Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore po rriten me ritme dyshifrore, por kjo nuk mjafton për të garantuar njëkohësisht qëndrueshmërinë e skemës dhe rritjen e ndjeshme të pensioneve. Raporti i dobët mes kontribuesve dhe përfituesve, plakja e popullsisë dhe emigrimi po e afrojnë qeverinë me vendime të vështira.
Në një intervistë për Scan Tv zëvendësministri i Financave Endrit Yzeiraj deklaroi se të ardhurat janë rritur me më shumë se 10%, pa rritje taksash dhe kryesisht falë mirëadministrimit tatimor dhe sistemeve digjitale.
“Deri tani kemi pasur një rritje të të ardhurave prej më shumë se 10% dhe kjo pa pasur nevojë të rriten taksat, por falë një mirëadministrimi tatimor”, deklaroi Yzeiraj.
Të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore e konfirmojnë këtë ecuri. Gjatë vitit 2025, të ardhurat kontributive të drejtpërdrejta arritën në 154.7 miliardë lekë, me rritje 10.9% krahasuar me një vit më parë. Numri i kontribuesve arriti në rreth 840 mijë, duke u shtuar me 31.5 mijë persona.
Megjithatë, rritja e të ardhurave nuk lidhet vetëm me luftën kundër informalitetit. Në të kanë ndikuar edhe rritja e pagave, paga më e lartë minimale, zgjerimi i punësimit formal dhe deklarimi i pagave në nivele më të larta.
Vetëm 1.1 kontribues për çdo pensionist
Shqipëria ka rreth 755 mijë pensionistë dhe vetëm rreth 840 mijë kontribues të drejtpërdrejtë. Kjo do të thotë se për çdo pensionist janë vetëm 1.1 persona që paguajnë kontribute.
Raporti është tepër i ulët për një sistem ku pensionet aktuale financohen kryesisht nga kontributet e punonjësve të sotëm. Me rënien e lindjeve, emigrimin e popullsisë në moshë pune dhe rritjen e jetëgjatësisë, ky raport rrezikon të përkeqësohet më tej.
Vetë Yzeiraj pranoi se kontributet nuk mjaftojnë, duke deklaruar se deri në përfundimin e reformës, skema do të mbështetet edhe me para nga buxheti i përgjithshëm.
Për vitin 2025, shpenzimet e sigurimeve shoqërore ishin planifikuar në rreth 192.3 miliardë lekë. Ndërkohë, Ministria e Financave kishte llogaritur që kontributet të mbulonin rreth 74% të fondeve të nevojshme, ndërsa pjesa tjetër duhej të financohej nga buxheti.
Kjo do të thotë se edhe pas rritjes me 10.9%, skema vazhdon të ketë nevojë për dhjetëra miliardë lekë nga taksat e përgjithshme. Sa më shumë rriten pensionet pa u zgjeruar baza e kontribuesve, aq më e madhe bëhet barra mbi buxhetin.
Pensionet mbeten të ulëta
Në anën tjetër, pensionet aktuale janë të pamjaftueshme për përballimin e kostos së jetesës. Pas indeksimit me 2.7%, pensioni mesatar urban ka arritur në rreth 20,666 lekë, ndërsa pensioni rural në 12,645 lekë.
Banka Botërore vlerëson se pensioni mesatar në Shqipëri përfaqëson vetëm rreth 32% të pagës kontributive, niveli më i ulët në rajon. Vetëm 46% e popullsisë në moshë pune kontribuon në sistem.
Pra, skema përballet me dy probleme njëkohësisht: nuk mbledh mjaftueshëm të ardhura, por as pensionet që paguan nuk janë të mjaftueshme. Përmirësimi i administrimit mund ta zbusë problemin, por nuk mund ta zgjidhë këtë përplasje strukturore.
Pse reforma do të jetë e dhimbshme
Prej më shumë se dy vitesh, qeveria dhe Banka Botërore po diskutojnë ndërhyrjet në sistem. Por çdo zgjidhje prek drejtpërdrejt një kategori të caktuar dhe ka kosto të forta sociale ose politike.
Qeveria mund të kërkojë më shumë vite pune dhe kontribute, të rrisë më tej moshën efektive të pensionit, të luftojë në mënyrë më agresive nëndeklarimin e pagave ose të ndryshojë subvencionet për kontribuesit ruralë. Në diskutim janë gjithashtu kufizimi i pensioneve suplementare, ndryshimi i formulës së përfitimit dhe krijimi i një skeme shtesë me llogari individuale për të rinjtë.
