që miku i tij Sorrosi ka fituar 32 miliard dollarë duke blerë dhe shitur para.

    Reply
  • fteri says:
    November 15, 2022 at 4:28 pm

    Përse sot pas 32 vjetësh nuk punësohen shqiptarët ?…..Sepse Meksi ,Ylli Bufi , Ilir Floriri ,Fatosi ,Pandeliu, B.Fino ,EDI KAPEDANI , e SLI SHEJTANI .thon se nuk kan lek për ngritur fabrika ,jemi në kapitalizëm,vetë veshin kostum firmato me makina lusi të blinduar dhe me vila baraz me një uzinë !….në ,kur ndihmat e BB dhe FMN -së ,ca shkonin nëpër xhepa të pushtetarve ,një kacidhe për infrastrukturën dhe ushqimin e popullit që të mos vdesë për bukë ,Sa për zhvillimin dhe punësimin nuk ja kan idenë ,asnjë qeveri rrotatvive ska bë gjë ,për punësim njerzve ,veç punësimit në fasone të skllavrisë Iliri Floririt me 500 l/dita .Qeveritë nuk kan bë asnjë studim madhor që shqiptarët të ndërtojnë fabrika e uzina ,të punësohen dhe prodhojnë vetë mallrat ,ose drejt me thënë s’kan as idenë për ngritur fabrika, uzina e kombinate si Enver Hoxha ,të zhvillonin vendin dhe ,e të konkuronin me botën e jashtme me prodhimet Made In Albania

    Reply
  • edi says:
    November 15, 2022 at 5:37 pm

    Made in Albania eksportohej vetem domate,presh dhe xhama per sera sepse nuk i merte kush per dritare.

    Reply
  • Estrada says:
    November 15, 2022 at 9:11 pm

    U ben thirrje km se nuk mund te marre borxh nga fondet nderkombetare per shkak te rritjes se normave te interesit, cka ka rritur praktikisht dhe borxhinn aktual qe ka qeveria shqiptare ne bankat e fondet e jashtme.
    Ruajini leket shqipe sepse situata eshte e ndere!

    Reply
  • Andis says:
    November 15, 2022 at 9:14 pm

    Thesari eshte pothuajse boshatisur dhe nuk ka leke per pagat e pensionet ne mes te vitit 2023

    Reply
  • ARBNOR says:
    November 17, 2022 at 3:11 am

    Sa eshte norma e interesit ? Kerkoni hua dhe nuk thoni kryesoren. por i bini rrotull duke numeruar arsyet marrjes borxh??

    Reply
  • !!? says:
    November 21, 2022 at 6:19 am

    Ruhuni nga Rrapush Xhaferri i ri me firmën piramidale Rilindja që do të xhvas për herë të dytë kursimet e shqiptarëve për të sjell përsëri një 1997 kobzezë për vëndin dhe popullin!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?