Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse sulmi ndaj Izraelit shpërfaq kufijtë e Teheranit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Pse sulmi ndaj Izraelit shpërfaq kufijtë e Teheranit
BoteLajmi i fundit

Pse sulmi ndaj Izraelit shpërfaq kufijtë e Teheranit

Published: April 14, 2024
Shpërndaje

Irani ka lëshuar më shumë se 300 raketa dhe dronë drejt Izraelit, duke shënuar herën e parë që Teherani ka nisur sulm prej territorit të vet kundër armikut të tij të përbetuar.

Mirëpo, sulmet e pashembullta të orëve të vona të 13 prillit kanë shkaktuar dëme të kufizuara.

Sulmi ka qenë hakmarrje për sulmet e supozuara izraelite në konsullatën iraniane në Damask të Sirisë, më 1 prill, që kanë lënë të vdekur shtatë komandantë iranianë, përfshirë dy gjeneralë.

- Publicitet -

Përgjigja e Teheranit besohet se ka pasur synim edhe prezantimin e forcës.

Mirëpo, vëzhguesit kanë thënë se incidenti ka nxjerr në pah kufizimet e Iranit.

Irani e ka konsideruar përgjigjen si detyrim, kanë thënë ekspertët, mirëpo ka qenë i kujdesshëm që me veprimet e veta të mos nxisë një luftë të plotë me Izraelin, skenar që do të mund t’i përfshinte Shtetet e Bashkuara dhe do ta rrezikonte mbijetesën e regjimit të klerikëve iranianë.

“Republika Islamike ndoshta beson se e ka përshkallëzuar situatën – duke shënjestruar direkt territorin e kundërshtuarit – për të arritur te shtensionimi”, ka thënë Farzan Sabet, hulumtues i lartë në Institutin e Gjenevës.

Në të kaluarën, Irani e ka marrë përgjegjësinë vetëm pas kryerjes së sulmeve.

Megjithatë, këtë herë e ka bërë të ditur nisjen e operacionit “Premtimi i Sinqertë” – vetëm pak pas nisjes së dronëve dhe pak orë para se ata të arrinin në Izrael.

“Çështja mund të konsiderohet e mbyllur”, ka thënë misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara, përmes një postimi në X, të njohur më parë si Twitter, edhe para se vala e parë e dronëve të arrinte në Izrael.

Prapëseprapë, sulmi është konsideruar më i madh sesa që e kanë pritur shumë vëzhgues.

“Nuk ka qenë sulm simbolik dhe mendoj se në fund të ditës ka shërbyer për qëllimin që ka pasur: masë parandalimi ndaj Izraelit”, ka thënë Raz Zimmt, hulumtues i lartë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare, me seli në Izrael.

Irani ka dashur të minimizojë dëmet dhe të zvogëlojë mundësitë për hakmarrje izraelite, kanë thënë ekspertët.

Presidenti amerikan, Joe Biden, takoi ekipin e tij të sigurisë kombëtare, pasi Irani nisi sulmet kundër Izraelit.

Mirëpo, Teherani mund t’i ketë bërë keq kalkulimet, ka thënë Zimmt, sipas të cilit, Izraeli do ta ketë ndjesinë e njëjtë për t’u përgjigjur.

“Pyetja është se çfarë saktësisht mund të bëjë Izraeli për t’u përgjigjur, pa rrezikuar një përshkallëzim të mëtejmë”, ka thënë ai.

Më shumë se çdo gjë, shkalla e sulmit ka qenë për audiencën e brendshme të Iranit.

Televizioni shtetëror iranian IRINN ka transmetuar pamje të njerëzve të mbledhur nëpër shumë qytete duke festuar.

Ky kanal ka transmetuar edhe pamje të paverifikuara në rrjete sociale që kinse tregonin rezultatet e sulmeve iraniane në Izrael.

Të paktën njëra prej videove ka qenë me pamje të vjetra të zjarreve pyjore në Amerikën e Jugut.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    April 14, 2024 at 9:55 pm

    Shume zhurme per Asgje.

    Reply
  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI says:
    April 15, 2024 at 8:21 am

    VO:
    -Sulmet e Iranit me DRON & RAKETA ishin një dështim total i tyre.Pasi këto armë pa PILOT u asgjësuan 90 % që në ajër nga forcat ajrore IZRAELITE & të Aleatëve -AMERIKAN,ANGLEZ..!
    -Jo më kotë ANIA MË E MADHE AMERIKANE ADENAUER..Ju bashkua Izraelit për ndihmë dhe drklarata e Presidenti BIDEN se..”.. Izraelin do ta ndihmojmë për të fituar betejën nuk ishte rastësi..” !
    -Me deklaratën e Presidentit u trëmb jo vetëm IRANI por edhe Ata që kishin në mëndje të ndihmonin VËNDIN ISLAMIK..!
    -Mesaduket kaq ishte YXHYMI IRANIT ndaj Izraelit si hakmarrje ndaj goditjes së Ambasadës Iraniane në Siri.
    -Me këtë rast Shqipëria duhet të shtoi vigjilencën ndan MEK(gjoja opozitës Iraniane) të dislokuar në Maminas-Durrës të prurë nga SALIU-2013 kur po dorëzonte pushtetin dhe më pas të E.Ramës me ndërhyrjen AMERIKANE.
    -Rrezikun nr.1 Shqipëria e ka nga NON GRATA,i cili sa herë kolliten VERI-LINDORËT,ky bën thirrje për DRSTABILIZIM,MOS BINDJE CIVILE gjat 34 viteve në opizitë dhe kur është në PUSHTET-VRET.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vrasja e Martin Canit, Apeli urdhëron vlerësim të ri psikologjik për autorin e dyshuar
  • Rama mbledh grupin e PS, mungon Spiropali. Zbardhet kërkesa për deputetët
  • Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  • Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  • Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika

Komentet e Fundit

  1. demo on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  2. K R on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  3. nastradini on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. nastradini on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  5. K R on Mirësevini në “shtëpi”!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?