Nëse nuk ndërhyhet te këto parametra, alternativa është financimi gjithnjë e më i madh nga buxheti. Por çdo miliard lekë shtesë për pensionet është një miliard më pak për arsimin, shëndetësinë, investimet apo sektorë të tjerë.
Kjo është arsyeja pse rritja me 10.9% e të ardhurave, ndonëse pozitive, nuk mjafton. Reforma duhet të vendosë se kush do ta paguajë rritjen e pensioneve: punonjësit përmes kontributeve, qytetarët përmes taksave, të punësuarit përmes një jete më të gjatë në punë apo vetë pensionistët përmes një rritjeje më të ngadaltë të përfitimeve.
Pikërisht për këtë arsye reforma e re nuk pritet të jetë thjesht një rillogaritje teknike. Ajo do të kërkojë zgjedhje të dhimbshme, në një vend ku gati një në tre banorë merr pension dhe ku pensionet aktuale janë ende larg një niveli dinjitoz.
Skyweb

Per nje pjese pensionistash VIP( ish deputete dhe miq te k/ministrave) qenia pensionist eshte luks.Ne jemi vend i vecante me ligje te vecanta.Ne asnje vend te botes nuk ka pensione te vecanta mbi pensionin e zakonshem.Per mua cdo punonjes kushdo qofte ai kur del ne pension shkon ne lulishte te dominoja dhe duhet te mari pension simbas kontributeve dhe vjetersise ne pune.
Rahte. shtet. I. dobet,sepse qeveris lara-lara:mbi7olloje pension esh. Bje. punojes. me40_50vite pune. pas shine llogaritjesh(te veshtiira)I. del. bje. pension aq. I. madh33333.3333..leke,pas disa muajllogaritjesh,ndersa. dikujt pas. lloj-llpj suplementesh70000-80000leke. :pra. RRUMPALLE
Me këto kontributet ju, na çatë kokën! Po për kontributet e para viteve 1994 pse nuk vihet dora në zemër, por llogariten me një koefiçen shumë të ulët. Duke vepruar me koefiçente të ndryshme, kuha tregon se nga viti 1993 e lart këtu janë penalizuar ata që kanë më shumë vite pune në kuhën e komunizmit, pale se dhe vitet e plta. Prandaj kjo është një nga padrejtësitë më të mëdha që ka ndodhur në këtë vënd. Kjo punë regullohet sado pak, duke ulur rraportin ndërmjet pensionit më të ulët dhe atij më të lartë. Në çdo vënd të Botës, rraporti është 1 me 3, ndërsa në Shqipëri (që është vëndi më i varfër në Europë, a e dini sa është????? 121 mijë lekë me 3 milion e 850 mijë lekë. Pra shoku komandant llogarite vetë sa herë më shumë merr pensionisti me pension më të lartë! Ju o shoku komandant thoni se jeni socialista, por ju them se ju vdtëm socialista nuk jeni, ju jeni vetëm njerëz shpirt vegjël, egoistë, që mendoni si gjithmonë vetëm për vehten tuaj, o tru i shpëlarë. A e llogarite o komandant, sa herë më shumë janë pensionet në Shqipëri, janë 30 herë më të larta nga pensioni më i ulët. Prandaj këtu ka një mundësi për të bërë një korrigjin, në mënyrë për aq rrugë sa na ka mbetur të jetojmë edhe kontigjenti jonë me dinjitet.
E dhimbshme do jetë si dhe sot vetëm për Kontribuesit…..dhe Privilegjuar për Parazitët e Sistemit Parazitar 36 vjeçar si dhe sot….asnjë s’pati të ndënjura të ndryshoi skemën beri të 93-shit, dhe t’a bëjë si gjith Bota kush punon e kontribon meriton pension…
avulloi si pa te keq 4 milione euro nga fondi Emergjences per kaine West
Iu fal perdite mijera euro nga Buxheti kompanive fantazme te djegesve.
Ben kundravajtje me vetedije dhe gjobat i paguan Buxheti shtetit ne gjyqe nderkombetare.
Derdhet paraja lume per Kryekermen per jete luksi me avione te perditshme e hotele te shtrenjte jashte vendit
Ndersa tharton turinjte per nji kacidhe per pensionet.
Kur qeveria grabit dhe bën “programe
me progresion gjeometrik për jetën lluksoze të saj, nuk mund të ketë mundësi të gjej në buxhet pagesë për pensionet. Mbasi bën këto plane për oborrtarët, më pas kujtohet se në këtë vend ka disa” dykëmbësha”që duan të jetojnë mbas një kontributi sakrifikues
për vite me rradhë.
