Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse Polonia dhe Hungaria po ndalojnë importet nga Ukraina, BE kundër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pse Polonia dhe Hungaria po ndalojnë importet nga Ukraina, BE kundër
AktualitetBote

Pse Polonia dhe Hungaria po ndalojnë importet nga Ukraina, BE kundër

Published: April 17, 2023
Shpërndaje

Qeveritë e Polonisë dhe të Hungarisë thanë se e ndërmarrin këtë hap për të mbrojtur prodhuesit e tyre. Qeveritë e të dy vendeve thanë se furnizimet e shumta nga Ukraina kishin shkaktuar shtrembërim të tregut dhe prej tyre ishin ulur së fundmi çmimet dhe sasia e shitjeve të prodhuesve vendas. Në muajin mars disa vende të Evropës Lindore iu drejtuan Komisionit Evropian dhe raportuan se  importet e drithërave, farave vajore, vezëve, shpendëve dhe sheqerit nga Ukraina kishin arritur nivele të paprecedentë.

Prodhimet ukrainase ofrohen në BE pa taksa doganore

Ato kërkuan që për këtë shkak të vendosen sërish tarifa doganore për importet e prodhimeve bujqësore nga Ukraina. Megjithatë Bashkimi Evropian e zgjati deri në qershor 2024 periudhën e lejimit të importeve pa taksa të grurit nga Ukrainës.

Shtrembërim i raporteve në treg

- Publicitet -

Ministria hungareze e Bujqësisë sqaroi se “vazhdimi i dinamikës aktuale në treg do të shkaktonte shumë dëme për bujqësinë hungareze, prandaj kjo dinamikë duhet të ndalohet me masa të jashtëzakonshme”.

Hungaria tha se ndalimi i importeve vlen për drithërat, farat vajore dhe produktet e tjera bujqësore dhe për momentin do të qëndrojë në fuqi deri më 30 qershor. Sipas Ministrisë hungareze të Bujqësisë, prodhimet ukrainase ofrohen me çmime kaq të lira për shkak të proceseve të prodhimit që nuk lejohen më në BE si dhe për shkak të statusit të tyre për t’u përjashtuar nga taksat doganore në BE. Kjo bën që ato të shtrembërojnë raportet e tregut në Hungari dhe vende të tjera të Evropës Qendrore.

Poloni: Bujqit protestojnë kundër importeve të grurit nga Ukraina

Polonia i ndaloi importet e grurit nga Ukraina për arsye të ngjashme. Kurse Sllovakia i kishte ndaluar  importet e drithit nga Ukraina që të premten (14.04) duke përmendur si shkak përmbajtjen e pesticideve të grurit ukrainas.

Ukraina tha se i vjen keq për këtë veprim dhe se dëshiron të zhvillojë bisedime për të zgjidhur çështjen.

BE kritikon ndalimin e importeve nga Ukraina

Bashkimi Evropian e kritikoi ndalimin e importeve të grurit nga Ukraina që vendosën Polonia, Sllovakia dhe Hungaria. Masat e njëanshme tregtare nga shtetet anëtare të BE-së nuk lejohen, tha zëdhënësi i Komisionit të BE-së.  Lidhur me vendimin e Polonisë dhe të Hungarisë “është e rëndësishme të theksohet se politika tregtare është kompetencë ekskluzive e BE-së dhe për këtë arsye veprimet e njëanshme nuk janë të pranueshme”, tha zëdhënësi i  Komisionit të BE-së. Sidomos në kohë sfiduese është e rëndësishme që vendimet brenda BE-së të koordinohen, thuhet në deklaratë. / DW

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?