Çfarë mund të presësh nga kjo bandë
kriminale?
Mund të jetë vlerësuese kjo bandë gjakpirëse e ekonomisë shqiptare për
kontributin e njërëzve që sakrifikuan?
Tani i këtij vendi i duhen drejtues titanë të mendimit e veprimit në të gjithë sektorët që mund ta sjellin në normalitet (gjithëpërfshirës) këtë vend.
Këtu duhet në plan të parë konfiskim total i ekonomisë kriminale, të ngritur me grabitje si dhe dënime penale nga ana e gjykatave speciale.
Revolucioni i mbarë popullor dhe një program ambicioz nga një organizatë politike mund ta lëvizë këtë vend në buzë të humnerës.
Ca te komentojme pse na zini ne goj pensionistet i keni te vdekur gajdeni na varrosni
Pensionistet jane vet fajtor.Ata duke votuar per Saliun ja dhane atij dhe familjes se tij kontributet e tyre sepse fabrikat,armatimi hidrocentralet…etj miljona e miljona Euro ishin kontribute te pensionisteve.Ato i mori familja Berisha dmth ja dhane vet dhe tani nuk kane pse kerkojne nga Edi
Kontributet e tyre familja Berisha i beri pallate per klanin e tij ne Shqiperi dhe neper bote e tani pensionistet kane mbetur ne meshire..
Ti qenke jo Pensionist pa kontribute… I jepke kontribute Edvin potures. Sa per Saliun, e dime qe Saliun e mban per gogol Edvini qe t;ju trembe ju Pensionistet pa kontribute dhe kalamajte. Po ik ore pirdhu, idiot me zile, akoma me Saliun ti. Po t;i qit syte per dite ky piktori i boleve ti akoma na permend kufomat.
Cfare padrejtesie me pensionet suplement shteteror. Te jesh minister apo deputet 2 vjet perfiton pension 20% te pages bruto vetem per keto 2 vjet. Dhe paga bruto llogaritet ajo page qe ka ai vend pune kur ai person del ne pension. Pra Zeqineja, vetem 2 vjet te rrije deputete perfiton per keto dy vjet 20% te pages deputetit qe sot shkon rreth 600 e ca mije leke. Dhe pastaj per cdo vit shtese si deputete perfiton 5% cdo vit . Nuk thone kot qe ai deputeti Erjon i shkon pensioni rreth 3 milion leke????? Pa lere Begaj, Rama Peleshi etj ….Dhe ata qe kane bere keto hidrocentrale perfitojne rreth 250 apo 300 mije leke pension.
Dhe keta VIPA paguajn vetem 4% te pages ne muaj oer suplementin.
Berisha për atë që bëri, duke shkelmuar
ligjin themelor të ekonomisë së tregut për pronën, bëri krimin e mbi një shekulli për Shqipërinë, e çoi atë drejt humnerës, gjë që solli dhe do të sjellë
në vazhdim sakrifikimin e shqipëtarëve dhe parajsën e trashëgimtarëve të tij dhe bandës sahanlëpirëse.
Më pas vendi shkoi për dreq se tashmë atë nuk ka kush e ndreq. Dënoni me dënim maksimal Berishën!
Dënoni dhe çdo pushtues pushteti që i sjell shkatërrim këtij shteti të ndërtuar mbi gjakun dhe djersën e pjesës më të sakrifikuar të këtij vendi,
Për individë tërësisht shkatërrimtar të vendit mos sakkrifikoni Shqipërinë, të ardhmen e brezave.
Pikërisht ligji i pronës futi në mentalitetin e shqipëtarëve dhe me sistemin e drejtësisë se ata pa problem mund të ndërrojë pronarët.
Kjo ishte çthurje e pandreqshme e shtetit ligjor që pengoi dhe pengon investimet dhe zhvillimin e vendit.
Pa dënim të aktorëve kjo plagë është e pamundur të mbyllet në trupin e Shqipërisë të plagosur rëndë qëgjendet pranë katastrofës.
Edi Rama është i larguar faktikisht, ndërsa Berisha është i rrëzuar politikisht dhe moralisht.
Çdo shqiptar mund të flasë për Edi Ramën, por jo Sali Berisha armiku i përjetshëm i shqipëtarëve.
Armiku i brendshëm i përjetshëm.
Sado e dhimbshme te jete ajo reforma e pensioneve, ata pensionistet do ta kthejme dhimbjen ne force nen direktivat direkte te Ethem Lalaj si minister pa portofol ne kabinetin Rama.